Receta Gatimi

Poezi nga autore te rinje Shqiptare!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 4 nga 5 FillimiFillimi 12345 I funditI fundit
Rezultatet nga 61 deri tek 80 prej 89
  1. #61
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Kullonte se brendshmi ate dite,
    si qielli i lodhur vjeshteror
    S’ja donte vjeshtes aspak stuhite
    S’ja donte gjethet shkelur per toke.

    Ne rruget e parkut perkudte mendimet...
    duke pritur ate ta gjente ne nje stol
    Ia dehnin shpirtin gjithmone trillimet,
    Derisa kuptonte se ish' bere vone

    Ēapiteshin dy kepuce neper park
    Duke kerkuar mes pemeve dike qe njihnin
    por dy kepuce te tjera bere me balte
    Sa here e ndjenin fillonin te iknin

    Kur e kuptoi se ai aty nuk ishte aspak
    Eci me shiun kuturu
    Ne rruge ēapiteshin kepuce me balte
    Edhe te sajat gjithashtu...

    (Helga Sulillari),,,,,

  2. #62
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Kjo dashuri kaq e vrullshme
    Kaq e brishtė
    Kaq e ndjeshme
    Kaq e dėshpėruar
    Kjo dashuri e bukur si dita
    Dhe e keqe si moti
    Kur moti ėshtė i keq
    Kjo dashuri kaq e vėrtetė
    Kjo dashuri kaq e bukur
    Kaq e lumtur
    Kaq e hareshme
    Dhe kaq mendjelehte
    Qe dridhet nga frika si nje fėmijė ne terr
    Dhe kaq e sigurtė nė vetvete
    Si nje burre i qete ne mes te natės
    Kjo dashuri qė fuste frikėn tė tjerėve
    Qe i bėnte tė flisnin
    Qė i bėnte tė zbeheshin
    Kjo dashuri e pėrgjuar
    Sepse ne e pėrgjojmė
    E ndjekur, e plagosur, e shkelur, e mbaruar, e mohuar, e harruar
    Sepse ne e kemi ndjekur, plagosur, mbaruar, mohuar, harruar
    Kjo dashuri e plotė
    Kaq e gjallė akoma
    Plot diell
    Ėshtė e jotja
    Ėshtė e imja
    Ajo qė ka qėnė
    Kjo gjė gjithmonė e re
    Dhe qė nuk ka ndryshuar
    Aq e vėrtete si njė bimė
    Aq drithėruese si njė zog
    Aq e ngrohtė, aq e gjallė si vera
    Ne mundeni qė tė dy
    Tė shkojmė e tė vijmė
    Ne mund tė harrojmė
    E pastaj tė biem nė gjumė.
    Tė zgjohemi tė vuajmė tė plakemi
    E tė biem serisht nė gjumė
    Te ėndėrrojmė pėr vdekjen
    Tė zgjohemi, tė buzėqeshim e tė qeshim
    E tė rinohemi
    Dashuria jone qėndron aty
    Kokėfortė si mushkė
    E gjallė si dėshira
    E pamėshirshme si kujtesa
    Budallaqe si pendesa
    E dhembshur si kujtimet
    E ftohtė si mermeri
    E bukur si dita
    E brishtė si femija
    Na vėshtron duke buzėqeshur
    Dhe na flet pa thėnė asgjė
    Dhe unė degjoj duke u dridhur
    Dhe thėrras
    Thėrras pėr ty
    Thėrras pėr mua
    Unė te lutem
    Pėr ty, pėr mua dhe pėr tė gjithė ata qe duhen
    Dhe qė janė dashur.
    Po, unė i thėrras
    Pėr ty, pėr mua dhe pėr tė gjithė tė tjerėt
    Qė unė nuk i njoh:
    -Qėndro aty
    Aty ku je
    Aty ku ti ishe dikur.
    Qėndro aty
    Mos lėviz
    Mos shko
    Ne qė u deshėm
    Ne tė kemi harruar
    Ti mos na harro
    Ne tė kemi veē ty nė ketė botė
    Mos na lėr tė bėhemi tė ftohtė
    Shumė mė tė largėt gjithmonė
    Kudo qė tė jesh
    Na jep njė shenjė jete
    Pas shumė kohėsh pranė njė korije
    Nė pyllin e kujtimeve
    Shfaqu papritmas
    Na zgjat dorėn
    Dhe na shpėto...................

