Po vjen ma i madhi



Philip Kotler po vjen nė Prishtinė me konceptin mė tė ri: Marketingu 3.0
I gjithė sektori i marketingut nė Kosovė i ka sytė drejt datės 29 maj, kur nė Prishtinė vjen eksperti botėror i marketingut strategjik - Philip Kotler.

Kjo ngjarje e madhe pėr shumė kė ėshtė vetėm njė mundėsi, ndėrsa pėr ata qė synojnė tė mbesin nė tregun e marketingut ėshtė njė ėndėrr. Philip Kotler ėshtė i guru i marketingut i cili mbetet lider nė zhvillimin e konceptit tė marketingut. Librat e tij pėrdoren nė mė shumė se 150.000 universitete nė tėrė botėn.

Para mė shumė se 35 viteve ai i prezantoi botės formulėn e mirėnjohur tė marketingut 4P, qė nga anglishtja pėrkthehen nė: produkti, ēmimi, vendi dhe promovimi (Product, Price, Place, Promotion).

Ndėrsa nė vitin 2012 ai do t’i prezantojė Kosovės, sikurse gjithė vendeve tjera nė botė, marketingun e bazuar nė vlerė, ose tashmė i njohur si Marketingu 3.0. Sipas kėtij modeli, marketingu dikur ishte i bazuar nė reklamė, pastaj nė identifikimin dhe plotėsimin e nevojave tė konsumatorit, por tani marketingu ka tė bėjė me pėrfshirjen e konsumatorit.

“Marketingu 3.0 do tė thotė krijimi i vlerės pėr konsumatorin,” thotė profesori Philip Kotler.

Ato qė janė thėnė nė librin e tij tė fundit ‘Marketing 3.0’ do tė diskutohen me pjesėmarrėsit e konferencės mė 29 maj nė Prishtinė. “Sot duhet vrapuar mė shpejtė pėr tė qėndruar nė tė njėjtin vend”