Tė gjithė kemi preferencat tona pėr frutėn mė tė shijshme. Kjo edhe pa e ditur se brenda njė kokrre lajthie apo ulliri, gjenden vitamina tė shumta, qė ndihmojnė organizmin tė punojė nė mėnyrė tė shėndetshme. Pa e ditur se me lėngun e degėve tė dardhės, mund tė ulim temperaturėn qė i ka kaluar tė 40 gradėt, edhe pse kemi pirė antibiotikė pa fund. Apo, se me ēajin qė pėrftohet nga thana, manat, degėt e ullirit mund tė kurohen sėmundje tė tilla si mėlēia, ulēera nė stomak, skleroza, etj. Madje ka fruta tė cilat rekomandohen nga Mjekėsia Popullore edhe pėr kurimin e sėmundjeve mė tė rėnda, si ato tė zemrės, tensioni, anemia, kanceri.

Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, mbi tė cilėn bien dakord, si Mjekėsia Popullore, ashtu edhe ajo moderne e ditėve tė sotme, lidhet me faktin se nė tryezėn tonė nuk duhet tė mungojnė nė asnjė vakt frutat. Larmia e tyre duhet tė jetė e madhe, kjo edhe pėr faktin se organizmi i njeriut asimilon gjithēka, duke i shndėrruar ato nė vitaminat dhe karbohidratet bazė pėr mirėfunksionimin e tė gjitha organeve. Pikėrisht pėr kėtė arsye, gazeta "Tirana Observer" pėrmbledh nė numrin e sotėm, njė suplement tė veēantė pėr tė gjitha frutat, qė pėrdoren nga Mjekėsia Popullore pėr kurimin e sėmundjeve tė ndryshme. Kush janė 28 frutat bazė, si pėrgatitet ēaji kurues, cilat janė sėmundjet qė ato shėrojnė dhe sa ėshtė kohėzgjatja e zierjes, masa e duhur dhe si duhet pirė ēaji. Rastet nė tė cilat duhet pėrsėritur kura me ēajrat e frutave, si dhe ndarjet sipas kategorisė, nė frutat tė cilave iu zihen rrėnjėt dhe kėrcelli, dhe ato tė cilave iu zihen lėkurat, apo edhe vetė kokrrat.

1. ULLIRI

Jo mė kot, ulliri ėshtė cilėsuar si njė ndėr bimėt mrekulluese. Gjethet e ullirit dhe lėvoret e degėve pėrmbajnė taninė dhe kanė shije tė hidhur. Ato kanė veti rrudhėse, tonike dhe antipiretike. Pėrdoren me rezultate shumė tė mira kundėr arteriosklerozės, tensionit tė lartė tė gjakut dhe nė rastet e sėmundjeve me temperaturė. Ato kanė veti direkte dhe pakėsojnė sasinė e sheqerit nė gjak.

Kuron:
1-Arteriosklerozėn
2-Tensionin e lartė
3-Ul temperaturėn e lartė
4-Pakėson sasinė e sheqerit nė gjak
5-Rregullon metabolizmin
6-Rekomandohet pėr ekzemat nė lėkurė
7-Kuron stomakun

Si pėrgatitet ēaji:
Merren 40-50 copė gjethe dhe vihen tė zihen nė gjysmė litri ujė derisa tė mbeten ¾ e sasisė sė ujit. Nga ēaji i pėrgatitur pihen 1-2 filxhanė ēaji nė ditė, pasi filtrohet dhe i shtohet sheqer. Kokrrat e ullirit bėjnė mirė kur i konsumojnė ata qė vuajnė nga sėmundja e sheqerit. Ėshtė e kėshillueshme qė diabetikėt tė hanė sidomos kokrra jeshile, tė cilat shuajnė etjen qė shkakton diabeti.
Ēaji pėr tensionin
Ēaji fillimisht pėrgatitet me 20 gjethe ulliri nė njė litėr ujė. Pastaj shtohen nga 5 gjethe ēdo ditė, derisa tė arrihen nė 120 gjethe. Nė tė gjitha rastet ēaji zihet derisa tė mbeten ¾ e ujit. Prej tij pihen dy gota: Njė nė mėngjes para buke dhe njė nė darkė para gjumit.
Pėr stomakun
Merren 100 gjethe ulliri dhe zihen nė njė litėr ujė derisa tė pėrgjysmohet sasia e ujit. Pasi kullohet, pihet nga njė filxhan esėll nė mėngjes.

2. MANI I ZI

Manat pėrmbajnė rreth 9% sheqer, acide organike, taninė, kripėra tė ndryshme etj. Nė ditėt e ngrohta tė verės ato pėrdoren pėr tė shuar etjen. Pekmezi (shurupi i manave) pėrdoret nė stomatitet dhe faringitet. Nė kėto raste lyhet goja dhe gryka me pekmez, sidomos nė darkė para fjetjes. Pekmezi pėrdoret gjithashtu nė mjekimin kundėr anemisė, duke u dhėnė fėmijėve ose tė rriturve nga 2-3 lugė gjelle nė ditė. Manat e papjekura pėrdoren pėr luftimin e krimbave parazitarė tė aparatit tretės.