  3. #63
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    .....Me duhet te shkoj buze detit,
    dhe si perhere, per te njemiljonten here,
    te mendoj syte e tu,aromen e zerit tend...

    Duhet te shkoj,
    ti flas per Ty dhe enderrat projektuar,
    ti flas edhe per ditelindjen qe po vjen,

    pregatitem te festoj,nese ti ...

    Duhet te shkoj ne parkun e aromave te mendimit,
    qe shtrihet, mbi Jonin ne vals me Adriatikun...

    ti kendoj mengjeseve dhe mbremjeve,
    edhe qiellit te paster qe eshte deshmimtar,
    i flirtimeve te diellit me token ,

    Portereti yt, retina e dites time...

    Nuk mund te hesht...
    me duhet ti flas objekteve dhe dites,
    shpirtit, dhe pemve,
    luleve dhe gureve...
    me duhet te falenderoj udhet e shkuara,
    dhe tu flas per udhetimin e se nesermes,
    qe perhere me eshte TI....

    buzeqeshja e pranveres ,do te lulezoj, lulet shumengjyreshe,

    Para se une te arratisem ne keshtjellen ku kam qene perhere
    eja ,me sill te shkuaren e neserme...
    frymen tende...!

    E premte dhe pak......

  4. #64
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Ajo nuk beri asgje per tu dukur e bukur...

    Kur mbushej gota e mbremjes,
    Hena i krehte mendimet tek u hidhte pak vezullim yjesh,
    kur ajo valsonte ne dhomen e saj te gjumit..!

    Para se te shkonte ne gjume,
    endrat ja lante me buzeqeshje , dhe drite burimi...

    Kur trokiste agimi, buzeqeshja dhe drita konkuronin hapsirat,

    Ajo s'beri kurre asgje, qe te dukej e bukur,
    vec cdo mengjes mbillte nje orkide ne telajon e dites,
    tek dielli zgjaste duart ti lante syte, duke pershendetur rilindjen

    Asgje sberi per tu dukur e bukur,
    Vec parakalonte ne pasarelen e jetes , mbi takat e bardha te kujdesit,
    vishte perhere ngjyrat e bardha tis trasparent-veprimi,
    truk, ishte kaltersia dhe vala e detit..
    valsi i buzeqeshjes ,fliste si rete e bardha qe mbushin qiellin...

    nuk beri asgje per tu dukur e bukur per te...

    Biblokteka e mendimit ishte enciklopedia tortiale,

    Ishte vetem nje cast , qe u pane...
    vjeshta e arte kurorzoj te nesermen...
    e cdo mbremje kur hena do te lahej ne liqen,
    e cdo dite kur dielli do te puthte detin...!

    Asgje nuk beri qe ai ta dashuronte,

    Sharmi vret...kete kuptoj ai sapo ktheu krahet ,
    por syte dhe zemren i la ne ate tryeze ku u pi uje Edeni...

    Ndaj e dashuroj, mbi dashurin, mbi cdo dhembje...
    ishte dashuri ,me shikim te pare, me shikim te fundit... te vetem...

    Denim Zotash...

    E dashuroj nepermjet urrejtjes, me pamundesise per ta pasur...verbuar qe cdo gje e bukur te kish emrin e saj...

