Receta Gatimi

Semundjet qe paralajmeron djersitja e tepert !!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21

    Ide Semundjet qe paralajmeron djersitja e tepert !!



    Djersitja e tepėrt, pėrveē njė problemi estetik mund tė shkaktojė njė sėmundje tė vėrtetė.


    Pėr mjekėt dermatologė, djersitja e tepėrt, pėrveē se njė sėmundje e lindur, mund tė jetė “sinjal alarmi” pėr ērregullime endokrine, pėrfshirė kėtu sėmundjet e tiroides, sėmundjen e diabetit, por deri dhe te sėmundjet malinje.
    Pėr kėtė mjekėt shpjegojnė se kur sėmundja e djersitjes mund tė quhet e tepėrt dhe si mund tė trajtohet ky problem. Hiperhidrozis (djersitja e shtuar) ėshtė njė sėmundje qė karakterizohet nga sasia e shtuar e djersitjes fiziologjike tė nevojshme pėr tė ruajtur ekuilibrin termik tė organizmit.

    Djersitja
    Djersitja e trupit luan njė rol tė rėndėsishėm nė ruajtjen e temperaturės sė trupit, proces ky qė arrijmė ta kuptojmė tė gjithė, sidomos gjatė muajve tė nxehtė tė vitit. Megjithatė ende nuk ėshtė vendosur ende njė pėrkufizim standard i djersitjes sė shtuar. Sasia e prodhimit tė djersės nė studime ėshtė vendosur nė kufij normal pėrcaktuar mė pak sė 1mL/m²/min deri nė prodhimin e mė pak se 100 mg tė djersitjes nė njė aksile (sqetulle) brenda 5 minutave, ose mė pak se 50 mg brenda 1 minute. Sipas mjekėve, kritika thelbėsore e matjes sė kėtyre parametrave ėshtė fakti qė nuk ėshtė marrė parasysh sipėrfaqja e zonės. Si rrjedhim, njerėz mė tė vegjėl mund tė jenė nėn kėtė pėrllogaritje sasiore nė njė kohė qė vuajnė nga djersitja e shtuar. Pėr qėllime praktike ēdo sasi e djersitjes qė ndėrhyn me aktivitetet e jetės sė pėrditshme, mund tė pėrkufizohet e tė shihet si hiperhidrozis. Simptomat e djersitjes sė shtuar zakonisht fillojnė nė adoleshencė, por mund tė vėrehen dhe mė herėt. Megjithatė mosha mesatare e fillimit tė hiperhidrozės tė sqetullave ėshtė 19 vjeē dhe 13 vjeē pėr hiperhidrozėn e shuplakave. Siē ėshtė vėrejtur nė njė studim, nė disa pacientė prodhimi i djersės mund tė jetė i shtuar rreth 40 herė mbi vlerat normale tė 1 mL/m²/min. Pacientėt paraqiten zakonisht me djersitjen e njė ose mė shumė pjesėve anatomike, siē janė sqetullat (aksilat), pėllėmbėt e duarve dhe kėmbėt, ose fytyra.

    Shfaqja
    Hiperhidrozis ndahet nė hiperhidrozis parėsore ose idiopatike dhe dytėsore, nė varėsi tė shkaqeve tė ndryshme. Ky klasifikim mund tė kategorizohet mė tej duke iu referuar paraqitjes klinike si hiperhidrozis e gjeneralizuar e tėrė trupit ose fokale (e kufizuar). Hiperhidroza parėsore ose idiopatike ėshtė zakonisht e kufizuar dhe haset nė aksila (sqetulla), pėllėmbėt e duarve ose tė kėmbėve dhe fytyrė. Hiperhidroza dytėsore mund tė jetė e lokalizuar ose e pėrgjithshme (gjenerale) duke prekur tėrė trupin. Hiperhidrozis dytėsore, siē e parashtron dhe vetė emri, shkaktohet si rezultat i njė sėrė shkaqesh dytėsore. Kėto shkaqe dytėsore mund tė pėrfshijnė disa gjendje mjekėsore, medikamentet, ose pėrgjigjet e ekzagjeruara fiziologjike ndaj nxehtėsisė, lagėshtirės ose aktivitetit fizik. Hiperhidroza e pėrgjithshme dytėsore vėrehet nė patologji tė ndryshme siē janė: ērregullimet endokrine, pėrfshirė kėtu sėmundjet e tiroides, sėmundjen e diabetit, infeksionet akute ose kronike, sėmundjet malinje dhe sėmundjet e shoqėruara me ērregullime tė mėdha tė sistemit simpatik si: shoku kardiovaskular, pamjaftueshmėria respiratore dhe varėsia nga alkooli dhe droga. Hiperhidroza dytėsore mund tė paraqitet gjithashtu si hiperhidrozis e lokalizuar. Hiperhidroza dytėsore e paraqitur nė mėnyrė lokale lidhet nė mė tė shumtėn e rasteve me dėmtimet neurologjike. Trajtimi i kėsaj sėmundjeje mund tė jetė: lokal, oral, kirurgjikal ose jokirurgjikal. Ēdonjėra nga kėto mėnyra trajtimi ėshtė e ndryshme nė varėsi tė indikacioneve, efikasitetit terapeutik, kohėzgjatjes tė veprimit, efekteve anėsore dhe kostos sė terapisė. Megjithatė trajtimi i hiperhidrozės kėrkon qė tė jetė njė trajtim i individualizuar nė varėsi tė gjendjes klinike dhe nė bashkėbisedim me pacientin nė varėsi tė preferencave tė tyre.

