Receta Gatimi

Ja cfare duhet te dini per planetin TOKE !!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24

    Bota Ja cfare duhet te dini per planetin TOKE !!

    Informacione dhe kurjozitete rreth planetit tone....njohuri te pergjithshme qe ja vlen ti lexosh dhe ti mbash mend !!...do postohen pak nga pak ne ditet ne vijim , sepse kur lexohen njehershi nuk mbahen mend

    1. Cili ėshtė vendi mė i nxehtė nė Tokė? Ndoshta keni dėgjuar se ėshtė Lugina e Vdekjes nė Kaliforni. E vėrtetė nė shumė ditė, por El Azizia nė Libi regjistroi temperaturėn prej 57.8 gradė Celsius nė 13 shtator, 1922, temperatura mė e lartė e matur ndonjėherė. Nė Luginėn e Vdekjes shkoi 57 gradė Celsius mė 10 qershor, 1913.
    2. Po vendi mė i ftohtė?
    Shumė larg prejt kėtu, temperatura mė e ftohtė e matur ndonjėherė nė Tokė ka qenė -89 gradė Celsius nė Vostok, Antarktikė, mė 21 qershor, 1983.
    3. Si krijohet bubullima?
    Ajri gjatė njė vetėtime nxehet jashtėzakonisht, gati pesė herė mė shumė se temperatura e Diellit. Kjo nxehje e papritur bėn qė ajri tė zgjerohet mė shpejt se shpejtėsia e zėrit, gjė qė e kompreson ajrin dhe formon njė valė tronditėse; kėtė ne e quajmė bubullimė.
    4. A mund tė pluskojnė shkėmbinjtė?
    Gjatė njė shpėrthimi vullkanik, ndarja e dhunshme e gazit nga llava prodhon njė shkėmb “tė lehtė” qė quajtur shkumė, e mbushur me flluska gazi. “Disa prej tyre mund tė pluskojnė”, thonė gjeologėt. Pak persona i kanė parė, por mė mirė tė ndihemi me fat pėr kėtė.
    5. A mund tė rriten shkėmbinjtė?
    Po, por vėzhgimi i procesit ėshtė mė pak interesant se sa tė shohėsh bojėn si thahet nė pėlhurė. Shkėmbinj tė quajtur “kore hekur-mangan” rriten nė malet nėnujorė. Korja e mbledh materialin nga uji, duke u rritur me 1 milimetėr nė ēdo milionė vite. Thonjtė mund tė rriten aq ēdo dy javė.
    6. Sa pluhur hapėsinor bie nė tokė ēdo vit?
    Vlerėsimet variojnė, por shkencėtarėt thonė se tė paktėn 1 mijė milionė gramė, ose mė mirė 1 mijė ton material hyn nė atmosferė ēdo vit dhe kalon nė sipėrfaqen e Tokės. Njė grup shkencėtarėsh thonė se mikrobet bien si shi nga hapėsira dhe se organizmat jashtėtokėsorė janė pėrgjegjės pėr epidemitė e gripit. Pėr kėtė supozim nuk ka prova, prandaj mos e mbani frymėn.
    7. Sa larg e tėrheq era pluhurin e zakonshėm?
    Njė studim i vitit 1999 tregoi se pluhuri afrikan shkoi deri nė Florida. Pluhuri ngrihet lart nga erėrat e forta tė Afrikės sė Veriut dhe fluturon deri nė 6100 metra lartėsi. Aty pėrfshihet nė erėra tė tjera dhe transportohet pėrtej detit. Po kėshtu edhe pluhuri i Kinės arrin deri nė Amerikėn e Veriut.
    8. Ku ndodhet ujėvara mė e lartė nė botė?
    Ujėrat e Angel Falls nė Venezuelė bien nga 979 metra lartėsi.
    9. Cilat janė ato qytete tė mėdha amerikane tė destinuara tė bashkohen?
    Dheu nė San Andreas me drejtim nga veriu nė jug po rrėshqet rreth 5 centimetra nė vit, duke bėrė qė Los Anxhelos tė lėvizė drejt San Franciskos. Shkencėtarėt parashikojnė qė Los Anxhelos do tė jetė njė lagje e qytetit pranė gjirit pas 15 milionė vitesh.
    10. A ėshtė Toka njė sferė?
    Pėr shkak se planeti rrotullohet dhe ėshtė mė elastik nga sa mund ta imagjinoni, ai rėndon drejt qendrės, duke marrė formėn e njė kungulli. Pesha ėshtė lehtėsuar me kalimin e viteve, por studimet tregojnė se papritur ėshtė rritur pėrsėri. Shkrirja e pėrshpejtuar e akujve konsiderohet pėrgjegjėse pėr “barkun ekuatorial”.
    11. Sa do tė peshonte njė person nė Mars?
    Forca e rėndesės nė Mars ėshtė 38 pėr qind e asaj tė tokės nė nivelin e detit. Prandaj njė person do tė peshonte 38 pėr qind mė pak nė Mars. Nėse bazohemi tek informacionet e tanishme tė NASA-s, duhet tė kalojnė dekada para se ky vėzhgim tė vėrtetohet.
    12. Sa i gjatė ėshtė viti marcian?
    Ėshtė njė vit i gjatė, nėse jeni nga Marsi. Pėr njė tokėsor, ėshtė gati sa dyfishi i gjatė. Planeti i kuq rrotullohet pėr 687 ditė rrotull Diellit, ndėrsa Toka pėr 365 ditė.
    13. Sa e gjatė ėshtė njė ditė mesatare nė Mars?
    Njė marcian mund tė flejė (apo tė punojė) njė orė mė shumė nė ditė nė krahasim me ne. Ditėt e Marsit janė 24 orė dhe 37 minuta tė gjata, nė krahasim me 23 orėt dhe 56 minutat nė tokė. Dita nė ēdo planet tė sistemit tonė diellor pėrcaktohet nga koha qė i duhet botės tė rrotullohet nė aksin e saj, duke e bėrė diellin tė duket sikur lind nė mėngjes dhe perėndon nė mbrėmje.
    14. Kush ėshtė vullkani mė i madh?
    Vullkani “Mauna Loa” nė Hauai mban titullin nė Tokė. Ngrihet mė shumė se 15.2 kilometra mbi bazėn e tij, e cila ndodhet mbi sipėrfaqen e detit. “Olympus Mons” nė Mars ngrihet 26 kilometra nė qiellin marcian. Baza e tij do tė mbulonte gjithė shtetin e Arizonės.
    15. Cili ėshtė tėrmeti mė i tmerrshėm i njohur ndonjėherė?
    Tėrmeti qė ka shkaktuar mė shumė viktima ka rėnė nė vitin 1557 nė Kinėn qendrore. Goditi njė krahinė ku pjesa mė e madhe e njerėzve jetonin nė shpella prej shkėmbi tė butė. Strehėzat u shembėn, duke vrarė mė shumė se 830 mijė njerėz. Njė vitin 1976, njė tjetėr tėrmet goditi Tangshanin, Kinė. Mė shumė se 250 mijė persona humbėn jetėn.