  5. #65
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    ka dicka ne ty qe nuk arrij ta deshifroj i tha...
    cfare...?
    kur ti buzeqesh, une dua qe casti mos te mbaroj,
    kur ti skuqesh une shkrihem ne ty,
    kur ti hesht dhe flet kuptoj se eshte e njejta gjuhe....gjuhe qe se degjoj ne kete komb pa kombesi....

    po ka dicka ne mua qe se deshifron dot.... je TI....
    te perkthesh mua duhet te futesh ne lekuren time, ne syte e mi, te ecesh udhes time te prekesh dhe pa prekur , te ngjitesh ne qiell vetem nga aroma jote....

  6. #66
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Ai ; po te shkruaj nje leter ne qiell,
    sot isha ne kishe ,ndeza nje qiri,
    qe e nesermja te me zgjoj nga buzeqeshja jote...
    as vet nuk e dija , se cdo e neserme,
    do te merrte trajten e emrit tend,
    syve te tu...

    Ajo; me ty, shkruaj ditet e mia,
    me emrin tend qe zotat pagezuan...lindjen
    une eci udhes se diteve ,
    me frymen tende...
    si ne pasarelat e vjeshte-dimer...
    ky ngjyrat i zgjedh TI

    Mbremja zbriti ne stacion,
    dhe hena po mbush goten e nates...
    une kam ne dore, nje caj boronice,
    syte jane mbi tryezen e rremujosur ,
    nga letrat e shkruara te panisura...
    afrohem dritares ,te pershendetem ,
    me nje yll qe e kam pagezuar me emrin tend..
    hukat ne xham, dhe shkruaj ''te dua''...

    Kjo ndodhi pikerisht sot, vetem 1ore me pare...

    neser eshte dite vere,

    une kam lindur ne pranvere ,dhe pse adhuroj perskuqjen e vjeshtes...

  7. #67
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    ne paqe te plote....

    ...te qete ne te dy,
    ne paqe te plote,
    Ti nuk e ke aspak mendjen ke une,
    as te mungoj,
    as me kerkon,
    as henes mbremjeve si lutesh,
    as simfonin e valve s'degjon,
    as buzeqeshjen nuk e do me ,
    as zerin qe te con ne qiellin e shtate,
    jo ti nuk kujton as do asgje,
    ndaj edhe dita qe eshte dite te duket nate...

    te qete ne te dy,
    ne paqe te plote,
    Une nuk e kam aspak mendjen tek Ti,
    as me mungon ,
    as te kerkoj,
    as kur lind dielli nuk te mendoj,
    as doren kur shtrihet,
    as syte qe duken se psheretijne,
    as fjalen si simfoni valesh,
    jo asgje nuk kujtoj,
    as koken e kthyer pas,
    as heshtjen,
    drejtimin ne kahe te kundert...
    as fjalen qe su tha dot,
    jemi te qete te dy,
    jemi ne paqe te plote...

  8. #68
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Ti hesht ,
    aq heshtshem sa heshtjen vet tremb,
    une hesht,
    sa vet heshtja arrin me shemb...

    Je aq madheshtor,
    sa cdo madheshti para teje eshte grimce rere,
    jam aq e vogel dhe zvogelohem,
    brenda tendes arome-zemre...

    Ne cdo floke te arte,
    qe konkuron pellumbin,
    une hesht, para syve te tu,
    se cdo bukuri shemtohet perballe,
    cdo gje para teje kthehet flu...

    Cmendem nga heshtja qe duhet te hesht,
    i jepem endres ne heshtje me imagjinate,
    ti buzeqesh ne ikje , qe squhet ikje,
    dhe heshtja ,heshtjen le te pafjale...

  9. #69
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Mekatojm ne te dy,
    mekatojme edhe pse ndihemi te pafaj....
    Ti mekaton tek me mendon,
    kur kerkon me henen buzeqeshjen e cdo nate te ndash...
    Mekatoj edhe une, me mendim,
    ndersa mbeshtillem nga aroma jote,
    ec udhes pa drejtim.
    Ti , me jane gjithe drejtimet e kesaj port-bote....
    Mekatojme ne te dy...mekatojme,
    edhe pse km mund te na ndajne,
    edhe pse ecim hekurudha te ndryshme,
    fluturojme ne te njejtin qiell-oqean...
    Mekatojme ne te dy,
    edhe pse asnje fjale e pathene,
    parfumon si univers,
    Une hesht udhes,me ty,pa ty,
    Ti udheton ne skenarin pa skene...

