Emri i tij ka figuruar mes kėngėtarėve pjesėmarrės nė Festivalin e 46-tė tė kėngės, ndėrsa mė pas mėsojmė, se Blero nuk do tė jetė mė pjesė e kėtij eventi. Sipas thashethemeve tė dala nga burime jo zyrtare tė Festivalit, kėngėtari ėshtė “pėrzėnė” nga ky aktivitet, pasi menaxheri i tij ka ofruar para pėr t’i dhėnė ēmimin e parė. * *
Duket se vetė Blero ka njė tjetėr variant pėr largimin e tij nga gara e festivalit. Kėngėtari ka bėrė gjithēka publike nė internet nė “albaniac.com”, ku pėrmes njė e-maili akuzon drejtuesit e Festivalit, se i kanė shitur ēmimet e kėtij aktiviteti. I kontaktuar gjithashtu nga gazeta “Panorama”, Blero shprehet se gjithēka ėshtė publikuar nga “albaniac” ėshtė e vėrtetė. “Unė e kam kuptuar qė nė atė festival, ka parregullsi”, tregon Blero i cili shton se i di emrat e fituesve tė festivalit dhe ka informata tė sakta, por nuk dėshiron t’i pėrmendė ata. “Arsyeja ėshtė shumė e thjeshtė; edhe kėsaj radhe nuk mungon korrupsioni dhe padrejtėsia nė kėtė festival. Unė isha nė Tiranė pėr rreth njė javė duke u ushtruar dhe pėrgatitur “Festivalin e Madh”, kur njė person anonim me tregoi me fakte, se gjithēka ėshtė vendosur para kohe, tre ēmimet e para janė tė vendosura nga vetė udhėheqja e festivalit”, shkruan kėngėtari nė “albaniac”.

Edmond Zhulali: Ai u largua vetė
Drejtori artistik i Festivalit, Edmond Zhulali i pyetur nga gazeta nė lidhje me largimin e Bleros ėshtė shprehur shkurtimisht: “Ai u largua vetė. Arsyet janė tė tijat”. Kaq ka preferuar tė komentojė pėr momentin drejtori i festivalit tė sivjetshėm.


Ēmimi i parė te Greta Koēi???

Ornela Caci

Ka startuar mbrėmė nė sallėn e Pallatit tė Kongreseve, Festivali i 46-tė i Kėngės nė RTSH. E ndėrsa nė natėn e parė kemi parė tė performojnė live emra tė njohur kėngėtarėsh, por edhe tė rinj, nata e dytė do tė prezantojė pėrpara publikut, pjesėn tjetėr tė konkurrentėve. Por siē ndodh shpesh nė tė tilla evente, pėrveē pjesės zyrtare dhe anės spektakolare, kur bėhet fjalė pėr njė garė, interes shfaq edhe ajo qė ndodh pas kuintave. Thashethemet dhe fjalėt qė fliten nėpėr korridore duket se nė tė tilla momente, marrin po aq rėndėsi sa edhe vendimet zyrtare. Sidomos kur edhe vetė kėngėtarėt rrinė gjithė sy e veshė pėr tė mėsuar qoftė edhe njė fjalė pėr fatin e kėngės sė tyre. Pa dashur aspak tė ulim vlerat e Festivalit kombėtar dhe tė vetmit aktivitet muzikor live, duket se shpesh pėr ne gazetarėt, pjesa e thashethemeve apo edhe e bisedave tė lira mes kolegėve, bėn tė zbulojmė diēka mė shumė. Pėr tė mbėrritur tek finalja dhe ēmimi i parė. Edhe pse shumica e artistėve, nė intervista shprehen se e rėndėsishme ėshtė pjesėmarrja dhe prezantimi dinjitoz, pėr tė gjithė triumfi me njė ēmim duket se ka tė njėjtėn rėndėsi, e ndoshta edhe mė tepėr. Pa dashur aspak tė bėjmė rolin e parathėnėsit (sidomos pa u prezantuar ende tė gjitha kėngėt konkurrente), duke iu referuar fjalėve qė qarkullojnė mes artistėve, duket se kėtė vit emri mė i pėrfolur ėshtė ai i kėngėtares Greta Koēi dhe i kompozitorit Flamur Shehu. Ky fakt i ka irrituar kėngėtarėt big tė skenės, tė cilėt nė bisedat me njėri-tjetrin e shohin tė padrejtė fitoren e kėngėtares Koēi. Sepse siē dihet tashmė, nuk bėhet fjalė vetėm pėr ēmimin, por edhe pėr pėrfaqėsimin e Shqipėrisė nė “Eurosong”. Dhe mė shumė se njė kėngėtare e re sipas tyre, kėtė fat duhet ta kenė profesionistėt mė dinjitozė tė skenės. Por tė njėjtėt zėra, qė lidhen me emra tė njohur kėngėtarėsh, pohojnė se kompozitori Flamur Shehu po i bėn tė gjitha lėvizjet e duhura, pėr ta dėrguar kėngėn e tij nė Beograd. Dhe kur thuhet lėvizje, do tė thotė diēka mė tepėr se kompozimi i notave muzikore. Flitet se duke u nisur nga pozicioni i tij partiak, (shumė pranė Partisė Demokratike nė pushtet), por edhe nga posti i tij si drejtor i Pėrgjithshėm i Arteve nė Ministrinė e Kulturės, kompozitori Flamur Shehu i ka tė gjitha mundėsitė pėr tė qenė pėrfaqėsuesi i Shqipėrisė nė Festivalin Evropian tė Kėngės. Nga ana tjetėr, duket se prezenca e tij nė zyrat e drejtuesve tė Festivalit nuk ka rėnė aspak pėr mirė nė sytė e kėngėtarėve pjesėmarrės, tė cilėt tashmė vėnė nė dyshim edhe punėn e objektivitetin e jurisė.


