Receta Gatimi

Sa shpenzojnė adoloshentėt pėr mbrėmjen e maturės !!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24

    Sa shpenzojnė adoloshentėt pėr mbrėmjen e maturės !!





    Mbrėmjet e maturės nuk kanė pyetur as pėr kriza financiare, as pėr diktatura!
    Tė paktėn njė natė tė vetme, vajzat dhe djemtė kėrkojnė, si nė kohėra rregjimesh totalitare, si nė kohėra krizash financiare dhe ekonomike, tė jenė sharmante, elegantė, ndjellėse, dhe tė imitiojnė jetėn prej tė rrituri nė luks!

    Nė atelienė e stilistes Anila Konomi ka dhjetėra tė rinj qė kėto ditė i kanė zaptuar kohėn, por edhe fantazinė e stilistes. “Nė kohėn time, sigurisht ne nuk kishim asnjė mundėsi pėr t’u konsultuar qoftė me njė stiliste apo stilist qė nuk ekzistonin, apo qoftė dhe me njė rrobaqepės, nėse donim qė nė mbrėmjen e maturės tė ishim tė veēanta, origjinale dhe tė papėrsėritshme”, kujton Konomi pėr maturėn e vitit 1979. Ajo, si nxėnėse e Teknologjikes shkoi e veshur me njė palė pantallona kauboj me plot 20 xhepa, me njė kėmishė tė ngushtė e tė hapur vetėm nė shpatulla, bardh e zi, e me sandale qė i kishte sajuar vetė, duke marrė elementė apo copa lėkure nga kėpucė tė tjera tė vjetra e duke shfaqur edhe prirjet e para si stiliste, pikėrisht duke sajuar vetė sandalet moderne, pantallonat “dekadente” e kėmishėn seksi me tė cilat. Njėkohėsisht, sfidonte edhe rregjimin. Aq sa kur u detyruan t’i japin diplomėn, nuk harruan edhe ta qortonin pėr dekadencė.




    Sot, imitojnė Rihanėn, Jonida Maliqin dhe Ricky Martin

    Sipas Anila Konomit, sė cilės kėto dy muajt e fundit i ėshtė dashur tė punojė jo pak me veshjet e vajzave dhe djemve qė kėrkojnė njė mendim dhe njė produkt cilėsor pėr mbrėmjen e maturės, vajzat imitojnė kryesisht Rihanėn, Lenėn e Eurovizionit, Kety Perry e Jonida Maliqin. Meshkujt, deri njė vit mė parė imitonin Ricky Martin, derisa morėn vesh qė ai ishte homoseksual e kėsisoj pothuajse askush prej atyre qė shkon te njė stiliste nuk thotė se kėrkon tė vishet si ai…
    “Vijnė me ide tė qarta, zakonisht mė tregojnė fotografi personazhesh tė famshėm, kryesisht kėngėtare apo kėngėtarė dhe kėrkojnė fustane apo veshje tė ngjashme”, pohon stilistja Konomi. Ajo ka vėnė re se vajzat qė kanė studiuar nėpėr kolegje, apo shkolla tė mesme qė kanė qenė strikte me rregullin e uniformės, kėrkojnė pėr mbrėmjen e maturės fustane tė gjata. Ndėrsa tė tjerat nuk e kanė problem tė zgjedhin dhe njė fustan tė shkurtėr pėr mbrėmjen e maturės. “Duan tė jenė praktike atė natė, kėrkojnė fustane qė edhe nėse janė tė ngushta e tė shkurtra, tė paktėn tė jenė praktike”, pohon stilistja. Ato vėrtet shkojnė te stilistja me njė ide dhe njė propozim, ama janė dhe klientet qė mund tė “binden” mė kollaj duke pranuar edhe mė kollaj mendimet e sugjerimet e stilistes. “Nė rastet e mbrėmjes sė maturės, unė personalisht pėrpiqem tė jem sa mė afėr kėrkesave personale tė maturanteve, por nga ana tjetėr tentoj t’u sugjeroj atyre dhe stile qė mendoj se mund t’u shkojnė mė tepėr nė varėsi tė karakterit apo imazhit qė shfaqin”, thotė Konomi.
    Nė rastet e djemve, puna ėshtė mė e kollajtė! “E dinė ēfarė kėrkojnė, qė nė fillim dhe nuk humbasin kohė”. Nuk duan tė kenė njė kostum tipik, me kollaro e kėmishė e kėpucė lustrafinė! Duan tė jenė sa mė sportive”. Detajet i kopjojnė dhe tentojnė qė dallimin apo origjinalitetin t’ia japin veshjes sė vet pikėrisht pėrmes detajeve”, pohon Konomi.