  10. #70
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Kur dua te shkruaj per Ty....
    frymarja me ndal dhe shpeshtohet,
    e zemra gati sa nuk del mbi scrivani,
    buzeqeshja nga loti thahet,duart nuk kane aspak liri...
    Burgosem ne mallin e syve te tu,
    ne buzeqeshjen tende te pafaj,
    vetmallkohem per kete largesi,
    urrej detin qe na ndan...
    Kur dua te shkruaj per ty,
    dhe ti nuk je ,dhe pse je me mua cdo cast,
    le lotin te lire,hap krahet te perqafoj ne largesi,
    sa keq ,lotoj sa dhemb ky mall....
    Kur dua te shkruaj per ty,
    dhe Ti nuk je dhe pse je ne cdo mendim,
    vetgjykohem,vetdorzohem,
    edhe pse te dhash'' Lirine''.....liri fjala bie...sepse tashme perhere e ke patur....

  11. #71
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Ne agimet qe zbrisnin, perhere te kerkoja...

    dhe kur dielli token e pushtonte…
    te kerkoja ne tendin ze,
    ne rrjedhen e gjakut e zemres tik -tak,
    sapo te ndjeja , erresira te largonte ...

    e une mbetesha ne timin varg...

    Te kerkova perhere ne netet pa mbarim,
    ne ditet qe zgjasnin aq pak…
    te sillja prane vetes tek te enderroja,
    ti ikje me te shpejt ,si tingull i harpt...

    Po une?!! Une mbesa serisht me timin varg
    .

    Ne heshtjen e neteve, qe vrisnin akullnaje,
    te kerkova dhe ndjeva ne cdo kostelacion,
    kur yjet vallezonin dhe hena pergjonte…
    qaja ne heshtje,e nata s'mbaronte...

    Te kerkova kudo,
    kurdo te enderrova…
    heshtja me shtrengonte qe… te mund te ndjeja ngrohte..,
    antarktida e erresires, shponte si stalakmid…
    kur zgjohesha nga endrra ,serish ndjeja ftohte...

    Te kerkova…
    kerkoj…
    nuk di sa,
    nuk di si…
    ne netet qe s’mbarojne ,dhe ditet e thata,
    minutat jane plumb ne gjak…
    oret dhe ditet behen shtrengata...

    heshtja e endres akullezuar....sa te trishta une dhe nata…
    Ajo me perkund neper djep me endrra…e une krah hapur ne prekje te arta…
    Heshtja me prek buzet…
    Heshtja me lotin bashkohen…
    Te duash te pa prekshem…
    Te duash te pa njohuren…
    Sa here me ndodhe te kerkoj nje pse?
    Ate qe kurr se mora…ate qe kurr se the’
    Dije se gjithcka kam kuptuar…pergjumesh s’kam qene une…
    Mirpo perpara ndjenjes…arsyeja s’me eshte kurr…

  12. #72
    Mr. Lirenti Administrator Maska e Lirenti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    root
    Postime
    444
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    10
    Shumė e bukur kjo e Rozeta Kreste!

  13. #73
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    ...Le tė qendrojme larg,
    midis nesh le te jet oqean,
    Le te mos mendojme gjate,
    mendimet ti groposim,
    Le te mos shohin syte ,
    as zeri mos te degjohet,
    do vij casti kur edhe e djeshmja me te nesermen do te njehsohet...

    Sepse do te vij casti, ndoshta do te vij,
    kur perballe njeri-tjetrit syte do te jen,
    se buzet do mund te evitojne te flasin,
    se heshtja do shoh llogjiken kur flen....

    Do jet ai cast,
    kur lekura do te vesh kemishen e mornices,
    kur syte nuk do vetburgosen dot,
    kur buzet do flasin me puthjen e prikes,
    kur udhet nuk do bashkohen ashtu kot...

