Figura e Skenderbeut ne krijimet e folklorit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Figura e Skenderbeut ne krijimet e folklorit

    Receta Gatimi

    Figura e Skenderbeut ne krijimet e folklorit


    Pa dyshim qe Gjergj Kastriot Skenderbeu eshte nje nga figurat kryesore te historise sone.

    Si figure e tille, ai ka frymezuar dhe eshte bere personazh kryesor i shume krijimeve folklorike si kenge, legjenda e mite te ndryshme.

    Shume autore shqiptare dhe te huaj e kane trajtuar figuren e Skenderbeut ne veprat e tyre, por persa i perket krijimeve folklorike te kohes se Skenderbeut, numri i tyre qe ka arritur deri ne ditet tona, fatkeqsisht eshte i paket. Kane mbetur vetem tre kenge dhe kenga e Gjorg Golemit, ku permendet emri i Skenderbeut.

    Megjithate, vete fakti se elemente te kengeve te vjetra rreth Skenderbeut gjenden ne folklorin arberesh te Italise, deshmon ekzistencen e tyre. Shkaku nuk eshte vetem koha e larget e krijimit te tyre, por perpjekjet gjate pushtimit te gjate otoman per ta fshire nga historia kete figure te shquar.

    Mungesen e kengeve e kane mbushur tregimet e shumta qe kane kaluar brez pas brezi, dhe flasin per kete periudhe te lavdishme te historise. Nderkohe, autor te ndryshem i kane perdorur keto krijime.

    Nje nder to, “Rapsodia di un poema albanese” e De Rades, s’ka dyshim se ajo eshte nje veper origjinale e tij, por nuk mund te themi se ajo eshte ndertuar vetem nga fantasia e autorit.

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Figura e Skenderbeut ne krijimet e folklorit

    Gruni i katundit Lufaj

    Kur erdhi Skenderbeu ne Lufaj, kish qene zi e madhe per bereqet. Populli e priti ke shpella Errt. Aty kishin vene nje magjyp duke ngrene grure, per t’i treguar Skenderbeut se kishin bollek, ishin te forte e nuk trembeshin prej papasjes se bereqetit.Skenderbeu u gezua nga fjala e Lufajve edhe e bekoi katundin: “U bafte perhere me bollek gruni ne kte katund!” Qe nga ajo dite, gruri behet det ne katundin Lufaj.

    Lufaj – fshat ne Selite
    Shpella Errt – Shpelle e madhe afer Lufaj


    Armet e Skenderbeut

    Skenderbeu shpaten prej floriri, frerin e kalit prej floriri e shalen e kalit prej floriri dhe rrobet prej floriri, krejt te gjitha, i ka lene ne Qafe te Buallit, ne nje shpelle, qe ngjitej lart-lart e me pas vazhdonte poshte-poshte, dhe perseri rruga ngjitej lart deri ne guven e fundit.
    Ku nuk mund te shkonte kush me i marr, se Skenderbeu ka bere betim, se ai ia ka bere amanet tokes.
    I tha Skenderbeu tokes: “T’i kam dhene amanet keto gjera, me ia dhane vecse fisit tim” Dhe nuk i mori dot kush tjeter....

  3. #3
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Figura e Skenderbeut ne krijimet e folklorit

    Megjithese kenga e Gjorg Golemit nuk eshte nje kenge qe i eshte kushtuar direkt figures se Skenderbeut, ajo i perket te njejtes periudhe dhe eshte nje nga kenget e pakta te kesaj kohe qe ka arritur deri ne ditet tona.
    Kenga e Gjorg Golemit qe degjohet ne Berzeshte te Elbasanit, ne Shpat e ne Polis, duket se eshte per te vjehrrin e Skenderbeut, Gjon Arianit Komnen Topine, qe ka vdekur ne 1470. Nje nga elementet qe vihet re ne kete kenge jane simbolet e krishterimit.

    Kjo tregon qe shqiptaret me Skenderbeun ne krye, jo vetem luftuan per te mbrojtur tokat amtare, por gjithashtu u bene nje pengese serioze kundra perandorise otomane, ne mbrojte te krishterimit te Europes Perendimore.
    Europa nuk duhet ta harroj kete kontribut te shqiptareve me ne krye Skenderbeun. Ndoshta pa luften dhe perpjekjet e shqiptareve, historia e Europes do te ishte sot ndryshe.


