Receta Gatimi

Poezi nga autore te rinje Shqiptare!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 5 12345 I funditI fundit
Rezultatet nga 1 deri tek 20 prej 89
  1. #1
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21

    Poezi nga autore te rinje Shqiptare!

    Tė eci vetėm dua…

    Asnjė kėpucė tė mos vijė pas meje
    I urrej britmat e kėpucėve
    Tė eci vetėm dua
    Asnjė sy tė mos mė ndjekė
    Shikimi i tyre do mė bėnte tė
    heshtur
    Tė eci vetėm dua…
    Asnjė zė tė mos mė flaės
    Fjala e tij…
    Do tė mė prishte kalanė
    e mendimeve
    Tė eci vetėm dua…
    Ndoshta se dashuria, e bėri
    tė sajėn
    Dashuroj shumė gjėra
    Pemėt, rrugėt, fjalėt
    e zogjve
    Te eci vetėm dua...
    Lermėni t’i dashuroj...
    Lermėni...


    Anila Toni

  2. #2
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Rrugėve tė qytetit tim

    Rrugėve tė qytetit tim,
    eci rrugėve duke mendu,
    dikur kėto rrug ishin
    plot shpres pėr mua..!

    E tash ,tash vetėm shikoj,
    e vetmuar,mendoj se qfar
    ndodhi,nje ditė ti kalove
    kesaj rruge,kėtu pran kalas,
    dhe nė zemėren time solle
    plot plag!

    Pse erdhe?Nuk tė kėrkova?
    Atė koh nuk te doja!
    Vetėm tė simpatizova!
    Pse erdhe qė tė mė lėndosh,
    pse kurr e dije se pran
    s\'mund tė mė kesh,
    as me mua s\'mund tė jesh!

    Pse nuk erdhe mė?
    Kur unė tė doja
    aq shummmmmmmm?
    Pseeee nuk mė le tė qet?
    Nė ėndėrr berdhim rrugeve
    si dy engjuje tė kėsaj toke.

    Nė realitet,mė mungon,
    ky qytet mė duket i shkret...
    Pa tyyy?Njė herė erdhe dhe i fale
    gezim,njė herė erdhe dhe
    kuptova qfarė ėshtė tė ndiejshe
    dashuriii,pse mė lėndove...

    Pse mė le tė vetmuar??
    Jo kėtė se kam merituare?
    Mė le engulle tė lėnduar,
    engjulle pa shpres,nė kėtė qytet,...
    Mė humbi gėzimi,nė sy mė solle
    vetėm vuajtje e plag qė kjo jetė
    gjdo ditė me vete po i bart...!

    Pseeee!Pres pergjigjje!
    Kjo pritje,mė vrettttt!
    _________________________________________

    O sa e vogėl ėshtė kjo bot!
    Tė fut nė grushtin e saj,
    e ti atė nuk e vren..!
    Luan me ty e ti atė
    nuk e sheh...
    Po qesh me fatkeqsin tėnde
    e ti po heshtė!..?

    Duke menduar se bota ishte
    e madhe s\'mund tė gjej...!
    Ajo tani tė futi nė lojėn
    e saj tė bukur..!
    Lufto nė kėtė bot...
    Bota nuk e do shum drejtėsin,
    mos heshtė se do tė lendoi
    thellė nė shpirt...!

    Ajo do padrejtėsin ,mban me
    vete shum qka,?
    Ėshtč rčnuar nga njerėzit
    qč nuk e dojn drejtesin,
    nga njerėzit e pashpirt...!

    Bota heshtė kur duhet tė flas,
    Ju jeni bota..!Ju andaj mos
    heshtni por zėrin lartė ngriteni,
    mundni padrejtėsit,largoni mizorin!
    Ktheni lumturin nė cdo zemėr
    tė ketė dashur...
    luftoni padrejtėsin...


    GENTIJANA MIKUSHNICA

  3. #3
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Je ti engjull maskuar nė djall


    Zemrėn time gjithnjė
    E mbulonje me dashuri
    asaj i falje shumė lumturi
    Lumturinė,qė e dhe ti..

    Mė thoje “Te dua”
    Mė thoje “engjull”
    Mė thoje zemer e shpirt
    Por,cfarė mė shėrbyen kėto mua?