    Matura mė e shtrenjtė

    Matura 2011 do tė mbahet mend ndoshta si matura mė e kushtueshme pėr momentin, por ndoshta dhe mė e lirshmja dhe mė komodja, pėrsa i pėrket fantazisė nė tė veshur, nė t’u trukuar e nė tė modeluarit tė flokėve.
    Maturantėt e sivjetshėm, tė paktėn ata nė Tiranė, shpenzojnė deri nė 500 mijė lekė tė vjetra vetėm pėr veshjen, diku tek 80 mijė pėr flokėt e grimin, e deri nė 70 mijė lek pėr darkėn. Pėr tė mos folur pastaj pėr shpenzime tė tjera qė vijojnė pas mbrėmjes zyrtare: karburanti pėr makinėn qė i ēon nė plazhin e Durrėsit ku duket se ėshtė shndėrruar gati si nė njė procesion tradicional larja nė mėngjes me rroba veshur, lekėt pėr alkoolin qė konsumojnė pas mbrėmjes, shumė prej tyre edhe lekėt pėr marihuanėn, apo kokrrat ekstazi, e disa mė tė guximshėm edhe pėr dhomėn nė hotel…
    Nė total, njė maturant apo maturante qė kėrkon nė vitin 2011 tė shijojė nė maksimum jetėn prej tė rrituri “mondan”, “kushton” deri nė 800-900 mijė lek brenda njė nate tė vetme. Njė shifėr kjo qė sipas sistemit zyrtar tė pagave buxhetore, e kalon edhe rrogėn mujore tė njė drejtori nė njė nga Ministritė e qeverisė!

    Menjėherė sapo pėrfundojnė kėtė mbrėmje tė kushtueshme, pėr prindėrit mbetet edhe hall mė vete, edhe detyrim investimi pėr tė ardhmen e tyre! Shumica preferojnė universitetet publike, nė varėsi edhe tė rezultateve tė Maturės Shtetėrore, ndėrsa ata qė kanė mė shumė mundėsi financiare dhe mė shumė pretendime, e dinė qė nga muaji shkurt apo mars i kėtij viti nėse janė pranuar apo jo nėpėr universitetet europiane. Shumė tė tjerė, e kanė zgjidhur stresin e pritjes sė njė pėrgjigje, duke zgjedhur universitete private. Nė fund tė fundit, kemi tė bėjmė me disa qindra mijėra tė rinj qė e meritojnė tė jenė njė natė tė vetme princėr e princesha tė kėsaj shoqėrie, derisa tė marrin vetė mbi supe disa preokupime qė sot akoma nuk i kuptojnė…

  2. #2
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Sot ndoshta,vajzat i kushtojne rendesi shume pamjes se jashtme dhe nuk eshte se presin shume maturen per te bere disa ndryshime.

    sic ndodhte para disa vitesh kur mbarova une gjimnazin,me kujtohen disa detaje,qe sot jane per te qeshur,ose absurde!

    p.sh une dhe nje pjese e mire e vajzave te moshes sime,per here te pare lyem floket per mbremjen e matures,ose "rregulluam ose ngacmuam vetullat,hahhahaa

    Sot vajzat bejne si te thuash gare me njera-tjetren,kush te shpenzoj me shume,ndersa para 8-9 vitesh nuk shikohej shume kjo pjese,por me teper kujtonim kohen se si do

    largoheshim dhe nuk do takoheshim me,fjala binte,sepse sot takohemi shpesh,per te mos thene c'do dite!

    se di e kujtoj me mall mbremjen e matures,sepse aty ndryshoi fiziku i ne femrave per here te pare,madje kishim dhe lejen e nenave qe vetem per mature lejohej te permirsonim pak pamjen hahahaha

    nuk di te kem shpenzuar kaq shume,sic flet teksi me siper,por di qe per here te pare,pas ores 5 te mengjesit jemi mbledhur te gjithe si shoqeri jashte dhe kemi qare per njeri tjetrin,hahahahaha nuk e harroj kurr,madje kishte dhe nga ata,qe sikur ishte fund i botes,me ne fund plasen si kokoshkat,dhe na shprehnin dashurine,hahahaha

    momente te pa harrushme,jo si sot,qe nuk kane piken e lidhjes mbremjet e maturave!

  3. #3
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    ajo nate mbahet ne mend gjith jeten! Ja vlen te shpenzosh per te!!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ēfarė filmi do mė kėshillonit pėr mbrėmjen?
    Nga ReniX nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-07-2013, 03:56 PM
  2. Rezultatet e provimit tė Maturės per Letėrsinė
    Nga ReniX nė forum Studentėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2012, 03:39 PM
  3. Femrat shpenzojnė 5 orė nė ditė me thashetheme
    Nga labja nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 25-04-2012, 10:36 PM
  4. 81 vjeēarja jep provimin e maturės
    Nga labja nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-06-2011, 07:14 PM
  5. Fustane magji nė mbrėmjen Gala pėr nder te Alexander McQueen
    Nga ulkina nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-05-2011, 02:55 PM