Kuron:
1-Tensionin

2-Mėlēinė

3-Sėmundjet e flokėve

4-Pagjumėsinė

Si pėrgatitet ēaji:
Gjethet e manit pėrdoren pėr uljen e tensionit tė lartė tė gjakut. Ēaji pėrgatitet si vijon:
Merren 5-6 gjethe tė pastra dhe zihen nė 150 ml. ujė derisa tė mbetet njė e treta e ujit. Kullohet dhe pihet njėherėsh. Mjekimi vazhdon pėr 5-6 ditė. Pėr sėmundjen e mėlēisė veprohet nė kėtė mėnyrė: Merren dy grushte filiza tė rinj manash, nga ata qė nuk kanė filluar tė prodhojnė fruta dhe copėtohen. Vihen tė zihen nė njė litėr ujė pėr njė orė. Nga lėngu i fituar merret nga njė lugė gjelle 3-4 herė nė ditė. Kundėr sėmundjeve tė mėlēisė pėrdoren edhe gjethet e manit, duke i pėrgatitur si mė lart. Ndėrsa pėr ngjyrosjen e flokėve kėshillohet pėrdorimi si vijon: Merren gjethe tė manit tė zi dhe zihen me ujė shiu, sė bashku me gjethe hardhie dhe gjethe fiku tė zi. Me lėngun e fituar bėhet korja e kokės. Edhe mani i bardhė ka pothuajse tė njėjtat veti qė ka mani i zi.

3. THANA

Kokrrat e thanės pėrmbajnė rreth 9% sheqer, acide organike, vitaminė C etj. Thanat jo vetėm qė hahen tė freskėta, por ato bėhen komposto, prevede, marmelatė. Gjethet dhe lėvorja e thanės pėrmbajnė rreth 10-15% taninė. Iu kėshillohet kryesisht personave qė kanė probleme me diarrenė.

Kuron:
1-Diarrenė
2-Ekzemėn
3-Normalizon qarkullimin e gjakut
4-Rregullon metabolizmin

Si pėrgatitet ēaji:
A)Merren 1 kg. thana tė pjekura dhe zihen me sheqer. Nga reēeli i pėrgatitur u jepen fėmijėve dy lugė kafeje nė ditė. Pėr tė shuar etjen te tė sėmurėt me asht (qė kanė mbledhur ujė nė bark), kėshillohet tė merren njė grusht thana gjysmė tė pjekura ose tė thata dhe vihen tė zihen nė njė litėr ujė pėr njė orė dhe pastaj kullohen. Ky lėng pėrzihet me lėngun e pėrfituar nga shtrydhja e shegėve tė egra. Nga kjo pėrzierje lėngjesh tė tharta, merret nga njė lugė gjelle sa herė qė i sėmuri ka etje pėr ujė.
B)Edhe bėrthamat e frutave tė thanės kanė veti tė mira rrudhėse dhe ndalojnė tė hequrit e barkut:
Merren 300 gramė bėrthama tė thanės dhe piqen si kafeja, derisa tė marrin ngjyrė tė zezė, bluhen nė mullirin e kafesė. Mielli i pėrfituar pėrzihet me 1 kg sheqer. Fėmijėve u jepet tri herė nė ditė 1/3 e lugės sė kafesė, nė formė pluhuri ose e tretur nė ujė. Tė rriturit marrin nga njė lugė gjelle tri herė nė ditė.
C)Edhe kėrpudha e thanės (eshka) jep rezultate tė mira kundėr ekzemės sė lėkurės:
Merren 30 gramė eshkė thane dhe zihen nė 200 ml. ujė. Lėngu i fituar pihet me nga njė filxhan kafeje nė mėngjes esėll.

4. VISHNJA

Frutat e vishnjės janė tė shijshme, pėrdoren pėr tė kuruar mėlēinė, pastrojnė gjakun dhe luftojnė aneminė. Veē tė tjerash konsumimi i tyre rekomandohet pėr tė tė gjithė ata qė kanė probleme me tretjen. Ky lloj fruti pėrmban acide organike me shumicė, vitamina A, C, P, PP, B1, B2 etj. Me bishtat e frutave mjekėt popullorė kanė luftuar me sukses gurėt dhe rėrėn e veshkave.