    Sot ti veshur nėn maskė
    Tė dyftyrėsisė sate,
    fshihesh akoma

    U, lėndova njėherė ,Po
    Kur kuptova,qė ishe ti,
    E kishe ti atė maskė
    Maskėn e engjullit

    Tė shikoj dhe ndiej
    Keqardhje pėr ty…
    Sa herė tė shoh shpresoj
    qė ti e ke kuptuar qė unė e di
    Se sa mė do e sa mė doje..

    Je ti engjull maskuar nė djall
    qė vret me kthetrat e tua shpirta tė pafajshėm.


    GRESA PIRANA

  4. #4
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Njė herė...

    Mėngjesi zbardhi,dhe me sy hapur mė gjeti,
    nuk fjeta me netė duke menduar pėr atė qė pa u ngopur fjeti!
    E mallkova hėnėn dhe yjet i qėllova,
    retė e zhurmėshme shpejt i lajmėrova,
    dhe vetimė sinjali im
    qaj pa pushim
    dhe me lotėt e mi,
    pėrmbysi cdo gjė i bekuari shi!
    Nuk mė ndali dhe nuk do mė ndal
    asgjė!Un dua ti\'a dal!
    Pėr tė..jo nuk dua tė mendoj mė!
    Me ngjyrė e zezė simbolin e krenaris
    tė luftoj pėr hir tė dashuris
    qė dikur e ndjeva shumė..
    si sot edhe ato netė nuk flija gjumė.
    Do tė shlyej nga kapitulli mė fantastik
    fajin e kam unė,por sdua tė tė kem armik!
    Vetėm njė herė nė jetėn tėnde dėgjoje rrėfimin tim,
    pastaj mund ti mbyllėsh veshėt e tė shkosh nė rrugėn e pa kuptim!


    Rina Berisha

  5. #5
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Ishim dhe do jemi
    Isha ishe dhe ato do te jenė,
    dhe ata qe ne besė na prenė,
    se ti njė herė u duke dhe u zhduke,
    se me urreje, do te urreja,
    se po te me gėnjeje do te gėnjeja.
    Ata po na ndanin e shanin,
    dhe qeshnin me grindjet tona,
    se kur mė sheh nuk tė shoh,
    se nuk me njeh nuk tė njoh,
    dhe gjithmonė te acaruar,
    tė pamėshirė e te egėrsuar.
    Sot un jam, ti je dhe ata janė,
    njė luftė mes nesh ata panė,
    ishim ne teatėr apo realitet,
    ne fron mbretėresha qe lufton me mbret!
    Unė do jem dhe ti do jesh,
    ata ishin, sigurisht qe ishin,
    jetėt tona ne dorė i kishin!
    Pse i lejuam ma thuaj, pse nuk i ndaluam?
    sot mė urren nesėr do me urresh gjithashtu,
    unė tė urrej dhe nesėr asgjė s’ka pėr tė ndryshua..
    Jemi dhe do te jemi,
    kudo qe te vemi,
    ata qe i lejuam tė tjerėt tė luajnė me ne,
    ma thua ti pse??
    Un do pėrgjigjen kur do ngritėm nga dheu,
    ne te cilėn mė varrosėn,
    gjitha ndjenjat mi shfarosėn,
    dhe kthim prapa nuk do ketė,
    ishim shumė te hareshėm plot jetė,
    na imponuan dhe kur u takuam
    shikoheshim me egėrsi,
    faji nuk mbeti jetim
    isha UN dhe ishe TI!
    Nuk i kthejmė do prapa akrepat,
    e as kalendarit, fletėt nuk ja kthejmė DOT
    as gabimet qe i bėmė,
    nuk lahen as me GJAK e as me Lot!

    Rina Berisha

  6. #6
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    ĖSHTĖ KJO ERRĖSIRĖ E DYFISHTĖ

