Vajza e vetme e familjes gega u gjet e varur nė njė ēarēaf nė shtėpinė e saj nė periferi tė kryeqytetit. Policia: Nuk dihen motivet

I vėllai: U ndamė pak orė para vetėvrasjes dhe ishte e qetė. Mė pėrshėndeti me dorė dhe mė tha mirupafshim

Mbeten mister motivet qė e kanė shtyrė njė 21-vjeēare t'i japė fund jetės, duke u vetėvarur me ēarēaf nė shtėpinė e saj.Sajmira Gega 21-vjeēe ėshtė gjetur rreth orės 14:00 tė ditės sė djeshme e vetvarur nė banesėn e saj, qė ndodhet nė zonėn e quajtur "Frutkultur' nė Kamėz tė Tiranės. Trupi i pa jetė i vajzės u gjet nga babai i saj, i varur me ēarēaf nė trarėt e njėrės prej dhomave tė shtėpisė. Kryefamiljari ka dhėnė menjėherė alarmin, ndėrsa brenda pak minutash nė banesėn e tij mbėrriti policia. Efektivat e komisariatit tė policisė Nr.5, pohuan se kanė nisur hetimet pėr tė zbardhur shkaqet qė detyruan vajzėn t'i japė fund jetės dhe sipas tyre nuk ka asnjė dyshim qė kemi tė bėjmė me njė vetėvrasje. Familjarėt e viktimės tė kontaktuar nga gazeta, kanė bėrė tė ditur se nuk e dinin cilat ishin motivet e vetėvarjes dhe e njėjta gjė ėshtė pohuar edhe nga policia e cila tha se motivet e kėtij vetėflijimi ishin ende tė paqarta.

Ngjarja

Sajmira Gega ishte vajza e vetme e familjes. Ditėn e djeshme ajo ka pritur qė prindėrit dhe vėllai i saj tė shkojnė nė punė, pėr tė kryer veprimin fatal. Pasi lau tė gjitha rrobat e saj, 21-vjeēarja me njė ēarēaf tė pėrdredhur si litar e lidhi nė trarėt e tavanit tė dhomės, me tė cilin vari veten. "Sajmirėn e lashė tė qetė nė shtėpi. Ajo mė kėrkoi tė hanim drekė bashkė nė shtėpi, por unė isha vonė pėr nė punė dhe kėshtu u largova" tregoi pėr gazetėn "Shekulli" vėllai i 21-vjeēares, katėr vjet mė i madh se e vetėvarura. "Vetėm pak orė mė pas mė telefonojnė tė afėrmit dhe mė tregojnė se diēka nuk shkonte nė familjen time. U nisa menjėherė pasi fillimisht dyshova mos i kishte ndodhur gjė babait, por kur mbėrrita nė shtėpi mėsova se Sajmira ishte varur dhe kishte vdekur. Ende nuk mė besohet veprimi i saj dhe qė ajo ka vdekur" shtoi mė tej 25-vjeēari. E reja punonte nė njė firmė private qė prodhon trikotazhe. Por ditėn e djeshme ajo e kishte pushim, dhe ka qėndruar e vetme nė shtėpi. Familja Gega prej 11 vitesh kishin ardhur nga Puka, pėr tė jetuar nė periferi tė Tiranės. Katėr vjet mė parė ata nisėn tė ndėrtonin njė shtėpi nė zonėn "Frutikulturė" e cila ende nuk ėshtė pėrfunduar pėr shkak tė gjendjes jo tė mirė ekonomike.

Motivet

Tė shokuar, familjarėt nuk dinė tė thonė shkakun qė e detyroi vajzėn tė dėnojė veten me varje.

"Sajmira dukej e qetė, nuk kishte shfaqur shqetėsime. Ajo ishte tip i qetė dhe e urtė. Nuk e di se ēfarė e shtyu atė tė vriste veten" tregoi vėllai i Sajmira Gegas, duke mos gjetur ndonjė problem cili do tė justifikonte sadopak veprimin fatal tė saj. "Pak orė para se tė varej, ajo dukej shumė e qetė. Vėllaēko mirupafshim,ishin fjalėt e fundit qė dėgjova prej saj, pak orė para se tė vdiste" shtoi mė tej 25-vjeēari. Sajmira Gega ka mundur tė fshehė mirė problemin e saj i cili e ēoi nė vetvarje, duke mos i rėnė nė "sy" prindėrve dhe vėllait. Ndėrkohė qė deri nė orėt e mbrėmjes edhe policia nuk mundi tė zbardhte shkakun e kėtij vetėflijimi. Trupi i pa jetė i sė resė iu nėnshtruar ekspertizės mjeko-ligjore ndėrsa iu dorėzua familjarėve rreth orės 19:00. Nėn dritėn e qiririt, familjarėt e viktimės, me mundim dallonin njerėzit tė cilėt mbėrrinin pėr ngushėllim. Sot nė orėn 15:00 trupi i pajetė i 21-vjeēares do tė pėrcillet pėr nė banesėn e fundit.