    Trajtimi
    Djersitja ėshtė njė dukuri normale gjatė motit tė nxehtė, ėshtė njė proces natyror dhe ėshtė e pamundur tė ndėrpritet. Por, aromat e pakėndshme mund tė eliminohen me lehtėsi. Vetė djersa nuk kundėrmon, por bakteret tė cilat krijohen nė vendet e djersitura, janė ata tė cilat nė kontakt me ajrin lėshojnė erė tė pakėndshme.

    Depilimi
    Pėr kėtė arsye, depilimi ose heqja e qimeve nė vendet qė djersiten, ėshtė hapi i parė nė luftė ndaj erėrave tė pakėndshme. Largimi i qimeve pengon mbajtjen e djersės dhe ndryshimin e pėrbėrjes sė saj kimike.
    Pastrimi
    Pastrimi i rregullt, disa herė nė ditė, po ashtu ndihmon shumė, por uji duhet tė jetė i vakėt, pasi qė flladitja e sipėrfaqes sė lėkurės, krijon efekt tė kundėrt. Nėse bėni dush me ujė tė ftohtė, trupi tenton ta rikthejė sa mė shpejt temperaturėn, nxehet dhe atėherė sėrish filloni tė djersiteni.
    Deodorantet
    Deodorantet ėshtė mirė tė pėrdoren pas pastrimit, ndėrsa shmangni parfumet e rėnda, sidomos gjatė ditėve tė nxehta tė verės. Disa nga shkaqet e djersitjes:
    - Shkaqe neurologjike
    - Hiperhidrozis e pėrgjithshme
    - Sėmundja parkinson
    - Dėmtim i kordave spinale
    - Aksidente cerebrovaskulare
    - Shkaqe endokrine
    - Hipertiroidizėm
    - Hiperpituitarizėm
    - Diabet
    - Menopauza
    - Shtatzėnia
    - Sindromė karcinoide
    - Hiperhidrozis dytėsore
    - Infeksione
    - Shkaqe kardiovaskulare
    - Shok
    - Pamjaftueshmėri kardiake
    - Pamjaftueshmėri respiratore
    - Medikamente
    - Shkaqe toksike
    - Alkoolizmi
    - Abuzim me substancat
    - Shkaqe malinje

  2. #2
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    po esht dikun kjo tem moj labe me sa me kujtohet dhe kemi diskutu !

  3. #3
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    jo erina ... kerkova , dhe ska qen me par kjo tem

    kemi diskutuar ktu http://www.lirenti.com/threads/13752...B-djers%C3%ABs
    te lutem shum ..... mos ma ofendo kujtesen

  4. #4
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    hahahha ok soryyyyyyyy

  5. #5
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    ska gjeeeee

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrdorimi i tepėrt i smartphonė dėmton shėndetin
    Nga vaaldr1n nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-06-2012, 11:23 PM
  2. Higjiena e tepėrt ėshtė e dėmshme
    Nga ardona nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-03-2012, 04:49 PM
  3. Kafeja e tepert te femrat perben rrezik
    Nga labja nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-08-2011, 01:02 PM
  4. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-01-2010, 06:14 PM
  5. Kremi i tepėrt shkakton infeksion
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-11-2009, 10:15 AM