Tabuja e incestit, si i shikojnė shqiptarėt martesat brenda gjakut

06-12-2007

Dėnohet mė shumė nga shoqėria, por e dėnon gjithashtu edhe mjekėsia. Realisht ēėshtja e pasardhėsve qė vijnė nga njerėz me afri gjaku ėshtė shumė e diskutuar. Sipas sociologut tė mirėnjohur Zyhdi Dervishi ekzistojnė mjaft teza dhe kundėrteza, tė cilat as nuk janė vėrtetuar dhe as nuk janė kundėrshtuar plotėsisht. Nė shumė raste ndodh qė martesa tė tilla tė sjellin fėmijė me probleme, por nuk ka mekanizma biologjikė qė tė shpjegojnė pse ndodh kėshtu. Nga ana tjetėr, ka teza studiuesish qė thonė se tabuja e incestit ka karakter social dhe synon tė shmangė konkurrencėn pėr ēėshtje seksuale ndėrmjet anėtarėve tė fisit. Sidoqoftė, thotė sociologu, pėrderisa probabiliteti qė fėmijėt tė lindin me probleme ėshtė mė i madh, ėshtė mirė qė kėto martesa tė shmangen. "Nga sa kam konstatuar unė, fėmijėt qė vijnė nga martesa tė tilla ose kanė tė meta fizike, ose kanė njė zhvillim intelektual dhe fizik nėn mesataren. Ky konkluzion nuk duhet marrė si absolut pasi nuk janė konstatuar tė gjitha rastet",- tha Dervishi.

***

Shoqėritė tradicionale shqiptare sė paku nga shekulli XIV deri nė shekullin XX, pėr tė cilėt ekzistojnė mė shumė dokumente dhe janė kryer studime, rezulton tė jetė shoqėri ekzogame. Madje, thekson sociologu, ekzogame nė mėnyrė tė skajshme. Nė kulturėn tradicionale shqiptare ka shumė norma kulturore qė ndalojnė martesat e njerėzve me afri gjaku. Pėr shembull, nė Kanunin e Lekė Dukagjinit ka norma qė ndalojnė martesėn e personave nė linjėn fisnore tė babait, qė quhet "linja e gjakut" deri nė 400 breza. Ndėrsa nė linjėn e nėnės , "linja e tamblit" (qumėshtit) lejon martesa mė larg se 100 breza. Sipas tij, kėto norma tė skajshme kanė karakter hipotetik sepse 400 breza pėrfshijnė njė hark kohor prej 10-12 mijė vitesh, sepse brezi llogaritet 25-30 vjet.

"Nė shoqėrinė shqiptare nuk gjendet asnjė fis qė tė gjejė pemėn e tij gjenealogjike pėr 10 mijė vite. Po si rregull nuk martoheshin brenda fiseve",- nėnvizon sociologu.

Normat kanunore ndalonin martesat e fiseve fiktive. (Mė konkretisht nėse dy meshkuj tė fiseve tė ndryshme pinin gjak, pra bėheshin byrazerė, ndalohej martesa ndėrmjet fiseve tė tyre. Kjo deklarohej publikisht dhe bėhej me ceremoni, qė tė merrej vesh prej anėtarėve tė fiseve. Ndodhte jo rrallė qė njė fis i madh merrte nė mbrojtje njė fis tė vogėl; edhe ndėrmjet tyre nuk krijoheshin lidhje martesore. Si rrjedhojė e ndikimit tė normave tė tilla kulturore shikohen me sy pėrēmues edhe martesa e dy personave tė cilėt nuk janė realisht fis por kanė tė njėjtin mbiemėr. Ka shumė mbiemra me origjinė fetare si Hoxha, Prifti, Dervishi etj., qė pėrdoren nė tė gjithė vendin. Po kėshtu ndodh edhe me mbiemrat e fiseve tė formuar mbi baza profesionale si Saraēi, Kovaēi, Bakalli.

Tradita ekzogame ka qenė mė e theksuar nė Veri dhe mė pak nė pjesėn jugore tė Shqipėrisė. Aktualisht, me ligj, lejohen martesa mes kushėrinjve deri tė rendit tė dytė, ndėrsa ajo e brezit tė parė mund tė lejohet vetėm me vendim gjykate tė formės sė prerė, i cili i konsideron kėto lloj martesash tė domosdoshme.

box

Njė vėshtrim rreth botės pėr martesat brenda gjakut

Fėmijėt mė vitalė nga pėrzierja e racave, izraelitėt njė pėrjashtim

Nė shumė shoqėritė tjera tė vendeve tė ndryshme tė botės normat e ekzogamisė kanė njė rreze mė tė shkurtėr veprimi. "Nė histori njihen raste tė martesės sė vėllezėrve me motrat. Njė dukuri e tillė ėshtė konstatuar nė familjet e pasura mbretėrore, nisur nga synimi pėr tė mos pjesėtuar pasurinė dhe pushtetin. I pėrkasin njė tė kaluare tė largėt, por ka popuj qė edhe nė ditėt tona, pėr tė ruajtur identitetin i lejojnė lidhjet martesore tė kushėrinjve tė parė, me pėrjashtim tė fėmijėve tė tezes.

