Topi: Forcat tona tė Armatosura po operojnė qė tani si pjesė e Aleancės Atlantike

Ushtria shqiptare ka demonstruar dje nė bulevardin "Dėshmorėt e Kombit" arsenalin e saj luftarak dhe disiplinėn e saj, nė pėrkujtim tė 95-vjetorit tė krijimit tė armatės sė parė shqiptare pas shpalljes sė pavarėsisė nė vitin 1912. Tė pranishėm nė kėtė ceremoni ishin Presidenti i Republikės, njėkohėsisht Komandant i Pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura, Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, anėtarė tė kabinetit qeveritar dhe ushtarakė tė lartė tė FA-ve, pėrfaqėsues tė trupit diplomatik dhe atashe ushtarakė tė akredituar nė vend, ish-kryeministra e drejtues tė lartė tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe ushtrisė, pėrfaqėsues tė forcave politike etj. Ceremonia nisi me ekzekutimin e Himnit Kombėtar dhe, mė pas, me paraqitjen e forcės nga shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, gjenerallejtėnant Luan Hoxha, te Komandanti i Pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura, Presidenti Topi. Nė fjalėn e tij pėrshėndetėse, Presidenti Topi vlerėsoi pėrparimin e Forcave tė Armatosura, duke e cilėsuar atė tė dukshėm. "Po t‘u referohem vlerėsimeve tė aleatėve, Forcat e Armatosura tė Shqipėrisė e kanė fituar tashmė statusin e tė qenit anėtar tė Aleancės, duke u sjellė e operuar si pjesė e saj", theksoi Presidenti Topi. Nė paradė parakaluan tė gjitha njėsitė e Forcave tė Armatosura shqiptare, ku ēdo kuadrat pėrfaqėsonte njė strukturė tė caktuar, si dhe gjithė mjetet ushtarake, tė specifikuara sipas funksionit tė njėsive ushtarake. Pėr herė tė parė nė historinė e paradave tė Forcave tė Armatosura Shqiptare, parakaluan edhe ushtarakė tė vendeve partnere tė NATO-s. Nė kėtė paradė, parakaluan 29 kuadrate, me rreth 2500 pjesėmarrės, 50 mjete tė Komandės sė Mbėshtetjes, 28 mjete operacionale dhe 5 helikopterė tė Komandės sė Forcės sė Bashkuar. Pėrkrah trupave tė Forcave tona tė Armatosura ishin tė pranishėm nė paradė dhe pėrfaqėsues ushtarakė tė vendeve tė NATO-s dhe atyre tė A 3, tė cilėt parakaluan duke mbajtur flamujt e vendeve tė tyre. Kėshtu, parakaluan pėrfaqėsuesit e SHBA, aleatit mė strategjik tė Shqipėrisė, tė Francės, Turqisė, Greqisė, si dhe tė Kroacisė dhe Maqedonisė. Gjatė paradės u mbajtėn 26 flamuj kombėtarė tė vendeve anėtare tė NATO-s. Kuadrati i parė ishte ai i veteranėve, ku parakaluan 80 pjesėmarrės. Ndėrkohė, nė paradė parakaluan dhe mjete luftarake tė operacionit dhe mbėshtetėse. Kėshtu, parakaluan mjete luftarake tė Komandės sė Forcės sė Bashkuar, njė njėsi e motorizuar tė Brigadės sė Reagimit tė Shpejtė, mjete tė transportit tė Reagimit tė Shpejtė, por dhe mjete tė Regjimentit Komando, autoambulanca. Mjetet e blinduara, mjete me trupa tė mbėshtetjes nė shėrbime dhe logjistikės, mjete tė Policisė Ushtarake, mjete tė qendrave tė ndėrlidhjes, mjete tė transportit tė trupave nė operacione tė ndryshme, nė shėrbim tė komunitetit dhe nė stėrvitje, mjete tė transportit logjistik parakaluan mė pas para tribunės me tė pranishmit. Helikopterėt e Brigadės Ajrore, shqiponjat e ajrit, parakaluan mė tej nė paradė, duke ua lėnė vendin mjeteve speciale tė ushtrisė. Parada e parė e Forcave tė Armatosura ėshtė zhvilluar nė vitin 1927.


Aleatėt

Pėr herė tė parė nė historinė e paradave tė Forcave tė Armatosura shqiptare, parakaluan edhe ushtarakė tė vendeve partnere tė NATO-s. Nė kėtė paradė, parakaluan 29 kuadrate, me rreth 2500 pjesėmarrės, 50 mjete tė Komandės sė Mbėshtetjes, 28 mjete operacionale dhe 5 helikopterė tė Komandės sė Forcės sė Bashkuar