  2. #2
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    16. Cili ka qenė tėrmeti mė i fortė nė kohėt e sotme?
    Nė vitin 1960 nė Kil ra njė tėrmet pranė bregdetit me njė magnitudė prej 9.6 ballėsh dhe shkaktoi njė rrėshqitje 1600 kilometra tė gjatė. Njė tėrmet i tillė nėn njė qytet tė madh do tė sfidonte dhe teknikat mė tė mira tė ndėrtimit.
    17. Cili tėrmet do tė ishte mė katastrofik, ai nė Kobe, Japoni, apo nė Northridge, Kaliforni?
    Tėrmeti i vitit 1994 nė Northridge kishte njė magnitudė prej 6.7 ballėsh dhe shkaktoi vdekjen e 60 personave, lėndimin e 9 mijė tė tjerėve dhe njė dėm prej 40 miliardė dollarėsh. Tėrmeti i vitit 1995 nė Kobe kishte njė magnitudė prej 6.8 ballėsh dhe vrau 5.530 persona. 37 mijė persona gjetėn vdekjen dhe shkaktoi 100 miliardė dollarė dėme.
    18. Sa larg ėshtė qendra e Tokės?
    Distanca nga sipėrfaqja e Tokės deri nė qendrėn e saj ėshtė 6378 kilometra. Pjesa mė e madhe e tokės ėshtė e lėngshme. Pjesa e fortė e planetit ėshtė 66 kilometra e trashė, pra mė e hollė se lėkura e njė molle, nėse do tė bėnim krahasime.
    19. Cili ėshtė mali mė i lartė?
    Alpinistėt qė marrin guximin tė ngjisin majėn Everest nė krahinėn Nepal-Tibet nė Himalaja arrijnė nė gati 9 kilometra lartėsi mbi nivelin e detit.
    20. Gjithnjė kaq afėr ka qenė Hėna?
    Dikur ka qenė mė afėr! Njė miliardė vite mė parė, Hėna ishte mė pranė nė orbitė dhe Tokės i duheshin vetėm 20 ditė pėr tė plotėsuar muajin. Njė ditė nė Tokė atėherė ishte 18 orė e gjatė. Hėna ende po largohet, rreth 4 centimetra nė vit. Ndėrkohė, rrotullimi i Tokės po ngadalėsohet, duke i zgjatur ditėt tona. Nė tė ardhmen e lartė njė ditė do tė jetė 960 orė!
    21. Ku ndodhet pika mė e ulėt e thatė nė Tokė?
    Bregdeti i detit tė Vdekur nė Lindjen e Mesme ėshtė 400 metra (1300 kėmbė) nėn nivelin e detit. Pranė saj renditet Bad Water nė Luginėn e Vdekjes nė Kaliforni, me 282 kėmbė nėn nivelin e detit.
    22. Ėshtė lajm i mirė qė Kalifornia nuk po zhytet edhe mė shumė?
    Pjesė tė Kalifornisė zhyten. Pompimi i ujit tė natyrshėm nėnujor nė rezervuarėt e Kalifornisė po bėn qė toka tė zhytet 11 centimetra nė vit nė disa vende tė veēanta. Sistemet e ujėrave tė bardha dhe tė zeza janė tė rrezikuara.
    23. Kush ėshtė lumi mė i gjatė?
    Lumi Nil nė Afrikė ėshtė 6695 kilometra i gjatė.
    24. Cili ėshtė shteti mė i prirur pėr tėrmete nė Shtetet e Bashkuara?
    Nė Alaskė bien tėrmete prej 7 magnitudash ēdo vit dhe tėrmete prej 8 magnitutash apo mė tė mėdha nė 14 vjet. Florida dhe Dakota e Veriut janė shtetet qė kanė mė pak tėrmete nė SHBA, madje mė pak se Nju Jorku.