Pėrgjithėsisht rezulton se pasardhėsit lindin mė vitalė nėse prindėrit e tyre i pėrkasin racave tė ndryshme, etnive tė ndryshme. Nėse janė persona qė janė rritur dhe socializuar nė vende tė ndryshme. Ėshtė konstatuar se jo pak gjeni nė fushėn e shkencės dhe artit i kanė prindėrit me pėrkatėsi racore tė ndryshme. Ndėrsa martesa e personave me afri gjaku janė njė nga burimet njerėzore qė pasardhėsit tė lindin me tė meta fizike, mendore ose tė paktėn tė mos shquhen pėr aftėsi tė veēanta. Kjo, thotė Zyhdi Dervishi, ėshtė konstatuar nė mjaft popuj. Pėrjashtim bėjnė izraelitėt, qė edhe pse lejojnė martesa mes kushėrinjve janė populli mė vital.

"Pėr ta treguar kėtė do t'iu referohemi shifrave tė tilla. Pėrbėjnė rreth 1/400 e popullsisė sė njerėzimit dhe kanė pėrfituar rreth 27% tė ēmimeve "Nobel". Nė fitimin e ēmimeve tė tilla kanė ndikuar edhe faktorė tė tjerė jashtė shkencorė. Pranohet botėrisht se njerėz tė shkencės dhe artit, si: Moisiu, Krishti, Frojdi, Ajnshtajni, janė izraelitė". Edhe nė shoqėrinė shqiptare ka pasur raste, ndonėse tė rralla, tė martesės mes kushėrinjve tė tretė, tė katėrt deri dhe tė dytė. Kėto raste janė mė shumė rrjedhojė e rrethanave tė jashtėzakonshme, si prirja pėr bashkim pasurie, mosnjohja e origjinės sė njėjtė fisnore.

Nė shoqėritė moderne shumica e popujve priren tė shmangin martesat e rendit tė tretė dhe tė katėrt. Njė prirje tė tillė favorizon edhe dinamika e lėvizjes sė njerėzve nga njė vend nė njė vend tjetėr, sidomos nė vendet mė tė urbanizuara.

Box

Kodi i Familjes, si ndalohet nė Shqipėri lidhja e martesės brenda gjakut

Neni 9:

Nuk mund tė lidhė martesė tė re personi qė ėshtė martuar derisa martesa e mėparshme nuk ėshtė shpallur e pavlefshme ose nuk ėshtė zgjidhur.

Neni 10:

Nuk mund tė lidhin martesė midis tyre, tė parėlindurit dhe tė paslindurit, vėllai dhe motra, ungji dhe mbesa, emta dhe nipi, si dhe fėmijėt e vėllezėrve dhe tė motrave.

Neni 11

Nuk mund tė lidhin martesė ndėrmjet tyre, vjehrri dhe nusja, vjehrra dhe dhėndri, njerku dhe thjeshtra, njerka dhe thjeshtri, pavarėsisht se martesa qė ka krijuar kėtė lidhje ėshtė shpallur e pavlefshme, ka pushur ose ėshtė zgjidhur.

Neni12

Nuk mund tė lidhė martesė personi qė vuan nga njė sėmundje e rėndė psikike, ose ka zhvillim mendor tė metė, qė e bėn tė paaftė tė kuptojė qėllimin e martesės.

Neni 13

Ndalohet martesa midis kujdestarit dhe personit qė ndodhet nėn kujdesin e tij, gjatė kohės qė vazhdon kujdestaria.

Neni 14

Ndalohet martesa midis birėsuesit dhe tė birėsuarit dhe pasardhėsve tė tyre, tė birėsuarit dhe bashkėshortit tė birėsuesit, midis birėsuesit dhe bashkėshortit tė tė birėsuarit, midis tė birėsuarve, si dhe midis tė birėsuarit dhe fėmijėve tė birėsuesit. Me birėsimin nuk zhduket shkaku qė ndalon martesėn midis tė birėsuarit dhe gjinisė sė tij, tė parashikuar nga neni 10 i kėtij Kodi.