    Gjorg Golemi

    Ky sulltani qan me lot;
    Kam dhe njė Skėnder n’Sopot
    Nė mal – Plak, nė njė breg
    Gjorg Golemi thot jam mbret
    Nė mal plak e nė Sopot
    Gjorg Golemi kyezot
    Njizet vjet me ta lėftoj
    Asqerin ma turpėroj
    Kostivaras, mor evlatė
    Shko n’Sopot e flij nji natė
    Unė fleta dhjetė vjet
    Po Gjorg Golemi trim me flet
    Gjorg Golemi trim me flet
    N’Galigat shkon dy net
    N’Galigat, pėr Shė Mėri
    Do tė shkoj me gjith ushtri
    Zot, Maria* ka’ nji fjalė
    Mu te mani paska dalė;
    Ti o prin, mos hyp ne kalė
    Do vij Turku te na marrė!
    Ndal, o at, ku po shkon
    Do vij Turku na pushton
    N’moll te kuqe ai na ēon**
    Pash nje andėr kėtė natė
    Sopoti na mori flakė
    Ti o at, dėgjom kėt herė
    Se vjen Turku e na therrė!
    Gjel Ēelikun foshnjė tė ri
    Na e ēove n’Itali
    Un do shkoj pėr Shėn Mėri
    Zotit Krishtit nė gjunj do i rri
    Zuni bor e bie shi
    Gjorg Golemi sos n’Shė Mėri
    N’Galigat, pėr Shė Mėri
    Gjorg Golemi me gjith ushtri
    Zotit Krisht ne gjunj i rri
    Nė mėngjes sa zbardhi mali
    Mė kėrkoi cicė djali
    Mark Miloshi ne Liqe
    Luan shpatėn porsi dre
    Luan shpatėn si dragoi
    Edhe turqit i coptoi
    Shtiva syt ne Shkall Kurorė
    Po vjen asqeri si flogje borė
    Ti, o ***Bos, o kamė hollė
    Lshove Turkun n’Shkall Kurorė!
    Ti, o Bos, o sy pėrpjetė
    Tyja fara mos tė mbetė
    Shove Sopotin pėr jetė!
    Sopotare moj tė ngrata
    Rrokni thika, rrokni shpata!
    A do ikim tė shpėtojmė
    A do rrimė tė lėftojmė?
    Na do rrimė tė lėftojmė
    Gjorg Golemin s’e turpėrojmė!
    O pasha , o kordhė gjatė
    S’lėfton burri me gratė!
    O pasha qenke pa shpirtė
    S’lefton burri me femijtė!
    Zot, Mari, mjaft fole ma mos
    Se femit ndėr vreshta do t’i venos.

    Galigat – fshat ne Shpat te Elbasanit, disa ore larg Sopotit. Vend ku behej panairi “E premtja e Shen Merise”.

    *Maria – e bija ose e shoqja. E shoqja e Gjorg Golemit eshte – Maria Muzaka. Po ne kete kenge del e qarte qe eshte e bija.

    **- shprehja e perdorur ne ditet e sotme eshte “na con mbrapa diellit”

    Gjel Celiku – eshte i biri i Gjorg Golemit, te cilin i ati e ka derguar ne Itali

    Mark Miloshi – komandant i Gjorg Golemit

    Liqe – liqen ne mal te Sopotit

    ***Bos – nje nga rojet e Sopotit, tradhetoi dhe la te kaloj ushtrine tuke ne pabesi.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Babai krijon figura qesharake nga ushqimi
    Nga Erinaa nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-11-2012, 04:46 PM
  2. Internet: Si te siguroi krijimet e mia
    Nga argent nė forum Guida, Kėshilla dhe truke
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-08-2012, 09:21 PM
  3. Disa nga poezitė dhe krijimet e mia
    Nga Kinseb nė forum Krijimtaria juaj
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-04-2010, 12:30 PM
  4. Pasardhėsit e Skėnderbeut janė gjallė
    Nga kuklla nė forum Historia Shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-07-2008, 11:08 AM
  5. Figura te krijuara nga tymi
    Nga EMAUS nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-06-2008, 09:39 AM