Receta Gatimi

Pėrplasja e madhe qė do zhvendosė sistemin diellor (foto)


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Cool Pėrplasja e madhe qė do zhvendosė sistemin diellor (foto)


    Kemi kohė tė sistemojmė jetėt tona, para pėrplasjes galaktike ku do tė pėrfshihet Rruga e Qumėshtit dhe galaktika e Andromedės. Sa kohė kemi nė tė vėrtetė? Pak a shumė 4 miliard vite, aq sa ėshtė edhe mosha e Tokės.

    Shkencėtarėt e NASA-s pretendojnė se nė kėtė fazė, mund tė parashikohet me siguri pėrplasja mes galaktikės tonė dhe asaj tė Andromedės, qė aktualisht ndodhet 2.5 milion vite dritė larg nesh.

    Shkencėtarėt mbikqyrin prej vitesh galaktikėn e Andromedės nga Teleskopi Shkencor i Institutit tė Baltimoras nė Shtetet e Bashkuara. Sipas tyre, Andromeda dhe Rruga e Qumėshtit, (galaktika qė i pėrkasin Grupit Lokal e qė pėrbėhet nga qindra galaktika tė tjera) do pėrplasen pas 4 miliard viteve. Rezultati; Dielli ynė do tė zhvendoset nė njė pjesė tjetėr tė galaktikės sonė. Por megjithė pėrplasjen, Toka dhe i gjithė sistemi ynė diellor nuk rrezikon gjė, edhe pse pėrplasja do tė ndodhė me shpejtėsinė e llahtarshme prej 1.9 milion kilometra nė orė.




    Lėvizjet e Andromedės u zbuluan falė teleskopit Hubble. Studiuesit thonė se ajo po afrohet drejt Rrugės sė Qumėshtit me shpejtėsinė 400 kilometra nė orė. Pas dy miliard vitesh, Andromeda, e cila aktualisht ka formė spirale, ashtu si edhe Rruga e Qumėshtit, do tė marrė formėn eliptike, si pjesa mė e madhe e galaktikave tė tjera.

    Po NE ku do tė jemi? Nė fakt, sipas shkencėtarėve amerikanė, Toka “gjatė pėrplasjes sė madhe” do tė jetė e pabanueshme. Ata thonė se Dielli ynė, pas 1 miliard vjetėsh do tė rrisė radioaktivitetin duke e bėrė ngadalė-ngadalė tė pabanueshėm planetin tonė. Ndėrsa 2 ose 3 miliard vite pas pėrplasjes sė Andromedės me Rrugėn e Qumėshtit, Dielli ynė pritet tė shuhet, duke gllabėruar Tokėn, pasi mė parė e ka shndėrruar atė nė njė shkretėtirė tė zjarrtė.

    burimi: TOP-CHANNEL

  2. #2
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    do pėrplasen pas 4 miliard viteve.
    Ma merr mendja se do kem vdekur deri atehr...

    keto jane muhabete kafenesh

  3. #3
    The World Anėtar Nderi Maska e Erdi
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    n'Toke
    Postime
    1,229
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    Kjo do te ndodh.. por PAS 4 MILIARD VITESH... , nuk eshte per tu friksuar.

  4. #4
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Erdi Lexo postimin
    Kjo do te ndodh.. por PAS 4 MILIARD VITESH... , nuk eshte per tu friksuar.
    Perkundrazi duhet te friksohemi se ndoshta fillon ndonje lufte e 3-te botrore ose ndonje beteje kundra Alienve dhe tak-fak erdhi funi i botes xDD

  5. #5
    The World Anėtar Nderi Maska e Erdi
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    n'Toke
    Postime
    1,229
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Arjol Lexo postimin
    Perkundrazi duhet te friksohemi se ndoshta fillon ndonje lufte e 3-te botrore ose ndonje beteje kundra Alienve dhe tak-fak erdhi funi i botes xDD
    Joooo bree, mos u tut per fundin e botes.!! se NA TREGON FISI MAYYAAAAA
    hahahhaha

  6. #6
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Ne Itali ka 1 muaj qe nuk po pushon se reni termet keshtu qe kemi pak shanse per perplasje galaktike

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Anija Voyager-1 arrin nė kufirin e Sistemit Diellor
    Nga gjendar nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-01-2012, 07:47 PM
  2. India zhvillon sistemin e saj operativ
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 05:41 PM
  3. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-08-2009, 09:00 AM
  4. Perplasja tragjike!
    Nga ReniX nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-06-2008, 06:56 PM

Etiketat pėr kėtė Temė