    Aty ku syrit dhe shpirtit i mungon drita,aty nuk shqiptohet dot as fjala,nuk ėshtė e lirė as frymėmarrja.
    Ėshtė mesnatė,e qenjet pushojnė tė qeta,por pėr ēudi tinguj zerash mė trishtojnė mbrenda nė shpirt.
    Por prap gjithėēka ėshtė e qetė dhe dhe pėr njė moment mė duket sikur po jetoj nė njė qetėsi apsolute.
    Kam pershtypjen se gjithė bota ka ra nė gjumė dhe unė jam qenja e vetme qė po e sodis atė.
    Dhe si “qenje e vetme” per momentin edhe mendimin e kam mė tė lirė dhe gati tė pakufizueshem.
    Por ja qė pikerisht tani kur kam ketė perparsi,mendimi im ngurtesohet,duke mos ditur ta zgjedh objektin e studimit.Dhe nė fund vetem njė gjė ėshtė mase e vertet:se gjithė atė qė e studion njė kohė tė gjatė,nė ēast e mbulon mjegulla e pasigurisė.
    Prandaj kjo ėshtė ėrresirė e dyfisht,syrit dhe shpirtit i shtohet etja pėr njė shkendijė ndriqimi.
    Ėshtė e pamundur tė behėt sė paku njė hap para gjersa tė rrethon erresira e pafund,gjithėēka ėshtė e pakapshme.
    Ku ta di pėr tė saten herė me duhet ta ndrroj kendveshtrimin dhe qendrimin e botėkuptimit tim.


    AFĖRDITA XANI

  7. #7
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    DHĖMBJA IME…VETĖM UNĖ TĖ NJOH!

    Mal dhėmbjesh po rritesh ēdo ēastė,
    Oqeanė vuajtejsh nė shpirt fort m’ke vershu.
    Po tė kaperdijė mė heshtje e ofshamė t’theksuar
    Plotė mllef e urrejtje,pėr kėtė torturė jete qė jetoj.
    Tė njohė vetėm unė o etje e pashuar,
    O oqeanė fjalimi qė mbete pa u thenė,
    Atė qė ndjej, e di vetėm shpirti im
    njė botė tė terė helm brenda vehtės ai po mbanė,
    kjo qė ndjehet nuk thuhet dot mė fjalė,
    kam frikė sė njė ditė do pelcasė durimi,
    do tė perfundoj n’marrėzi e as Perendia s’do t’mė fal.
    Oh pse tė njoha pas kohe o lumturi e paarritur,
    qė mė vrull tė shpejt jetės kthesė m’i dhe
    nė udhekryqin e jetės mbeta rrugėmbyllur,
    sa mė afer tė ndjeja aq mė larg mė le.
    Lumturi e perjetshme m’u shfaqe mes vullkani,
    mes ujrave tė turbullta qė mbysin nė thellėsi,
    mes ėrrsirave tė tmerrshme dritė kush s’mė fali,
    ėshė ky denim qė mė percjell nė perjetėsi.
    Tė ruaj tė mbyllur vuajtje e mundimshme,
    Nuk dua askush tė tė zbulonė,
    Te ruaj mė kujdes dhėmbja ime e tmerrshme
    Ndoshta koha tė sheron .

    AFĖRDITA XANI

  8. #8
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    Saimir Murati - Harro…

    Harro.
    Mos i derdh me lotet, mbi kujtime.
    Harro.
    Te pakten aq sa ka harruar, zemra ime.
    Harro.
    Gjithshka qe dikur sebashku perjetuam.
    Harro.
    Zere sikur se, kurre ne jete nuk u takuam.
    Harro.
    Mos u bej robereshe e diteve qe s’kan kthim.
    Harro.
    Pasi edhe harresa e ka nje cmin, nje shperblim.

    © S. Murati… Prill – 2011

  9. #9
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    S. Murati - KUR U NISA PĖR KURBET !!!...

    Ishte natė Korriku qė s'harrohet pėrjetė,
    kur unė e vendosa tė ikja nė kurbetė!
    I rėndė qe ky vendim, pėr prindėrit e mi,
    si thikė mė ranė nė zemėr, lotėt e tyre nė sy!

    Nėna qante e nuk besonte,
    babai kėmbėngulte e nuk pranonte!
    Kur i'u dhashė lajmin e shkretė,
    qė unė po nisesha pėr nė kurbetė!

    Buza mė dridhej e zėri mė mbytej,
    shpirti nė pafundėsitė e hidhėrimit zhytej!
    Prindėrit e trishtuar, pa reshtur lotonin,
    dhe kurbetin e zi, pa pushim e mallkonin!

    Mos shko o bir nė kurbetė; mė thanė,
    se kjo rrugė e largėt, neve vaē na ndanė!
    Qėndro kėtu me ne, nuk duam pasuri,
    se pasuria jonė, o bir je vetėm ti!

    Tė kemi djalė tė vetėm, mė thanė me gjysėm zėri,
    ti pėr ne je drita e syve, pa ty na mbulon terri!
    Jeta jonė pa ty, s'do tė ketė aspak kuptim,
    ashtu sikurse nata, po tė mos kishte agim!

