“Vrasjet brenda familjes, burgim te perjetshem”


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1

    “Vrasjet brenda familjes, burgim te perjetshem”

    Receta Gatimi

    “Vrasjet brenda familjes, burgim te perjetshem”

    E Marte, 11 Dhjetor 2007

    Burgim i perjetshem pa asnje tolerim per te gjithe ata qe kryejne krime brenda familjes. Keshtu propozoi ne seancen e djeshme plenare kryeministri Sali Berisha, teper i shqetesuar per shkak te fenomenit te vrasjeve te shpeshta brenda familjes kohet e fundit. Ne fakt kryeministri beri nje lapsus duke kerkuar denim me vdekje, por e rregulloi menjehere duke qene se ligjet shqiptare nuk e parashikojne nje denim ne tille, i cili eshte hequr qe ne vitin 1996, si kusht per anetaresimin ne Keshillit te Evropes. “Ju bej thirrje te gjithe grupeve parlamentare te marrin nje nisme urgjente per ndryshimin e Kodit Penal qe te parashikojne denimet me te rrepta qe ekzistojne ketu per krimin ne familje”, tha kreu i ekzekutivit, duke krahasuar se vdekje kaq te shumta nuk kane ndodhur as kur ka rene murtaja. Kryeministri pohoi se vrasjet e shpeshta brenda familjes jane sirena turpi per Shqiperine dhe me rendimin e denimit per krime te tilla, shifrat alarmante do te ulen. Opozita u shpreh e gatshme te mbeshtese nisma te tilla, por akuzoi se pergjegjesia bie e tera mbi qeverine.

    “Menduam se do kishe ndonje nisme konkrete, por vetem propozime bere. Duhet ta dini se varferia eshte nje nga burimet e medha te dhunes, vec ceshtjeve te tjerave. Ligjet ti bejme, jemi te gatshem dhe ti ndryshojme, por ato duhen zbatuar, jo te rrine kot”, reagoi kryetarja e grupit socialist Valentina Leskaj. Sipas saj, deri me sot, asnje nga masat qe ka marre Kuvendi, si ligji per barazine gjinore, nuk kane funksionuar pasi nuk zbatohen. Per kete arsye, Leskaj u shpreh e gatshme per mbeshtetje, me kushtin e vetem qe zbatimi te jete i sigurte e monitorohet. I vetmi qe doli kunder ashpersimit te denimit per krimin ne familje ishte ish ministri i jashtem Besnik Mustafaj. Deputeti demokrat kritikoi menyren se si Kryeministri kerkoi te frenoje krimin ne familje, si dhe opoziten qe u shpreh e gatshme ta mbeshtese.

    “Krimi ne familje eshte tregues i nje niveli te ulet te kultures e mentalitetit. Nese e emancipojme shoqerine me represion nuk me duket e drejte. Une jam kunder. Nuk zgjidhen problemet me ndryshimin e kodit penal ka menyra te tjera. Ndersa ministri i Kultures Ylli Pango verejti se ekzistenca e armeve, imitimi dhe media kane ndikim ne shtimin e dhunes brenda familjes, pa perjashtuar drejtesine e cila ne shume raste nuk merr vendime te drejta. Me konsensus duke reaguar me ne fund ndaj vrasjeve thuajse te perditshme brenda familjes politika vendosi te ndryshoje Kodin Penal. Propozimet per ashpersimin e denimeve per ata qe kryejne krime ne familje do te sillen nga Ministria e Drejtesise. Per tu votuar duhen plot 84 vota te deputeteve, numer qe kete here nuk do te jete i veshtire per tu mbledhur, duke qene se e tere politika eshte dakort.

    Ndryshimi

    Denim i perjetshem per ata qe kryejne krime ne familje. Ministria e Drejtesise u caktua dje qe te sjelle me urgjence ne Kuvend ndryshimin e Kodit Penal per te dhene denimin maksimal qe ka Shqiperia per krimin brenda familjes.

    Votat

    Per te miratuar ndryshime ne Kodin Penal duhen 84 vota. Numer qe nuk do te jete problem per te ashpersuar denimin per krimin ne familje, duke qene se thuajse te gjithe forcat politike ishin dakort qe votonin nje nisme te tille ligjore.

    Sali Berisha:

    “Ju bej thirrje tere grupeve parlamentare te marrin nisme ligjore per ndryshimin e Kodit Penal qe te parashikoje denimet me te rrepta qe ekzistojne ne Shqiperi, per krimin ne familje. Te behet nje strategji kombetare. Vdekje te tilla nuk kane as kur ka rene murtaja. Nese percaktojme denimin me vdekje, me falni te perjetshem per vrasjen e familjarit, ta shihni si do bien keto krime”.

    Erion Brace:

    “Kur e solle ti nje nisme te tille dhe ne se votuam”.

    Sali Berisha:

    “Duhen 84 vota ndaj dhe duhet te biem dakord”.

    Valentina Leskaj:

    “Sot qe eshte dita e te drejtave te njeriut mendoja se kryeministri do vinte me nisem konkrete, por jo. Nuk ka ndonje deputet socialist qe te mos jete kunder dhunes ne familje. Varferia nje nga burimet e medha te dhunes, pervec te tjerave. Nuk eshte ceshtja qe bejme ligje, ato duhen zbatuar. Ne jemi dakord po ligjet nuk duhen bere per demagogji, te behen te zbatueshme”.

    Sali Berisha:

    “Kjo qe po ndodh me ne, nuk ka ndodhur ndonjehere. Ministria e drejtesise do te sjelle me urgjence propozimet per votim”.

    Besnik Mustafaj:

    “Menyra si e ngriti Kryeministri dhe gatishmeria e opozites eshte e gabuar. Krimi ne familje eshte tregues i nje niveli te ulet te kultures e mentalitetit. Nese e emancipojme shoqerine me represion s’me duket e drejte. Ka menyra te njohura, nga parandalimi e kultura e shoqerise shqiptare. Nuk zgjidhen problemet me ndryshimin e kodit penal. Jam kunder”.

    Ylli Pango:

    “Faktoret kryesore jane ekzistenca e armeve, imitimi dhe media-violenca. Media krijon modele imitimi dhune ne familje. Modeli me i fundit eshte drejtesia qe e ka denuar lehte. Sistemi i drejtesise eshte kryesorja”.

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e ingal
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Durrės
    Postime
    1,351
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    14

    Re: “Vrasjet brenda familjes, burgim te perjetshem”

    nuk besoj se do te behet kjo gje

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-03-2012, 11:25 AM
  2. Vrasjet nė Devoll, aksion pėr kapjen e autorit
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-01-2010, 07:55 PM
  3. Torturat dhe vrasjet e shqiptarėve nė Greqi
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-11-2007, 05:56 PM
  4. Tė mendojme pėr shenjterine e familjes
    Nga ReniX nė forum Komuniteti i krishterė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-12-2006, 12:25 AM