Me gjithė dėshirėn pėr tė thėnė se “detyrat e shtėpisė” pėr liberalizimin e vizave pėr Kosovėn do tė jenė tė njėjta me vendet e tjera tė Ballkanit Perėndimor, versioni fillestar i “Udhėrrėfyesit” tė vendit tonė ka nxjerrė nė shesh njė tė vėrtetė krejt tjetėr.

Njė analizė e bėrė nga qeveria e Kosovės e siguruar nga “Zėri” numėron jo pak dallime mes “udhėrrėfyesve” qė i kanė pasur vendet e rajonit dhe atij qė po diskutohet momentalisht mes Komisionit Evropian dhe vendeve anėtare tė BE-sė.

Qysh nė ballinėn e analizės qeveritare tė emėrtuar “Dallimet dhe risitė nė draftudhėrrėfyesin e 14 shkurtit 2012”, vlerėsohet se dallimet janė substanciale me udhėrrėfyesit e vendeve tė tjera, por edhe me atė qė e kanė hartuar vetė institucionet e Kosovės disa vjet mė parė.

“Pėr dallim nga udhėrrėfyesit pėr Liberalizimin e Vizave (ULV) tė shteteve tė tjera tė Ballkanit Perėndimor, drafti i 14 shkurtit ka dallime substanciale si nė qasje ashtu edhe nė pėrmbajtje, tė cilat do t’i elaborojmė mė poshtė”, ėshtė vlerėsimi i bėrė nga zyrtarėt qeveritarė qė e kanė analizuar draftdokumentin evropian.

Analiza shtatėfaqeshe e qeverisė ndėr tė tjera pėrmend edhe atė qė ėshtė nėnvizuar edhe nga “Zėri” nė raportin e sė enjtes, ėshtė blloku numėr tre qė flet pėr luftėn kundėr korrupsionit.

Draft “Udhėrrėfyesi” i Komisionit Evropian i kėrkon Kosovės tė hartojė njė mori ligjesh, ndėrsa ajo qė bie nė sy mė shumė ėshtė kėrkesa evropiane pėr hetimin e pasurisė sė pashpjegueshme dhe ndėrtimin e njė sistemi tė fuqishėm qė do tė merret me parandalimin dhe luftimin e krimit tė organizuar.

Ndėrkaq, analiza qeveritare e pranon se me kėrkesat e bėra nė kapitullin e “Rendit Publik dhe Sigurisė”, ku hyn edhe lufta kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit vėrehet qasje e re e cila nuk ka ekzistuar mė herėt. Nė faqen 4 tė analizės sė bėrė nga qeveria e Kosovės thuhet se “derisa vendeve tė rajonit u ėshtė kėrkuar vetėm ndėrtimi i strategjive pėr tė luftuar kėto dukuri, nė rastin e Kosovės (BE) e kanė ngritur rėndėsinė e kėtyre sfidave nė nivel tė legjislacionit”.

Me kėtė kėrkesė, duket sikur Bashkimi Evropian e ka humbur besimin se dukuritė e rėnda tė krimit tė organizuar dhe korrupsionit mund tė luftohen vetėm me strategji, ashtu siē e kanė bėrė vendet e rajonit.

Kosova do tė raportojė shumė shpesh

Nė fakt, Qeveria e Kosovės ka vėrejtur dallime substanciale qė nė hyrje tė draft “udhėrrėfyesit” tė liberalizimit tė vizave, duke vėnė theksin e veēantė te implementimi sa mė i duhur i procesit tė riatdhesimit dhe riintegrimit. Mirėpo ajo qė bėn dallim tė madh nė krahasim me vendet e tjera tė rajonit ėshtė te pjesa e monitorimit dhe raportimit, thuhet nė analizėn e qeverisė sė Kosovės.

“Monitorimi do tė jetė shumė mė i shpeshtė dhe mė rigoroz, ku pėrpos Komisionit Evropian do t’i raportohet edhe shteteve anėtare tė BE-sė gjithmonė duke u bazuar nė vlerėsimet e ekspertėve tė shteteve anėtare tė BE-sė”, thotė analiza e qeverisė sė Kosovės pėr versionin e parė tė “Udhėrrėfyesit” tė vizave.

Nė kėtė pjesė, zyrtarė tė qeverisė sė Kosovės jozyrtarisht thonė se njė atu e mirė pėr Kosovėn ėshtė prania e EULEX-it, e cila do tė ndihmojė jo pak nė kėtė drejtim. Dokumenti qeveritar qė e ka analizuar nė hollėsi atė evropian flet me shqetėsim edhe pėr atė qė “Zėri” dje e ka raportuar, telashet qė po i shkakton Franca dhe vendet e Beneluksit. Analiza qeveritare e Kosovės flet pėr njė “qasje tė dyfishtė” qė ėshtė propozuar nė veēanti nga Franca dhe vendet e Beneluksit, qasje kjo qė tashmė thuhet nė dokumentin e qeverisė, “vetėm ka filluar tė marrė formė”.

Nė pėrgjithėsi versionin e parė tė “listės sė detyrave” tė Komisionit Evropian pėr qeverinė e Kosovės “ėshtė shumė mė teknik dhe mė i detajuar, apo mė mirė tė themi derisa pėr shtetet e tjera kriteret kanė qenė mė tė pėrgjithėsuara, nė rastin e Kosovės janė zbėrthyer nė detaje mė tė vogla”.

Qeveria (nuk) shqetėsohet nga dallimet substanciale

Pavarėsisht dallimeve thelbėsore me kushtet qė KE duket se do i vendos pėr Kosovėn, qeveria kosovare vlerėson se kėto kushte nuk janė tė pamundshme pėr t’u realizuar.

Dokumenti qė e ka siguruar “Zėri” ka tetė rekomandime se ēfarė duhet bėrė pėr tė arritur patjetėr sukses, ndėrsa nė mesin e kėtyre rekomandimeve ėshtė edhe hartimi i planeve tė trajnimit pėr stafin relevant kundėr korrupsionit, si dhe zhvillimi i fushatave pėr vetėdijesim kundėr migrimit ilegal, si dhe informimin e qytetarėve rreth obligimeve qė dalin nga vizat.

Gazeta “Zėri” ka provuar qė tė marrė njė prononcim nga zyra e komisioneres evropiane pėr ēėshtje tė brendshme, Cecilia Malmstrom, e cila ėshtė pėrgjegjėse pėr dialogun e vizave, mirėpo kjo gjė ka qenė e pamundur. Zėdhėnėsi Michele Cercone ka qenė i zėnė, ndėrsa zyra pėr informim ka thėnė se Komisioni Evropian nuk pranon tė komentojė dokumentet qė kanė “rrjedhur” jozyrtarisht nėpėr medie.

Malmstrom ka qenė nė Kosovė mė 19 dhe 20 janar, ndėrsa gjatė vizitės e ka nisur zyrtarisht dialogun me Kosovėn pėr vizat, pa e pasur tė gatshėm “Udhėrrėfyesin” pėr vizat. Kjo do tė jetė e gatshme nė pranverė, ka thėnė atėkohė Malmstrom.

Burimi:

ZERI.info