Impotenca mund tė shfaqet nė ēdo moshė, por vihet re akoma mė shumė me rritjen e saj. Studimet e fundit tregojnė qė gjysma e meshkujve me moshė 40-70 vjeē kanė njė problem tė tillė.

Ēfarė ėshtė impotenca?
Kjo mund tė shpjegohet kėshtu: pavarėsisht dėshirės pėr marrėdhėnie seksuale, mosarritja e fortėsimit tė duhur ose pamundėsia e vazhdimit tė marrėdhėnies. Ēdo person herė pas here mund tė ketė njė problem tė tillė. Ajo qė ėshtė e rėndėsishme pėr diagnozė tė sėmundjes ėshtė koha. Nėse problemi vazhdon pėr mė shumė se 6 muaj, atėherė themi se personi ka impotencė.

A duket problemi i impotencės vetėm tek moshat e mėdha?
Jo. Ai shfaqet mė tepėr mbi moshėn 40 vjeē, por mund tė shfaqet nė ēdo moshė. Sipas njė studimi tė fundit gjysma e meshkujve me moshė 40-70 vjeē, herė pas here kanė probleme me ereksionin ose nuk mund ta vazhdojnė atė mjaftueshėm. Shkaku i impotencės te moshat e mėdha janė sėmundjet e moshės si hipertensioni.
Cilat janė shkaqet e impotencės?

Shkaqet ndahen nė dy grupe: faktorė organik dhe psikologjikė. Faktorėt organikė janė sėmu*ndjet e zemrės dhe enėve tė gjakut, hipertensioni, diabeti, skleroza multiple, sėmundja Alzheimer. Njė shkak tjetėr organik janė traumat. Nėse trauma prek shty*llėn kurrizore dhe krijohet njė prerje qė prek palcėn, atėherė mund tė shfaqet problemi i impotencės. Ērre*gullimet hormonale si p.sh niveli i ulėt i testoste*ronit ėshtė njė faktor tjetėr qė shkakton impotencė. Edhe operacionet janė njė faktor ndikues i rėndėsishėm. Sidomos gjatė operacioneve tė zemrės ose enėve tė gjakut ndikohet pjesa e organit qė ėshtė e rėndėsishme pėr ereksion.

Si vihet diagnoza?
Si fillim merret anamneza e pacientit pėr tė ditur zhvillimin seksual tė personit qė nga fėmijėria, si edhe sėmundjet e kaluara. Mė pas kėrkohen disa analiza si glicemia, prolaktina dhe testosteroni, si edhe testet qė pėrfshijnė sistemin kardiovaskular. Pėrveē kėtyre personi vlerėsohet nga njė psikolog. Psikologu vlerėson nėse ka probleme martesore, ekonomike apo stresuese. Psikologu krijon njė ide paraprake rreth personit duke kryer disa teste tė vogla psikologjike. Njė gjė e rėndėsishme ėshtė nėse impotenca ėshtė shfaqur menjėherė apo pėr njė kohė tė gjatė. Nėse impotenca ėshtė shfaqur pas njė kohe tė gjatė, nė kėtė rast mendohen mė tepėr faktorėt organikė. Nėse impotenca ka ndodhur menjėherė, atėherė mendohet mė tepėr tė jetė psikologjike. Nėse pacienti thotė qė kur ėshtė vetėm nuk ka probleme me impotencėn, por kur ndodhet pranė partnerit nuk arrin dot fortėsimin e duhur, atėherė mund tė mendojmė mė tepėr arsye psikologjike.

