Receta Gatimi

Vlera e vertet e unazes


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    Vlera e vertet e unazes

    “Erdha, mėsues, sepse ndihem kaq i parėndėsishėm qė s’jam nė gjendje tė bėj asgjė. Mė thonė qė nuk vlej fare, qė nuk bėj asgjė tė saktė, se jam i pakujdesshėm dhe budalla. Si mund tė pėrmirėsohem? Cfarė mund tė bėj qė tė mė vlerėsojnė mė tepėr?”

    Mėsuesi, pa ia hedhur sytė, i tha:

    “Sa keq mė vjen, bir. Nuk mundem tė tė ndihmoj sepse fillimisht duhet tė zgjidh njė problem vetjak. Mė pas, ndoshta….” dhe mbas njė pauze vazhdoi: “Nėse do tė mė ndihmosh, mund ta zgjidh shpejt problemin tim dhe mė pas do mundohem tė tė ndihmoj.”

    “E… me gjithė qejf, mėsues” tha nė mėnyrė ngurruese djaloshi i ri, duke ndjerė nėnvlerėsim edhe pėr njė herė tjetėr, pėr tė mos llogaritur nevojat e tij.

    “Mirė” vazhdoi mėsuesi. Nxorri njė unazė qė mbante nė gishtin e tij tė majtė dhe ia zgjati djalit, duke i thėnė: “Merr kalin qė ėshtė atje jashtė dhe shko nė treg. Duhet ta shes kėtė unazė pėr tė paguar njė borxh qė kam. Ėshtė e nevojshme tė marrėsh sa mė tepėr para tė jetė e mundur. Dhe nė asnjė mėnyrė mos prano nėn njė monedhė floriri. Shko tani dhe eja me monedhėn e artė sa mė shpejt tė jetė e mundur.”
    Djaloshi e mori unazėn dhe iku. Sapo mbėrriti nė treg filloi duke ofruar unazėn te tregtarėt qė e shikonin me njė farė interesi, deri sa personazhi thoshte shumėn e saj.

    Kur djali thoshte “njė monedhė floriri” tė tjerėt qeshnin, disa prej tyre i kthenin kurrizin dhe vetėm njė plakush u duk i sjellshėm pėr t’i shpjeguar se njė monedhė floriri ishte goxha pėr njė unazė tė tillė. Duke dashur ta ndihmonte, njėri i ofroi njė monedhė argjendi dhe njė tas prej bakri, por, djaloshi kishte urdhėr tė mos pranojė mė pak se sa njė monedhė ari dhe kėshtu e rrefuzoi ofertėn.

    Pasi u mundua ta shiste bizhunė kudo qė takonte njerėz nėpėr treg – pa dyshim qė mund tė ishin mbi njėqind veta – e pranoi dėshtimin e tij, i hipi kalit dhe u kthye mbrapa.

    U fut brenda nė dhomė.

    “Mėsues”, i tha, “mė vjen keq. Ishte e pamundur t’ia dilja mbanė. Ndoshta mund tė merrja dy apo tre monedha argjendi, por, nuk besoj se mund t’ia hedh ndonjėrit pėr vlerėn e vėrtetė tė unazės.”
    “Kjo qė the ėshtė shumė e rėndėsishme, biri im”, u pėrgjigj i buzėqeshur mėsuesi. “Por fillimisht duhet tė marrim vesh vlerėn reale tė unazės. Hipja prapė kalit dhe shko te argjendari. Kush tjetėr mund ta di mė mirė se ai? Thuaji qė dėshiron ta shesėsh dhe pyete sa mund tė kushtojė. Por, mos e shit sado qė tė tė ofrojė. Kthehu mbrapa me unazėn.”

    Djaloshi i hipi kalit dhe iku sėrish.

    Argjendari pasi e shqyrtoi unazėn nėn dritėn e qiririt, e pa me prozhektor, e peshoi dhe mė pas ia ktheu djalit:

    “Thuaji mėsuesit, bir, se nėse dėshiron ta shesi menjėherė, nuk mund t’i jap mbi pesėdhjetė e tetė monedha ari pėr unazėn e tij.”
    “Pesėdhjetė e tetė monedha ari?” bėrtiti djaloshi i cuditur.
    “Po” u pėrgjigj argjendari. “Sigurisht, me pak durim mund ta heqim edhe me shtatėdhjetė monedha ari, por, nėse ėshtė urgjente…”
    Djaloshi vrapoi i prekur emocionalisht drejt shtėpisė se mėsuesit pėr t’i thėnė tė rejat e fundit.

    “Ulu” i tha mėsuesi pasi e dėgjoi. “Edhe ti si puna e kėsaj unaze je. Njė bizhu e shtrenjtė dhe e vecantė. Dhe si i tillė, duhet tė tė vlerėsojė njė specialist. Pėrse nė jetėn tėnde sorrollatesh sa andej-kėtej duke kėrkuar vlerėsimin e kujtdo?”

    Dhe me kėto fjalė, vendosi sėrish unazėn nė gishtin e tij tė vogėl tė dorės sė majtė

  2. #2
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    uauu sa e bukur )))))))))))))))
    shum domethenese !!!!

  3. #3
    Veteliresi 35% Maska e landi i
    Anėtarėsimi
    Feb 2012
    Vendndodhja
    Nuk jam......
    Postime
    1,077
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    14
    nese do tregohej vlera e vertete e prejardhjes se unazes ,besoj se dote ishte dicka me shume vlere morale dhe aspak materiale ....

  4. #4
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga landi i Lexo postimin
    nese do tregohej vlera e vertete e prejardhjes se unazes ,besoj se dote ishte dicka me shume vlere morale dhe aspak materiale ....
    ne fakt landi ... aty sbehet fjal per vleren e unazes .... pas unazes nenkuptohet ai djali .... por se paske lexuar me duket

  5. #5
    Veteliresi 35% Maska e landi i
    Anėtarėsimi
    Feb 2012
    Vendndodhja
    Nuk jam......
    Postime
    1,077
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    14
    hahahaa jo e lexova dhe nqs e ndjek vetem argjendari ja nxori vleren monetare se te tjeret habiteshin ,per kete mos ki dyshim hahahahaaa

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Vlera e fjales ......
    Nga landi i nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 04-04-2013, 10:54 PM
  2. Femijet qe vertet ju i keni te tuaj por vertet
    Nga aliu nė forum Vogėlushėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 19-02-2012, 01:49 PM
  3. E Vertet apo JO!
    Nga Erdi nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-02-2011, 05:06 PM
  4. Vlera e Twitter arrin 3.7 miliardė dollarė
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-12-2010, 12:04 PM
  5. Vlera E PastĖrtisĖ NĖ Islam
    Nga tetari nė forum Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-12-2007, 04:17 PM