Greta Koēi: “Hyjmė pėr tė fituar”

Pėr tė dytin vit radhazi pjesėmarrėse nė festivalin e Kėngės nė RTSH, kėngėtarja Greta Koēi pohon, se kėtė vit misioni i saj ėshtė trofeu dhe pėrfaqėsimi nė Festivalin Evropian tė kėngės. “Sigurisht pas dy ēmimeve (“Mikrofoni i Artė” dhe “Top Fest”) qėllimi im ėshtė fitorja”, shprehet kėngėtarja e shoqėruar dhe menaxhuar nga prindėrit e saj. Ajo tregon gjithashtu, se ka njė kėngė shumė tė arrirė si nė kompozicion, ashtu edhe nė vargjet e shkruara nga Jorgo Papingji dhe Agim Doēi. Gjithashtu, Greta Koēi e cila do tė performojė sonte nė mbrėmje live, nė sallėn e Pallatit tė Kongreseve, pohon se ka menduar nė detaje edhe pėr *elementėt skenikė, duke premtuar njė prezantim tė suksesshėm. Kjo ėshtė e para herė qė Greta kėndon njė kėngė tė njė kompozitori tjetėr dhe jo tė Genti Lakos i cili kėtė rradhė ka zgjedhur Mariza Ikonomin pėr tu pėrfaqėsuar nė festival.


Elsa dhe Pirro, shkėlqejnė edhe nė prezantim

Gjithmonė njė pikė delikate, duket se kėtė vit prezantimi i festivalit tė Kėngės, ka qenė njė prej pikave mė tė forta. Gjetja e regjisorit Pali Kuke dhe e drejtorit artistik Edmond Zhulali, ka qėlluar e duhura. Tė suksesshėm nė muzikė tė dy kėngėtarėt kanė treguar nė natėn e parė tė festivalit, se dinė tė jenė po aq tė arrirė edhe si prezantues, duke sjellė njė prej ēifteve mė tė suksesshėm nė skenėn e Festivalit vitet e fundit. Gjatė provave Elsa ka qenė vazhdimisht e shoqėruar edhe nga e motra siē e shihni edhe nė foto.


Kėngėtarėt ndėrhyjnė tek anėtarėt e jurisė

Gjithmonė ka pasur dhe do tė ketė kontestime. Gjithmonė ka pasur dhe do tė ketė thashetheme, qė qarkullojnė korridoreve apo zyrave. Pėr kėtė jemi tė sigurt. Megjithatė, duke vlerėsuar pjesėmarrjen e emrave dinjitozė nė jurinė e Festivalit tė 46-tė tė Kėngės, ne shpresojmė qė ata do tė jenė realistė nė vlerėsimet e tyre, duke synuar prezantimin sa mė serioz tė Shqipėrisė nė Beograd. Pasi i kanė dėgjuar kėngėt, anėtarė tė ndryshėm tė jurisė janė shprehur se nė kėtė Festival ka kėngė vėrtet shumė tė mira, ashtu sikurse ka edhe krijime, qė ndoshta nuk meritonin tė ishin aty. Megjithatė, duke e cilėsuar si njė prej festivaleve nė tė cilin gjejmė tė rikthehen emra tė njohur dhe big tė muzikės sonė, besojmė dhe shpresojmė edhe nė njė vlerėsim korrekt tė jurisė. Por nuk mund tė mohojmė se edhe kėtė vit nuk kanė munguar kėngėtarėt, qė janė pėrpjekur tė ndėrhyjnė me mėnyra tė ndryshme tek anėtarėt e jurisė, pėr tė fituar ēmimin.

Kodi:
http://www.rtsh.al/festivali