A mund tė paraqiten sė bashku faktorėt organikė dhe psikologjikė?
Po. Ndonjėherė nuk arrijmė tė dallojmė nėse shkaku ėshtė organik apo psikologjik. Atėherė mund tė pėrdoret testi i gjumit. Gjatė testit tė gjumit pacienti vihet tė paktėn tre herė nė gjumin e thellė. Gjatė gjumit tė thellė, i cili zgjat 30 minuta, normalisht ēdo mashkull duhet tė ketė ereksion. Pra me anė tė testit tė gjumit vihet re nėse personi ka ereksion apo jo. Testi ėshtė tepėr i thjeshtė. Pacienti vihet nė dhomėn e testit tė gjumit. Njė aparat i vogėl lidhet te kėmba e pacientit dhe dy aparate tė tjera qė dalin nga aparati kryesor, vihen mbi penis. Stimuluesit qė vijnė nga aparatet, regjistrohen nė kompjuter. Kėshtu arrihet tė kuptohet sa ereksione kanė ndodhur gjatė natės, kohėzgjatja e tyre dhe sa fortėsim ka ndodhur te koka dhe trupi i penisit. Kėto tė dhėna na japin informacion tė saktė rreth pacientit.

A aplikohet ky test tek ēdo njeri?
Jo. Ky test bėhet vetėm pėr personat e rinj dhe pėr rastet e vėshtira pėr diagnozė. Gjithashtu nėse planifikohet tė kryhet operacioni i protezės, ky test duhet bėrė patjetėr.

Si trajtohet sėmundja?
Nėse problemi ėshtė psikologjik, atėherė zbatohet trajtim sjelljeje. Nė kėtė rast faktori kryesor janė situatat qė e kthejnė marrėdhėnien nė frikė. Dmth nėse personi e ka pėrjetuar njė herė kėtė problem, ai mund tė ketė frikėn qė mund tė ndodhi pėrsėri dhe nėse kjo fiksohet nė mendje, atėherė personi fillon tė pėrjetojė atake paniku nė marrėdhėnie. Kjo situatė mund tė zgjidhet vetėm me terapi sjelljeje. Nė kėtė terapi paraqiten detyrat qė duhet tė zbatojė ēdo partner i ēiftit. Nė fillim prekje dhe mė pas masazh pa kryer marrėdhėnie. Kėshtu ēiftet hap pas hapi arrijnė nė sukses.

Si trajtohen shkaqet organike?
Nėse niveli i hormonit ėshtė i ulėt, ai mund tė zėvendėsohet. Pavarėsisht dėshirės nėse personi nuk arrin ereksionin e duhur mund tė pėrdoren edhe barna si Viagra, Levitra, Cialis.

A duhet patjetėr rekomandim nga mjeku pėr pėrdorimin e ilaēeve?
Po , sepse secili prej tyre ka efektin dhe kohėn e vetė tė pėrdorimit. Pėr shėmbull Viagra mund tė krijojė ereksionin e duhur vetėm pas 30 minutash ose njė ore. Kurse Levitra mjafton tė merret vetėm 15 minuta para marrėdhėnies. Efekti i tė dy barnave zgjat 5-6 orė. Ēdo barnė ka efekt dhe kohėzgjatje tė ndryshme, prandaj duhet marrė patjetėr rekomandimi i mjekut pėr pėrdorimin e ilaēit tė duhur.

Cilėt persona mund tė operohen?
Nėse medikamentet nuk kanė efekt, atėherė mund tė bėhen injeksione nė trupin e penisit. Pacienti e kryen vetė injeksionin para marrėdhėnies. Pacientėt kardiak qė janė duke pėrdorur nitrat nuk mund tė marrin medikamentet e sipėrpėrmendura.

Kėta pacientė mund tė pėrdorin injeksionin. Proteza ėshtė zgjidhja e fundit qė rekomandohet kur asnjė nga trajtimet e mėsipėrme nuk ka qenė efektiv. Pacienti duke bashkėbiseduar me mjekun urolog, zgjedh njė nga protezat me pompė dhe tė pėrkulshme. Operacioni pėrdoret gjithashtu pėr tė zgjidhur problemet si dhimbje gjatė ereksionit dhe pėrkulje penisi. Nė Spitalin Amerikan, ekipi i urologjisė realizon suksesshėm ndėrhyrjet kirurgjikale pėr zgjidhjen e impotencės.

Nėse personi e ka pėrjetuar njė herė kėtė problem, ai mund tė ketė frikėn qė mund tė ndodhė pėrsėri dhe nėse kjo fiksohet nė mendje, atėherė personi fillon tė pėrjetojė atake paniku gjatė marrėdhėnies.


Burimi: Telegrafi