    Le te qendrojme larg,
    midis nesh le te jete nje det,
    le te mos mendojme ,
    te djeshmen le ta groposim,
    le te mos degjohemi,
    le te mos fjalosim,
    do te vij casti, kur uji do jet duke fjetur,
    mbi det valsi mendimit do udheheq,
    atehere do kthehet koka pas...

    per kohen do thuhet ;sa keq...

    sa keq, sa mungese per dreq.....

    - - - Updated - - -

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Lirenti Lexo postimin
    Shumė e bukur kjo e Rozeta Kreste!
    Po eshte shume e bukur...vetem se une nuk e dija qe ishte e shkruajtur prej saj!!!...mendoja se shkruhej nga Fejzaj Linda......gjithsesi,cilido qoft autori/ja poezit jane te bukura!!!...

  14. #74
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    ne jemi te dy kokefort,
    te dy xheloz qe ne lindje,
    dhe jemi miq, dhe armiq,
    jemi dhe sduam as drite ,as hije...

    ne te dy kokefort jemi,
    dhe letren ne qiell shkruar ,firmosim,
    per dreq armiq edhe miq,
    hijet , driten na burgosin...

    ne jemi miq,
    dhe armiq njikohesisht
    si miq digjemi ne turen e drunjt,
    si armiq piqemi pafajsisht....

  15. #75
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    ...Me pelqen kur hesht se me duket sikur s'je,
    prej se largu me degjon po zeri im s'te prek atje,
    e ngjan sikur syte te jane diku merguar,
    dhe nje puthje fytin sikur ta ka bllokuar.

    Sikurse t'gjitha gjerat jane dėng me shpirtin tim,
    del mbi gjitha gjerat, plot-perplot me ngazellim,
    O fluturze-enderrimtare, fort i perngjet o shpirtit tim,
    me ler te t'pyes: i ngjet fjales melankoli apo trishtim?

    Me pelqen kur hesht e qendron si ne distance,
    dhe duke psheretitur rrin, o fluturze-ninulleze.
    E prej se largu me degjon, zeri im nuk te arrin:
    lerme-lerme qe te hesht, jepme falme qetesine.

    Me heshtjen tende gjithashtu, lerme te te flas shpenguar,
    heshtje e qarte si nje llambe, e qete si unaze e larezuar.
    Je si nata e heshtur me plot yje qe vihen rreshte,
    heshtja jote e yjezuar, kaq e larget kaq e thjeshte.

    Me pelqen kur hesht sepse me duket sikur s'je,
    si te ishe trup i vdekur mjaft e larget me plot dhembje,
    E pra vashe, nje fjale a nje buzeqeshje mjaftojne ketu,
    e behem une i ngazellyer, per dicka qe s'eshte keshtu. ....

  16. #76
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Po u pame!?...

    Ndonjehere dhe po u pame,
    As shendet nuk do te themi,
    Por mes turmes, sic u ndame,
    Ndoshta lot ne sy do t'kemi.

    Dhe po e thirra tendin emer,
    Do t'ma hedhesh fshehte veshtrimin.
    Do t'bej "tak" e jotja zemer,
    Ndoshta enderron dhe kthimin.

    Ja, qelloi, ne trotuar...
    Ndala frymen dhe te prita
    Dhe pa folur, pa u qare,
    Ndoshta syte i thane te gjitha.

    E po m'pyete, si po shkoj...
    Do te t'them, s'di te genjej
    Do t'mundohem te t'harroj,
    Vec harresen s'mund ta blej.

  17. #77
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Unė mendoj ...

