Receta Gatimi

Adobe nis sherbimin "Creative Cloud"


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Smile Adobe nis sherbimin "Creative Cloud"

    Kompanija nga California, e cila merret me perpunimin e fotove, Adobe, se fundmi ka leshuar sherbimin "Creative Cloud". Ky sherbim do te ju mundesoje perdoruesve qe t`i kene te gjitha mundesite sikur ne programin Adobe Creative Suite 6, por kto te fundit ne Cloud (re). Ky sherbim ka nje qera mujore.


    Creative Suite ndryshon nga sherbimet e tjera qe poashtu ofrojne kete mundesi per te punuar ne Re, pasiqe ato i ruajne filet tona, dhe ato cfare ne punojme ne ate sherbim, tha Michael Mörtl Menaxher i Biznesit dhe Zhvillimit ne Adobe, te Merkuren para gazetareve ne Wien. Per nje pagese paushale (pa cmim...) u ofrohet Dizajnereve, Fotografeve dhe Kreativeve te tjere 20Gigabyte hapsire ne Re, sidhe Community-Features te cilat mundesojne shkembim ne mes njeri-tjetrit. Adobe gjithashtu don qe me Creative Cloud-en e vet te ofroje Online-Trainings (ushtrime online) dhe Support (mbeshtetje, pergjigje ne pyetje etj...).

    Ceshtja me e rendesishme eshte qe te gjith te Abonuarit do te kene qasje ne te gjitha programet e Adobe Creative Suite 6, sidhe do t`u mundesohen edhe vegla te tjera. Tek 14 Produktet e freskuara ne Adobe Creative Suite CS6 - aty; Photoshop, Illustrator, Premiere apo Dreamweaver bashkohen me Muse dhe Edge Preview dy vegla te reja me HTML5, gjithashtu te perfshira jane edhe aplikacionet per iPad-in e Apple dhe Tabletet me Android, si psh Photoshop Touch.

    Te Abonuarit ne Creative Cloud do te mund t`i aktivizojne aplikacionet e tyre vetem ne dy pajisje, ku kjo ne krahasim me versionin Box (ne kuti - CD) eshte ndryshe, pasiqe aty mund te aktivizojne sa pajisje qe deshirojne, duke zgjedhur ne mes Mac dhe Windows. Adobe tha qe ne te ardhmen ne sherbimin online (cloud - re) do te mund te perfshihet edhe programi per menaxhimin e fotove, Adobe Lightroom. Gjithashtu te abonuarit do te kene mundesi t`i azhornojne programet e tyre, sidhe te kalojne ne ndonje version te ri pa patur nevoje pagese.

    Per perdoruesit privat nje vit abonim ne Creative Cloud kushton 50 euro. Kush deshiron qe te abonohet vetem per ca kohe, apo per nje projekt te caktuar, mund ta beje kete duke paguar 75 euro per 1 muaj. Nxenesit dhe Studentet paguajne 30 euro ne muaj. Ne vitet ne vazhdim Adobe planifikon nje Team - License (licensim ne grup) per perdorimin e perbashket ne Firme. Kostot do te sillen rreth 70 euro ne muaj. Shtese ne cmim do te jene kosto extra te cilat do te mundesojne funksione speciale per perdorimin e perbashket.

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Me pelqen shum ky sherbim por ka kosto :S

  3. #3
    Postues Nderi Lirenti-Addicted Maska e TraHaNa
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Postime
    1,532
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    Kodi:
    http://www.lirenti.com/threads/18900-Adobe-CC-Adobe-Creative-Cloud

  4. #4
    Hajt se folim 10% Maska e lirigert
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    78
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    E kam instaluar edhe une para nja 3 javesh Adobe Photoshop CC (Creative Cloud), por te them te drejten nuk kam pasur kohe per ta eksploruar. E instalova vetem per faktin qe kane futur Shake Reduction tek Sharpen qe i ben Deblur fotove si dhe Smart Sharpen me pelqen me shume sesa te CS6. Por nuk mund te punosh dot me te dy njekohesisht.
    Kalofshi mire

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Facebook do te prezantoje sherbimin e ri "Facebook-Gifts"
    Nga vaaldr1n nė forum Social Networks - Rrjetet Sociale
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-10-2012, 10:05 PM
  2. Themeluesi i Apple Wozniak: Cloud Computing "i tmerrshem"
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2012, 03:27 PM
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2009, 01:15 PM
  4. Greqia bllokon sherbimin "Street View" te Google
    Nga Kliton nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-05-2009, 08:59 PM

Etiketat pėr kėtė Temė