    Qėndro ketu me ne, mos na lėr o bir,
    se mungesa jote, pėr ne ėshtė e veshtirė!
    Po len nė shtėpi, dy prindėr tė mjerė,
    duke pritur tėrė ankth, trokitjen tėnde nė derė!

    Dielli ē'do ditė do tė lindė, por s'do tė na ngrohė aspak,
    se zemrat tona o bir, pėr ty do tė jenė nė merak!
    Largėsia dhe brenga jote, do tė na roberojnė,
    kur vajtimin e qyqes, nė pranverė do tė degjojmė!

    Do tė kalojnė ditėt, muajt edhe vitet,
    e malli pėr ty o bir, pa masė do tė rritet!
    Ti larg do tė jesh, atje nė tė ziun mėrgim,
    ndėrsa ne nė prag te derės, do tė tė presim me padurim!

    Mos ik pra o bir, pranoje lutjen tonė,
    se njė ditė do tė pendohesh, por do tė jetė shumė vonė!
    Koha vetėm ecen e pas nuk kthehet mė kurrė,
    po ikėn sot si fėmi e mbase kthehesh i bėrė burrė!

    Dhimbjen dhe lotėt e tyre, dot mė s'i durova,
    e me zėrin qė mė dridhej, prindėrve i'u premtova!
    Mė besoni i'u thashė, se nuk do tė qėndroj gjatė,
    dhe shumė shpejt tek ju, do tė kthehem prapė.

    Eh, o bir mė thanė; je ende shumė i ri,
    ikjen tė gjithė e dinė, por kthimin askush s'ė di!
    Ti paē jetė tė gjatė e qofsh mirė me shėndet,
    dhe mos harro se nė shtėpi, njė babė e nėnė tė pret!

    Zoti qoftė me ty, tė ectė rruga e mbarė,
    dhe ardhshė shėndoshė e mirė, nė shtėpi sa mė parė.
    Tė kesh kujdes o bir, ngado qė do tė shkosh,
    se nuk ėshtė e lehtė, nė tokė te huaj tė jetosh!

    Nga qielli ranė ca yje e mbi tokė u shuan,
    por lotėt e prindėrve, aspak nuk ndaluan!
    Kur mėngjesi agoi, ēantėn nė krahė hodha,
    me plot mall e dhimbje, tė dy i pėrqafova!

    I shtrėngova fort, nė kraharorin tim,
    dhe i'u kėrkova ndjesė, pėr kėtė gabim!
    Me duart e mia, i'ua fshiva lotėt nėpėr faqe,
    por zemrat e tyre, kurrsesi nuk gjetėn paqe!

    Kur pragun e derės kalova, u trondit ēatia,
    ikjen time po e vajtonte edhe vetė shtėpia!
    Zemra fort m'u drodh e loti nga sytė mė pikoi,
    me shpirtė mallkova jetėn qe kėtė fat mė dhuroi!

    Retė e zeza e tė dendura, nga qielli shiun e lėshuan,
    pikat e tė cilit, lotėve tė mi i'u bashkuan!
    I lagur nga shiu e lotėt, pėr nė kurbet u nisa,
    e nė zemėr mė vriste faji qė prindėrit braktisa!

    Kėshtu braktisa prindėrit, vendlindjen dhe shtėpinė,
    drejt rrugėve tė mėrgimit mora arratinė!
    Qė bėra gabim tė madh, kėtė e di shumė mirė,
    por mė detyroi halli, nuk e bėra me dėshirė!!!...

    © S. Murati… Korrik - 2006


  10. #10
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Arjol Lexo postimin
    Saimir Murati - Harro…

    Harro.
    Mos i derdh me lotet, mbi kujtime.
    Harro.
    Te pakten aq sa ka harruar, zemra ime.
    Harro.
    Gjithshka qe dikur sebashku perjetuam.
    Harro.
    Zere sikur se, kurre ne jete nuk u takuam.
    Harro.
    Mos u bej robereshe e diteve qe s’kan kthim.
    Harro.
    Pasi edhe harresa e ka nje cmin, nje shperblim.

    © S. Murati… Prill – 2011
    me pelqeu shuuuuuuuuuume kjo poezi!

  11. #11
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    Asaj...

    Asaj t'mi thoni qe vdiqa duke u perveluar nga malli.
    Me lote ne sy qe etjen e buzeve s'ma shuajten dot.
    Mes enderash e kujtimesh te shumta per se gjalli.
    Qe edhe atje ne varr, s'do mundem ti harroj dot.