    Pregatitem tė shtrihem ne diten time ,te mendoj pėr ty.
    i druhem perqafimit , dhe pse ndjej se je ketu.
    Fytyra jote vjen nė mendje,
    shoh sytė e tu kristal,
    kėta sy qė reflektojnė dritėn.
    driten e dites time...
    Mendojė buzėqeshjen, kėtė buzėqeshje qė josh mua.
    Ndjej prekjen e kėtyre duarve,
    qe me kthen mua ne lekure te diellit
    kėto gjeste e butėsi renqethese ...
    magjistare...
    Papritmas frymarrja me ndal
    shikoj se ēfarė kam humbur,
    nga casti qe te kam dhe ti nuk je ,
    Dhimbja torturon mua,
    dhimbja qė ecen mė ngadalė duke me kafshuar,
    frika qė ėshtė e fshehur ...
    Nuk kamė guximin pėr tė ndikuar ne qiell,
    qe te konkuroj atė qė kam ndjerė.
    Dua tė them tė dua.
    Per te tejkaluar kėtė lumturi.
    nuk dua te jem, me ty ne perjetsi,
    dua te jem perjetsia jote....

  18. #78
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    Leonard Seiti

    Ah, ta ndienim pak mė shumė
    K’tė dashuri qė moshė nuk ka…
    Sa pak nga ty, sa pak nga unė
    Mori kjo botė, kjo botė na dha…


    Sa pak i dhamė, e s’u ankua
    Njė jetė na dha, e s’na mjaftoi
    T’i thoshim qoft njėherė; Tė dua
    Si i’a thotė shelgu ndanė pėrroi…


    Ndoshta, fjalėt s’i gjetėm dot…
    Ndoshta s’gjetėm dot vetėveten!
    Lundrojmė ėndrrave, por mė kot,
    Vjen njė ditė dhe ėndrrat treten!


    Ndodh, e gjendemi tė thinjėruar
    Si nė fundvjeshtė, kur thinjet bari
    S’mjaftoi njė jetė pėr ta dashuruar,
    Pse duhet vallė tė mjaftoj varri!?

    - - - Updated - - -

    Letėr nga Askundi


    Mik’i vjetėr, tė solla ndėr mend,
    K’tė natė vjeshta mbi supe mė rri.
    Vajtim’i erės lugjeve mė tremb,
    I ngjaj zogut tė humbur nėn shi.


    Mė kish mbetur thellė nė zemėr,
    Nga kohė e shkuar qė s’kthehet mė,
    Njė nga ato kėngėt tona, pa emėr,
    Por s’mund ta kėndoj, nuk kam zė.


    Mė kish mbetur dhe pak klorofilė
    Thellė nė shpirt, si gjeth’ i parėnė.
    Ndaj mora penė e ndeza kandilė
    Tė shkruaj gjithēka s’tė kam thėnė...


    Poshtė mermerit, ku ti fle i qetė,
    Erė e vjeshtės dot gjumin s’ta prish.
    Streha ime ėshtė njė varkė nė det
    Deti vet’ ėshtė njė lodėr stuhish.


    Kohė tė tjera janė k’to, miku im!
    Dallėndyshe mė strehėve nuk ka,
    Dhe njė pendė q’e ruaja kujtim
    Bashkė me gjethet e vjeshtės mė la.


    E kam lėnė atje larg Shqipėrinė
    Si njė livadh tė gjelbėr nė hėnė.
    E braktisa dhe unė strehėn, ēatinė,
    S’di as vetė nė ē’ėndėrr kam rėnė.


    S’di nė do zgjohem mėngjesin tjetėr!
    Kohė tė kėqija janė kėto, vėlla.
    Nė u zgjofsha do tė kėndoj, patjetėr,
    Paēka se dhe zėri mė la!


    Sa shumė gjėra kam pėr tė thėnė...
    Nė mundsh, ti qesh edhe pėr mua!
    Ka kohė, buzėqeshja mė ka lėnė,
    Tani njė tjetėr kam marrė pėr grua.


    Kėshtu e paska, o mik, kjo jetė!
    Thonė se jam bėrė hija e fatit;
    Sot mė ka hedhur diku nė det,
    Dje i brodha pas gjatė Eufratit!


