A kam rene ne dashuri ?!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Veteliresi 35% Maska e landi i
    Anėtarėsimi
    Feb 2012
    Vendndodhja
    Nuk jam......
    Postime
    1,077
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    9

    A kam rene ne dashuri ?!

    Receta Gatimi

    Nė kėtė botė tė gjithė vijmė tė vetėm dhe nė tė njėjtėn mėnyrė largohemi prej saj. Qė nė hapat e parė tentojmė tė ngremė marrėdhėnie me pjesėn tjetėr tė shoqėrisė, duke u munduar qė gjatė gjithė jetės tonė tė thurim njė rrjetė tė dendur me eksperienca dhe lidhje ndėrmjet njėri–tjetrit. Sipas psikologėve tė ndryshėm, njerėzit kanė dy arsye themelore pėrse nuk duan tė qėndrojnė vetėm, sė pari njeriu ėshtė mė i qetė, mė i ngushėlluar, mė i siguruar dhe sė dyti sepse tė tjerėt na sigurojnė njė informacion sesi do tė reagojmė nė situata tė ndryshme qė do tė na pėrballen. Ka lloje tė ndryshme dashurie, siē ėshtė ajo e nėnės pėr fėmijėn, miqėsisė, vėllazėrore, por ne flasim pėr dashurinė erotike, pasionin e dashurisė, dashurinė e dashnorėve, dashurinė e tė martuarve, dashuria qė na bėn tė themi tė dua.
    Ēfarė ėshtė dashuria?
    Dashuria mund tė pėrkufizohet si njė tėrheqje, dėshirė, afeksion, kėnaqėsi ose admirim. Nė vetvete dhe nė varėsi tė individit, ajo mund tė nėnkuptojė lidhje afektive, pėrkushtim, vlerėsim dhe sigurisht entuziazėm nė nivele tė larta. Dashuria mund tė pėrfshijė butėsinė dhe dėshirėn seksuale tė shprehur nga tė dy tė dashuruarit. Ajo mund tė lindė dalėngadalė nga miqėsia, apo shfaqet me forcė si rrufe, duke shkaktuar njė marramendje kalimtare pėr pak ditė ose muaj. Mund tė jetė njė zhuritje seksuale, ose njė butėsi e ėmbėl, mund tė mbetet njė pasion i pakėndshėm apo mund tė shpėrthejė edhe nė njė martesė. Mund tė shuhet nė njė monotoni, ose pėrkundrazi mund tė ruajė freskinė e dridhjeve tė fillimit. Ėshtė mė se normale tė mendosh se nė qoftė se dashuron njė njeri nuk mund tė dashurosh gjithmonė nė tė njėjtėn mėnyrė, ēast pas ēasti, pasi ėshtė e pamundur tė realizosh njė linjė dashurie konstante. Nė kėtė formė kemi pak besim nė ato qė mund t’i quajmė ulje ose ngritjet e ndjenjave, marrėdhėnieve dhe tė vete jetės. Kush dashuron dhe kush dėshiron tė jetė i dashuruar pėrsėri bėn shumė pyetje sepse e di mjaft mirė qė pasioni, xhelozia, ėndrrat, erotizmi e vetė dashuria mund ta bėjnė jetėn e tij tė mrekullueshme ose ta kthejnė nė njė ferr. Gjestet qė na bėjnė tė lumtur, ose fjalėt qė na hedhin nė dėshpėrim vijnė nga tė pakėt njerėz me tė cilėt jemi njohur intensivisht nė mėnyrė thelbėsore. Kur jemi tė dashuruar, i dashuri ynė nuk mund tė krahasohet me asnjė tjetėr. Ai ėshtė i vetmi, absolutisht dhe padyshim e vetmja qenie qė fal kėnaqėsinė dhe dashurinė e pafundme. Njeriu i dashuruar ndodhet nė njė gjendje dehje dhe ekstaze, ka njė tėrheqje tė pakontrollueshme drejt partnerit tė tij dhe vėshtirėsitė e jetės sė pėrditshme zhduken gradualisht. Mund tė ndodh jo pak herė nė ditėt tona qė tė hasim nė partnerin e gabuar, duke u munduar tė luftojmė kundėr ndjenjės sonė. Tentojmė nė gjithēka pėr tė qėndruar larg tij duke menduar keq pėr tė, duke e vlerėsuar me cilėsitė mė negative qė mund t’i atribuojmė njė individi, e megjithatė pėrsėri dashuria vazhdon.
    Kur biem nė dashuri? Psikologjikisht ėshtė treguar se njerėzit janė tė prirur pėr tė rėnė nė dashuri nė momente kur janė gati pėr tė ndryshuar, kur janė gati pėr tė lėnė njė eksperiencė tė kaluar, tė konsumuar dhe kur gjejnė forcėn e gjallė brenda vetes pėr tė bėrė njė eksplorim tė ri, pėr tė ndryshuar jetėn. Njeriu pėrgatitet fizikisht dhe emocionalisht pėr tė zbuluar botėt qė nuk i ka njohur ende, pėr tė realizuar ėndrra dhe dėshira tė cilat i ka shmangur deri mė parė. Prirjet mė tė larta tek njė individ pėr tė rėnė nė dashuri, janė kur ndjehet thellėsisht i pakėnaqur dhe i zbrazur nė atė qė ai ka, e kur brenda tij ka energji tė brendshme pėr tė filluar njė etapė tjetėr. Rėnia nė dashuri ndodh kur takojmė dikė i cili na ndihmon tė rritemi pėr tė realizuar njė mundėsi tė re, pėr tė shkuar nė njė drejtim qė i pėrgjigjet kėrkesave tona tė brendshme, shtytjeve e presioneve qė shoqėria ushtron