    Asaj t'mi thoni qe lotet e syve m'u shteruan.
    Sebashku me ditet e kesaj jete, te marre.
    Por mallin qe per ty e pata, aspak nuk m'a shuan.
    Shpresoj qe tashme t'ma shuaj, dheu i zi mbi varr.

    Asaj t'mi thoni qe vdiqa duke e pritur gjer ne vdekje.
    Se edhe fjala e fundit qe peshperita, ishte i saji emer.
    Mos te mbaj zi per mua, sepse une andej do t'a pres.
    Ashtu sikurse edhe e prita derisa me ndaloi kjo zemer.

    © Saimiri ... Mars - 2011.

  12. #12
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    aforismi-sulle-donne-212x300.jpg

    S. Murati - LOTĖT!...

    Dy pika loti mė rrodhėn nga sytė,
    e mbi letrėn qė po shkruaja ranė!
    Thellė mė tronditėn nė shpirtė,
    e shpejtė nga letra u thanė!

    Mbi fjalėn ku qe shkruar '' Tė dua'',
    pikat e lotit tim ranė!
    U tretėn mbi bojėn e shkruar,
    ku njė shenjė tė vogėl lanė!

    Pra me bojė edhe me lotė,
    t'i shkruajta ty kėto fjalė!
    Nga kėtu larg ku s'tė shoh dot,
    e ku tė kujtoj me shumė mall!

    U bėnė kohė qė jam larguar,
    e nė zemėr vazhdoj tė tė mbajė!
    Ndoshta edhe ndjehesh e lėnduar,
    por tė lutem mė beso se unė s'kam faj!

    Kur letrėn t'i ta marrėsh,
    tė lutem lexoje nė vetmi!
    Ndėrsa lotėt qė do tė derdhėsh,
    mos tė t'i shohė njeri!...


    © S. Murati... Mars - 2004

  13. #13
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    S. Murati

    pakenaqur e ne vetmi,
    po me iken kjo jete e shkrete!
    Nena me pret me lot ne sy,
    qe te kthehem sa me shpejte!

    Buza me dridhet e s’flas dot,
    dhimbja ne shpirte me rendon!
    Ne syte e mi ka vetem lote,
    per nenen qe aq shume me mungon!

    U bene vite qe s’e shoh,
    nenen time aq te shtrenjte!
    Mungesa e saj shpirtin ma ftoh,
    ketu larg ne te ziun kurbet!

    Me mall e dhimbje e kujtoj,
    e ndjehem keq kur se kam prane!
    Mergimin e erret e mallkoj,
    qe larg nenes po me mbane!

    Mallkoj jeten dhe fatin tim,
    mallkoj diten kur jam larguar!
    Vajtoj e derdh lote pa pushim,
    per ditet qe larg nenes, jam duke jetuar !!!…

  14. #14
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Krenar Zeneli - Vija tek ty

    Vija tek ty prej rruges se larget,
    Me dy trasta mbushur
    Me mall vendlindje ;
    Me dashurine e babait,
    Qe shkelqente ne cepat e syve,
    Me lotet e njome te nenes,
    Mbeshtjelle ne kendin e nje shamije,
    Me merakun e vellezerve,
    Ne xhepin e brendeshem te xhaketes… !

    Dhe ti pyesje per gjithcka ;
    Per prinderit e per te afermit,
    Per te dashurit e te njohurit
    Dhe per te gjithe miqte ;

    Dhe hidheroheshe e merziteshe.
    Dhe besoje e dyshoje.
    Dhe kur gezoheshe shume,
    Te ngazellenin syte … !

    Dhe buzeqeshja jote e lehte,
    Rreshqiste tinzare,
    Prej fytyres tende te zbehte,
    Kalonte grillen prej hekuri,
    Qe na ndante e ne te fshehte,
    Mundohej t’i shpetonte
    Mbikqyrjes se gardianit,
    Qe tymoste, mbeshtetur ne nje cep… !

    Vija tek ty nga Vlora e larget,
    Ne burgun e larget, vija tek ty… !!