    Nuk di ku nesėr do mė zėr’ dielli...
    Nė pastė diell, duhet shpresuar!
    Lajme tė kėqija po vijnė nga qielli,
    Dikush -tė Madhin*- ka zemėruar.


    Mė ndje, nuk dua tė tė shqetėsoj!
    Ndaj ti mėrzitje hiē mos ndje,
    Deri sa zemra gjak t’mė pompoj
    Njė strehė shpirtit do mund t’i gjej.


    Le tė tėrbohet Plakushi* lart,
    Njėmijė rrebeshe tė hedhė mbi mua.
    Unė do mbyll sytė, dhe diell’i artė
    Do m’jetė varur mbi degė si ftua.


    Mė duket mik, kam humb dhe ferr’.
    Mė ka mbetur veē kjo pallto e vjetėr,
    Qė mė mbron sadopak kur nata ējerr
    Me thonj tė mprehtė, si asgjė tjetėr.


    Tė mėrzita mik, nė njė natė si kjo!
    Ndoshta s’ia vlen tė lexosh Askushin.
    Pėrgjatė rrugės sime unė, domosdo,
    Do vazhdoj tė tallem me Plakushin*.


    Kėshtu, o mik, nė patsh dhe kohė
    E mund t’mė ndjekėsh gjer nė fund,
    Do tė flas pėr veten se, domosdo,
    Pėr tė tjerėt unė tė flas, nuk mund.


    Do tė flas pėr udhėn qė mė dha fati
    Dhe pėr k’tė xhaketėn time t’vjetėr.
    Po t’isha lindur pasanik, k’tij shtati
    Do t’i kisha veshur njė kostum tjetėr!


    Sa herė kam rėnė pėr tokė, jam vrarė,
    Po aq herė jam ngritur i stėrmunduar.
    Ēdo herė mė i fortė, mė i ri se mė parė,
    Me zemrėn-shkėmb, shpirt-rrebeluar.


    Por s’i jam qarė kujt, mik, as Zotit;
    Gjithēka kam mundur e kam bėrė vetė.
    Ē’t’i qahesh vallė kujt qė qysh motit
    S’ėshtė bėrė i gjallė, ka dymijė vjet!?


    Nė mes tė territ, mik, kur nata ējerr
    Dhe heshtja vdekjes mė shumė i ngjan,
    Unė hedh njė dorė nė shpirt dhe nxjerr
    Njė zjarr mjekėrosh-zjarr babaxhan.


    Njė zjarr qė tė ngroh jo veten time,
    Jo pėr t’arritur i gjallė mėngjesin tjetėr,
    Por njė zjarr ku tė djeg gjith’ jetėn time
    N’u dashtė pėr t’ngrohur k’tė botė t’vjetėr!


    Madje dhe shpirtin, mik, kurrė s’e kursej
    E prej dhimbjeve nuk e ruaj aspak,
    Me ca fat dhe unė njė ditė do tė gjej
    Pėr gjithēka njė ilaē, tė hidhur, farmak!


    Tė shkrova sot, mik, se ndjeva mall.
    Pėr kohėn tėnde, mė nis njė letėr,
    Mė thuaj, Tanjusha* ėshtė ende gjallė,
    Se ende po pret tek shtegu i vjetėr.


    Nė pritje tė letrės tėnde,
    Desha t’i them pak fjalė palltos sime,
    Qė mė mbron nga i ftohti pėrēdo mbrėmje
    Kur shndėrrohet nė akull kjo rruga ime.


    Pak fjalė me zemrėn desha t’i shkoqit
    Dhe me shpirtin, ku zjarrin e jetės ruaj,
    Por fytyrė e Zotit, si pėr ēudi, m’u fanit
    E me njėmijė heshtje mė dėnoi tė vuaj!


