Receta Gatimi

Taksistė shqiptarė nė Alaskėn e minus 40 gradė C


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Taksistė shqiptarė nė Alaskėn e minus 40 gradė C


    Taksisti shqiptar

    E rrallė:


    UASHINGTON – Megjithėse ėshtė njė qytet thuajse pa rrugė, mund tė konsiderohet si "kryeqyteti i taksistėve tė Amerikės". Bėhet fjalė pėr qytetin Bethel nė Alaskėn e largėt e tė ftohtė. Atje ka vetėm 16 km rrugė tė asfaltuar, por ama qarkullojnė plot 93 taksi! I bie: njė taksi pėr 63 banorė. Pjesa mė e madhe e rreth 5900 banorėve janė eskimezė. Pjesa mė e madhe e taksistėve janė shqiptarė dhe koreanojugorė. Secili flet gjuhėn e vet kėtu, ndaj emri mė i mirė pėr Bethelin do tė ishte Babel. Rrugėt e Bethel kanė emra si Tundra Ėay o Ėinter Trail. Rrugėt janė thuajse gjithmonė plot borė dhe tė rrethuar nga akulli.

    Taksistėt e parė shqiptarė mbėrritėn nė Bethel qė nė vitet '70, tė tėrhequr nga legjenda zonale qė nė Alaskė mund tė bėhesh i pasur. Vit pas viti kanė mbledhur miq e tė afėrm qė kanė emigruar po aty. Tani janė mbi njėqind. Mė shumė se gjysma janė taksistė. Habia mė e madhe ėshtė se si kanė arritur tė sjellin aty taksitė. Betheli ėshtė njė pėrmbledhje e 56 fshatrave tė vegjėl eskimezė qė gjithė jetėn janė marrė vetėm me peshkim, ndaj nuk ėshtė i lidhur me rrugė tokėsore me pjesėn tjetėr tė vendit. Ato 16 km tė asfaltuara nė fakt janė njė unazė qė taksistėt e pėrshkojnė pėrditė. Tarifat janė fikse: 5 dollarė pėr brenda qytetit, 7 dollarė deri nė aeroport. Nė vitet '90 mbėrritėn koreanėt. Plasi ajo qė njihet nė qytet si "lufta e taksistėve". Pėr pak vjet koreanėt pronėsuan 4 nga 5 kompanitė e taksive dhe 9 nga 12 lokalet e qytetit. "16 vjet mė parė ishin vetėm 2 taksistė koreanė, tani janė gjithandej, - thotė taksisti shqiptar Bilal Selmani, tė cilin e thėrrasin Linkoln pėr shkak tė mjekrės sė tij tė gjatė e tė zezė. Shqiptarėt janė mė pak rezistentė ndaj tė ftohtit dhe ndoshta kjo ka ndikuar qė tė lėshojnė terren. Nė Bethel temperature muns tė zbresė deri nė minus 40 gradė nėn zero. Pėr eksimezėt, ky ėshtė mot normal. Ata peshkojnė me varkat e tyre tė qutjtura "caribu" nė ujėrat engrira, pasi kanė shpuar vrima nė akull. Shqiptarėt kthehen nė shtėpitė e tyre nė pjesė tė tjera tė Amerikės, gjatė tre muajve mė tė ftohtė. Pėr ti shpėtuar tė paktėn pak kohė akullit dhe ngricės, peizazhit tė famshėm siberian. Taksistėt nė kėtė vend ku thuajse nuk ka makina, fitojnė jo keq. 200 dollarė nė ditė. Por tė jetosh nė Bethel, nuk ėshtė e lehtė. Gjithēka importohet nga larg, ndaj kushton. Mallrat mė tė kushtueshme janė mishi dhe pjesėt e kėmbimit pėr mjetet akullthyese. Bethel ėshtė atdheu i 'K300', njė prej garave mė tė famshme nė botė me slita tė tėrhequr nga qentė. Kjo ėshtė ngjarja vjetore mė e rėndėsishme e qytetit. Pjesėn tjetėr tė vitit eskimezėt e atjeshėm e kalojnė duke ėndėrruar tė shkojnė njė ditė nė Anchorage, njė qytet 540 km larg, qė njihet si "Parisi" i Alaskės. Ndėrsa ėndrra e taksistėve shqiptarė dhe koreanė ėshtė tė kthehen njė ditė nė shtėpi me ca dollarė mė shumė nė bankė.

    *Marrė nga agjensia italiane e lajmeve ANSA

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Taksistė shqiptarė nė Alaskėn e minus 40 gradė C

    vertet e rralle, hajde bir selman bir ku paske vajt

  3. #3
    i/e rregjistruar Maska e fjala
    Anėtarėsimi
    Oct 2007
    Postime
    1
    Reputacioni
    0

    Re: Taksistė shqiptarė nė Alaskėn e minus 40 gradė C

    hehehehe ne anchorage cdo i dyti shqiptar taksist.sa e quditshme si duket shqiptaret e preferojne shume kete pune. sigurisht qe po sepse jan ne pyetje parate mbi 300$ ne dit hehehe

    pun shume e poshter.(jo per te gjith)
    ju pershendes klb

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Me faqen Minus ngarkoni online mbi 10Gb
    Nga abdullah92 nė forum Software - Programe pėr Kompjuter
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-02-2012, 11:11 PM
  2. Gafa e BBC-sė: Moti minus 99 gradė Celsius
    Nga gjendar nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-12-2010, 10:07 AM
  3. Termometri drejt 40 grade Celsius
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-07-2009, 03:48 AM
  4. Rikthehet vera me te nxehtin 38 grade Celsius
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 03:49 PM
  5. I ftohti, sot minus 9 grade Celsius
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-12-2007, 07:47 PM