Receta Gatimi

Plagos babain e vajzės qė donte


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Plagos babain e vajzės qė donte

    Patos

    Plagos babain e vajzės qė donte

    Qėlloi me shtatė plumba 48-vjeēarin, 6 orė pasi kishin debatuar

    Njė aventurė dashurie do t‘i kushtojė disa vite burg njė adoleshenti nga qyteti i Patosit, i cili ka shtėnė shtatė herė me pistoletė nė drejtim tė babait tė vajzės qė dashuronte. Ngjarja ka ndodhur tė martėn nė mbrėmje, rreth orės 20:00, nė stacionin e autobusėve tė linjės Patos-Fier. Renato R., 16 vjeē, banor i qytetit tė Patosit, ka qėlluar me shtatė plumba pistolete nė drejtim tė 48-vjeēarit Albert Llanaj, i cili fatmirėsisht ka marrė vetėm tri plumba nė gjymtyrė dhe ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn.

    Policia e Fierit bėri tė ditur se gjashtė orė pėrpara atentatit, adoleshenti dhe viktima e tij kishin debatuar pėr shkak se Renatoja kishte ngacmuar vajzėn 14 vjeēe tė Albertit. Mėsohet se ky i fundit e kishte qėlluar me pėllėmbė djaloshin, qė mė pas ka vendosur tė hakmerret. 16-vjeēari kishte arritur tė gjente njė pistoletė tė markės "Zastava" dhe ėshtė nisur pėr tė gjetur babain e vajzės dhe e ka ndeshur atė nė afėrsi tė stacionit tė autobusėve pėr Fier. Djali ka nxjerrė menjėherė pistoletėn dhe ka zbrazur gjithė karikatorin e saj nė drejtim tė atij qė e kishte qėlluar me pėllėmbė nė drekė. Plumbat e kanė prekur viktimėn nė krah, dhe nė kėmbė. Nė vendngjarje ka shkuar menjėherė Policia e Patosit dhe e Fierit, por 16-vjeēari ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Vetėm disa orė mė vonė, Renatoja 16 vjeē ėshtė vetėdorėzuar nė postėn e Policisė sė Patosit, nga frika e ndonjė e hakmarrjeje tė mundshme.

    Adoleshenti ėshtė marrė nė pyetje nga oficerėt e Policisė Gjyqėsore tė Fierit, tė cilėve u ka treguar gjithė ngjarjen dhe ka pranuar autorėsinė e krimit. Mė pas dosja e plotėsuar ėshtė dėrguar nė Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor tė Vlorės, pranė seksionit tė tė miturve.

    Nga ana tjetėr, mjekėt e repartit kirurgjikal tė spitalit rajonal tė Fierit, pohuan pėr gazetėn se i plagosuri Albert Llanaj kishte mbėrritur nė gjendje tė rėndė, pasi kish humbur gjak. Menjėherė ai ėshtė futur nė njėrėn prej sallave tė operacionit ku u ėshtė nėnshtruar ndėrhyrjeve kirurgjikale, pasi kishte marrė tre plagė tė rėnda. Mjekėt thanė se njė plumb e kishte zėnė nė krah, njė nė kofshė dhe njė tjetėr nė kėmbė, pranė shputės. Po kėto burime pohuan se 48-vjeēari Llanaj po mbahet nėn kujdesin e mjekėve, nė njė dhomė tė reanimacionit, por jashtė rrezikut pėr jetėn.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Plagos babain e vajzės qė donte

    po kur dashurojne dhe kalamajt, ec e merre vesh

  3. #3
    i/e rregjistruar 35% Maska e PoLiGrAfIkSi
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    SOUTH BEACH MIAMI
    Postime
    852
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Plagos babain e vajzės qė donte

    ai e ka bo me shume per shpullen ma merr menja me i thone se kujt i gju m'shpull ti mer

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ushqen babain me qumėsht gjiri
    Nga labja nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-02-2012, 09:04 PM
  2. Flet pėr mardhėnjet seksuale me babain e saj !
    Nga Erinaa nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-05-2011, 04:20 PM
  3. Babai plagos tė bijėn, lidhje me shqiptarin
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-10-2009, 02:35 PM
  4. 21-vjecari plagos me thike 4 bashkemoshatare
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 04:01 PM
  5. E plagos me armė, i preku me bėrryl vajzėn nė mes tė tregut
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-02-2008, 06:21 AM