    Kjo isht’e gjitha i dashur miku im
    Po e mbyll mė nė fund, po hesht
    Dua ėngjėt tė dėgjojnė kur tė vijnė
    Pėshpėritjen e gjetheve nė vjeshtė


    Unė ėndrrat i humba pėrgjithmonė
    Dhe jeta s’mė josh mė si mė parė
    Zemra ime ka marrė ngjyrė limon
    Ndėrsa shpirti ka kohė m’ėsht‘ vrarė


    Hėna mė vėshtron me plot ndjenjė
    Por unė akull i ftohtė jam, acar
    S'ėsht' i ngrohtė mė gjaku ndėr dej
    Brėnda meje tė rindez tjetėr zjarr


    S'ka mbetur gjė tjetėr tė shkruaj,
    Nga jeta e njė poeti skandaloz
    Tashmė vdekja s'mė duket e huaj,
    Por dritare prostitutash ngjyrė rozė!


    Mbas xhamit ajo qėndron e mė pret,
    Buzėt akull t’mi puth gjer nė gjak,
    Ndoshta s’duhet tė mėrzitem vėrtetė,
    Njė tė puthur tė gjithė e kanė hak!


    © Leonard Seiti

  19. #79
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    ...Perse dua ?....

    Une jam ketu ,ne kendin me te rezervuar te odes sime,
    duke kerkuar ne kompjuterin e drites,
    mendja ime peshperit ne tastiere,
    ne improvizimin me te nenvleresuar nga gishtrinjt,
    Zemra ime flturon ,ndersa ky cip elektronik ,
    me fut ne udhetimin e dites,
    perse dua...?
    ndoshta per te pare dhe te ndjehem ne te,
    ndoshta pa pare me zoteron...
    ndoshta e imagjinoj te qeshur,
    a te heshtur ne vallzim...
    e imagjinoj ?
    ndoshta...
    ndoshta ke qene dhe do vazhdoj te jet,
    dhe endra te luaj me mua,
    me terheq drejt vehtes,prova e nje deshire sunduese,
    ''vrastare'' qe pershtatet rehatshem brenda meje...
    nje deshire e marr duke ndertuar shtepize a keshtjell me germa...
    shtepize qe ka fytyren time...

  20. #80
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    sikur te ishte aq e lehte ikja,
    e udhet te mos dukeshin erresire,
    pertypja e dite-nates pa buzeqeshje,
    thyerja e oreve pa tendin frymim....

    sikur te ishte aq e lehte,
    aq te lehte ta kisha sa ti,
    te vrapoja pa kthyer koken pas,
    te ndjeja ,sekondat, minutat ,oret,
    ti fluturoja pa njohur mase...

    sikur te ishte aq e lehte ikja,
    e kjo largesi ku detin na ndan,
    te ishte autostrade harrese,
    mbi kutine e penelopes,
    te kycja gjithe cfare u thane,
    te harroja cdo lloj pendese....

    sikur te ishte aq e lehte ikja,
    ta kisha se paku aq te lehte sa ti,
    te pikturoja ditet pa silueten tende,
    dhe endrat ti urdheroja,
    te akullta pa ndjesi...

    sikur te ishte aq e lehte ikja,
    sikur ta kisha aq te lehte sa ti,
    te mos mendohesha per buzeqeshje,
    ankthi i mungeses tende mos te me vriste kaq gjate,
    labirinthi i xhelozise mos te nenqeshte,
    e mallin ta thermoja ,mos ta beja varg...

    ah sikur te ishte e lehte ikja,
    ose se paku ta kisha te lehte sa ti,
    do te harroja te djeshmen e ikur,
    .................................................. ..

    e perseri ....
    neser kur te zgjohesha te thoja;
    te dua me shume perseri e perseri....

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Poezi nga autore te ndryshem
    Nga Erinaa nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-04-2013, 03:26 PM
  2. HP Prezanton Desktope te rinje All-in-One
    Nga vaaldr1n nė forum Hardware, Gadget, Elektronikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-09-2012, 05:15 PM
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2010, 09:01 PM
  4. Motorola # celulare te rinje
    Nga eugjeni nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 06:59 PM
  5. ELANKO POEZI - Poezi nga Elda Kokoneshi
    Nga EMAUS nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 04-06-2009, 10:33 PM