mbi ne. Kur dashurohemi, nga partneri ynė marrim njė fluks tė pabesueshėm informacioni. Ėshtė njė jetė e tėrė, njė botė e parė nga njė tjetėr dhe qė derdhet brenda teje nė vazhdimėsi. Mendohet tė ketė gjashtė tipa dashurie nė njė marrėdhėnie intime. Shokė tė mirė, njė stil dashurie qė shpreh njė intimitet tė rehatshėm. Dashuria e tyre rritet nėpėrmjet shoqėrisė, raportit dhe varėsisė reciproke. Kjo dashuri reflekton pėrgjigje emocionale tė qėndrueshme dhe tė arsyeshme. Dashuria lojė, martesa pėr kėta individė ėshtė njė sfidė pėr tė mos u mėrzitur. Aventurat, flirtet e grindjet janė pjesė e kėsaj marrėdhėnieje. Dashuria logjike, nė kėtė lloj dashurie individėt pėrqendrohen mbi vlerat praktike qė ekzistojnė nė dashuri. Kėta janė pragmatik dhe zakonisht kanė njė listė tė asaj ēfarė kėrkojnė nga partneri i tyre. Dashuri posesive, kėta individė kanė lėkundje emocionale tė pėrsėritshme nga euforia nė dėshpėrim dhe kanė njė nevojė pėr t’u ndjerė tė zotėruar nga partneri i tyre. Kėrkojnė vazhdimisht siguri dhe janė tė varur nga njėri–tjetri. Dashuri romantike, kėta individė janė tė dashuruar me vetė dashurinė. Dita e tė dashuruarve pėr ta ėshtė shumė e rėndėsishme. Pėr ta dashuria me shikim tė parė ėshtė njė nevojshmėri. Tėrheqja fizike ėshtė e domosdoshme. Dashuria joegoiste ėshtė njė dhėnie fjale, pėrkushtim dhe ushqim i dashurisė. Ne e duam partnerin tonė edhe kur ai na shkakton dhimbje. Pra, kur jemi tė pėrfshirė nė njė lidhje intime duhet tė kemi parasysh se ēfarė lloj lidhje dashurie kemi ose qė mund t’i pėrafrohemi. Ajo ēka vlen pėr t’u theksuar ėshtė se, nė ēdo marrėdhėnie dashurie komunikimi ėshtė mė shumė se i rėndėsishėm ku padyshim pėrfshihen edhe bisedat intime midis ēiftit. Komunikimi i lirshėm dhe pa u grindur ėshtė i vėshtirė, por jo i pamundur. Mesazhi prezantohet tek partneri me qėllim qė t’i pėrgjigjet kėrkesave tė tij. Toleranca dhe mirėkuptimi duhet tė jenė bashkudhėtare tė marrėdhėnies sonė nė ēift. Pėr tė eliminuar kontradiktat dhe mosmarrėveshjet ėshtė mė mirė qė tė ndajmė me njėri–tjetrin nevojat dhe dėshirat tona. Ja disa kėshilla praktike tė cilat na ndihmojnė tė reagojmė gjatė intimitetin, romantizmin nė lidhjen intime. Pėrshėndete partnerin tėnd me njė puthje dhe telefonoji gjatė ditės. Kur je pranė saj/tij kapi dorėn, kur jeni nė publik dėrgoji shikime dashurie. Jeni tė sjellshėm me tė privatisht dhe publikisht, mendoni pėr anėt pozitive tė partnerit, respektojeni pėr atė ēka tjetri bėn, jepini atij /asaj hapėsirat e nevojshme, pėrgjigjuni tjetrit fizikisht dhe frymėrisht. Dashuria na bėn tė duam dhe tė pranojmė njėri-tjetrin ashtu siē ai ėshtė, me tė meta dhe mangėsitė qė ai ka. Njė marrėdhėnie e mirė njerėzore na ndihmon pėr tė arritur mirėqenie fizike, psikike dhe shpirtėrore. Nė fund tė fundit, tė gjithė kemi nevojė pėr njeri-tjetrin.

  2. #2
    Chicago Boss 35% Maska e Al Capone
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Vendndodhja
    Jashte Shtetit
    Postime
    560
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    8
    PO u "semure", nuk te bejn derman keto rrjeshta.

  3. #3
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    ncncncncc e flamosura dashuri

  4. #4
    i/e rregjistruar 20% Maska e Shaban Cakolli
    Anėtarėsimi
    Aug 2010
    Vendndodhja
    Gladbeck, Germany
    Postime
    142
    Reputacioni
    0
    nuk di,dicka po ndjej

  5. #5
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    22
    kisha pas ra e hala s'jom ēu...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. 12 shenjat qe e kuptoni se keni rene ne dashuri...
    Nga Altin111 nė forum ThaSheTheMe
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 04-04-2012, 04:21 PM
  2. Si ta shpėtoni telefonin e rėnė nė ujė?
    Nga olsii nė forum Guida, Kėshilla dhe truke
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-02-2012, 08:11 PM
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2011, 04:58 PM
  4. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-01-2009, 04:06 PM
  5. Foto nga meteori rene ne Argjentine
    Nga ReniX nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-04-2008, 12:45 AM