    25. Cili ėshtė vendi mė i thatė nė Tokė?
    Nė njė vend tė quajtur Arika, nė Kil bien 0.76 milimetra shi nė vit. Me kėtė ritėm, filxhani i kafes do tė mbushej pėr njė shekull.
    26. Ēfarė e shkakton rrėshqitjen e dheut?
    Shirat e rrėmbyer gjatė njė periudhe tė shkurtėr kohe nxisin rrėshqitjen e vazhdueshme e tė shpejtė tė dheut. Dalėngadalė, shirat e vazhdueshėm e pėrkeqėsojnė edhe mė shumė rrėshqitjen, e cila lėviz ngadalė. Materiale tė ndryshme sillen ndryshe. Ēdo vit shkaktohen gati 2 miliardė dėme nga rrėshqitja e dheut nė SHBA. Njė stuhi qė ka thyer rekordin nė San Francisko, nė janar, 1982, shkaktoi 18 mijė rrėshqitje gjatė njė nate tė vetme. Dėmi i shkaktuar ishte 66 milionė dollarė dhe 25 persona humbėn jetėn.
    27. Sa shpejt lėviz balta?
    Rrėshqitja e dheut, si ortekė balte, mund tė lėvizė me shpejtėsi prej 160 kilometrash nė orė.
    28. A rrjedhin gjėrat brenda Tokės?
    Kjo ėshtė e sigurt. Nė fakt, shkencėtarėt zbuluan nė vitin 1999 se materialet e shkrira brenda dhe rrotull kores sė Tokės lėvizin nė vorbulla, duke formuar xhepa dinamika e tė cilėve ėshtė e ngjashme me tornadot dhe tufanet. Ashtu siē do tė lexoni mė poshtė, korja e planetit lėviz nė mėnyra tė ēuditshme.
    29. Cili ėshtė vendi mė i lagėsht nė Tokė?
    Lloro, Kolumbi, ka mesatarisht 13 metra shi nė vit. Kjo sasi ėshtė 10 herė mė e lartė se ajo nė qytetet mė tė lagėshta nė Evropė apo nė Shtetet e Bashkuara.
    30. A ka edhe Toka faza, ashtu si Hėna?
    Nga Marsi, Toka duket sikur kalon pėrmes fazave tė veēanta (ashtu siē e shohim ne Afėrditėn tė ndryshojė fazat. Toka ėshtė nė orbitėn e Marsit, dhe ndėrsa dy planetėt rrotullohen rrotull Diellit, drita e diellit krijon pėrshtypje tė ndryshme nga kėnde tė ndryshme gjatė vitit. Fazat e Tokės dallohen nga fotografitė e marra nga “Mars Global Surveyor” dhe “European Mars Express”.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Kur shikon planetin Toke nga lart..
    Nga 3r1k0 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-02-2011, 05:48 PM
  2. Ēfarė duhet tė dini pėr Wireless LAN
    Nga ReniX nė forum Rrjeti Kompjuterik dhe P2P
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-03-2010, 01:58 PM
  3. Ēfarė duhet tė dini kur dėrgoni njė e-mail
    Nga EMAUS nė forum Guida, Kėshilla dhe truke
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-04-2009, 04:19 PM
  4. 10 Gjėra qė Duhet ti Dini pėr Modėn
    Nga Altin111 nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-11-2007, 03:44 PM
  5. Gjithēka qė duhet tė dini pėr Amerikėn
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-11-2007, 02:31 PM