  15. #15
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Ximi Haka - Syte e vajzave

    Pasqyra ku thyen,ylberet e dashurive
    Burime qe ushqejne,lumenjte e poezive
    Kristal i pafajshem,qe ne e thyejme shpesh
    Perla te cmuara fantazish,qe kurre s’mund ti blesh
    Det i trazuar pasionesh,ku mbytet notari me i mire
    Me te bukurat skllave,qe s’lidhen me zinxhire
    Lendina te qeta endrrash,ku prehet shpirt i trazuar
    Zjarri i fshehte i tyre.nje proverb i pashkruar

  16. #16
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Mimoza Ahmeti

    Eshte cudi kur je femer

    Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
    shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
    Dot nuk duroj,
    ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
    kundrejt njeri-tjetrit.
    Kangur me foshnjen ne xhep
    duket figura ime se largu
    ketu ne bregdet.
    Me vjen per te qare.Jam bere barre.
    Me siguri molusqet e buta tani
    levizin kapaket e forte brenda ujit
    dhe kandilet e kuq
    kushedi c'udhetim te mahnitshem
    kane marre
    Eshte cudi kur je femer...
    E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
    e shkaterron!
    Kur si perbindesh shkriferon germadhat
    e mohimit...
    Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
    me syte e medhenj plot hije
    pret nje vazhdim, nje lindje femije
    buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
    ngaqe se si eshte, eshte me barre.
    Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
    hapin kapaket e forte brenda ujit
    dhe kandilet e kuq
    kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...

  17. #17
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Leom


    NUK E KAM NJE FOLE


    Nuk e kam nje fole sonte
    Te strukem e gjume te fle
    Ti, te me zgjosh, bukuroshe
    Enderren, zgjenderr, te ma besh



    A te gjej ne zemren tende, shpresen
    folene qe e humba
    Ie flas me endrren tende
    E ta fal besen


    Do ta shohesh, do te jem me i mire neser
    Kam si te dal para dites
    Me folene qe kam gjetur
    Zog qe, gjith nates ka fjetur


    Porse sante, ku ta gjej nje foIe
    te ngrohte e te mire
    Ii jashte, ne kete ngrice, me Ie
    Paske qene, sa e pameshire


    Kam, dy sy, si te qiellit
    Yje, qe humbur m'kane, n'pagjetje

  18. #18
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Petro Marko

    Dhe ikim ikim ikim

    Mbase ikim ikim ikim
    Nga dhomat e mbushura ofshamė
    Dhe dalim shesheve
    Po sheshet janė tė lara nė gjak

    Ndodh largohemi nga rrugėt
    Qė klithin nė fytyra fėmijėsh
    Dhe i mbyllim sytė
    Kur Mezia i ngul ushtėn
    Demit tonė tė Zi
    Nė Mozomazinė e pėrhumbur
    Dheu na rrėshqet nėn kėmbė

  19. #19
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    MIMOZA EREBARA

    VETĖM TI



    Gjithnjė e mė tepėr

    brenda meje tė ndiej

    tė ndiej

    se si nė orėt e vona tė natės

    mė pushton pak nga pak.

    Dhe pastaj sundues

    mė bėn tė papeshė

    dhe gjymtyrėt m'i dyzon.

    I ajėrt,

    porsi ai, pushton hapėsirėn

    e mureve ku fle unė

    Dhe unė ndiej

    me ēdo qelizė,

    nė ėndėrr dhe nė zhgjėndėrr

    se tė kam.

  20. #20
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Rozeta Kreste


    E Prap do te te dua


    Kur vite tė kesh hedhur pas
    Krejt tė mė kesh harruar

    Kur tė zgjohesh nė mėngjes

    Nėpėr tė tjera duar

    Nė heshtje dhembjen do gėlltas

    E prap do tė tė dua.



    Dhe kur tė mbetesh filikat

    Braktisur pabesishtė

    Vetėm njė klithmė tė vi pas

    Plagėn e hapur do ta fsheh

    Thellė gjoksit tė helmuar

    Dhe buzėn do tė vė nė gaz

    E pra do tė tė dua.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 5 12345 I funditI fundit

Tema tė ngjashme

  1. Poezi nga autore te ndryshem
    Nga Erinaa nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-04-2013, 03:26 PM
  2. HP Prezanton Desktope te rinje All-in-One
    Nga vaaldr1n nė forum Hardware, Gadget, Elektronikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-09-2012, 05:15 PM
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2010, 09:01 PM
  4. Motorola # celulare te rinje
    Nga eugjeni nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 06:59 PM
  5. ELANKO POEZI - Poezi nga Elda Kokoneshi
    Nga EMAUS nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 04-06-2009, 10:33 PM