KURON:
1. Mėlēinė
2. Pastrojnė gjakun
3. Luftojnė aneminė
4. Tretet shpejt nga stomaku

Si pėrgatitet ēaji:

Mjekėsia popullore e pėrdor frutėn e vishnjės pėr kurimin e sėmundjeve, vetėm nė formėn e njė ēaji. Pėr kėtė duhet tė merren 1-15 gramė bishta vishnje dhe zihen nė 200 ml ujė derisa tė mbeten ¾ e sasisė fillestare tė ujit. Ēaji pihet i ngrohtė, para buke, duke e pėrsėritur 2-3 herė gjatė ditės, pėr 10-15 ditė radhazi.
Frutat e vishnjės janė freskuese, shuajnė etjen, pranohen mirė nga stomaku, ndihmojnė tretjen, dhe kur pėrdoren nė mėnyrė sistematike, ndikojnė nė shėrimin e sėmundjeve tė mėlēisė, pastrojnė gjakun duke e pasuruar atė me elemente tė reja dhe luftojnė aneminė. Nė kėto raste kėshillohet tė konsumohen deri nė gjysmė kilogramė vishnjė tė freskėta nė ditė, duke vazhduar mjekimin pėr 15-20 ditė. Frutat e vishnjės kanė veti direkte, ato kėshillohen t’i konsumojnė ata qė vuajnė nga veshkat. Vishnja ka tė gjitha vlerat ushqimore e dietike dhe vetitė farmaceutike qė ka qershia, por ajo i ka mė tė theksuara vetitė rrudhėse e freskuese.

5. SHEGA

Lėngu i shegės pėrdoret me sukses nė sėmundjet e stomakut dhe tė zorrėve, ėshtė freskues dhe mėnjanon toksinat (helmet) e organizmit. Ai (lėngu i portokallit) i jep freski mendimit tė njeriut. Lulet e shegės pėrmbajnė taninė dhe kanė veti rrudhėse e tonike; ato rekomandohen nė dhimbjet e barkut, nė hemorragji, nė hemorroidet, si dhe pėr gargara (shpėlarje tė gojės) kundėr ėnjtjes sė bajameve dhe acarimeve tė mishrave tė dhėmbėve.

KURON:
1-Sėmundjet e stomakut
2-Sėmundjet e zorrėve
3-Dhimbjet e barkut
4-Hemorroidet
5-Ėnjtjen e bajameve
6-Acarimin e mishrave tė dhėmbėve

Si pėrgatitet ēaji:
Merren 20-30 gramė lule shege nė njė litėr ujė dhe vihen tė zihen pėr gjysmė ore. Nga ky ēaj merren 2-3 gota ēaji nė ditė. Edhe lėvozhga e frutave tė shegės ka veti regjėse. Lėvozhga e thatė, para se tė pėrdoret, duhet tė vihet nė ujė pėr disa orė qė tė zbutet. *Ēaji i lėvozhgave tė shegės pėrdoret kundėr diarreve, si dhe pėr luftimin e krimbave parazitarė tė zorrėve. Lėvozhga e frutave tė shegės lufton me sukses amebat, tė cilat e dobėsojnė shumė organizmin, e veēanėrisht te fėmijėt. Pėr kėtė merren lėvozhgat e njė kokrre shege, vendosen nė njė enė prej balte dhe zihen nė gjysmė litri ujė derisa tė mbetet gjysma e sasisė sė ujit. Pasi ftohet lėngu, pihen dy gota likeri nė ditė, njė nė mėngjes e njė nė darkė, gjithmonė para buke, pėr 10-15 ditė. Pa pėrdorur tjetėr ilaē, organizmi do tė ēlirohet nga amebat.


6. PORTOKALLI

Portokallet janė njė ushqim i pasur me vitamina, me veti freskuese dhe treten lehtė nė stomak. Lėngu i portokallit ka veti diuretike (Diuretik: Mjet qė shkakton urinim tė shpeshtė dhe ndihmon veprimtarinė e veshkave dhe tė rrugėve urinare) dhe antiseptike (Antiseptik: Qė ndalon kalbėzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), e pėrdoret me sukses nė luftimin e sėmundjeve tė veshkave edhe nė rastet kur janė formuar gurė nė to.

KURON:

1-Gurėt nė veshka
2-Aneminė
3-Laringun
(kur iu ikėn zėri)
4-Nervozizmin

Si pėrgatitet ēaji:
Portokallet pėrdoren me efekt tė mirė nė luftimin e anemisė, duke pasuruar gjakun me elemente tė rinj. Portokalli ka pėrmbajtje tė lartė tė vitaminės C. Nė 100 ml. lėng portokalli pėrmbahen 56 mg. vitaminė C. Kjo vitaminė merr pjesė nė shumė procese tė shkėmbimit tė lėndėve nė organizėm. Lėvozhgat janė tė pasura me elemente aktive. Lėngu i fituar nga zierja e lėvozhgave pėrdoret edhe nė rastet e ērregullimeve tė stomakut dhe tė zorrėve. Ndėrkohė qė pėr sėmundjet e laringut mjekėsia popullore kėshillon qė tė merren 10-15 gramė lėvozhga frutash tė vihen tė zihen pėr 15-20 minuta nė 250 ml. ujė. Nga lėngu i pėrfituar pihen 1-2 gota nė ditė. Kur ky lėng pihet i ngrohtė, bėn mirė nė rrugėt e sipėrme tė frymėmarrjes, kur ka acarime nė grykė apo zėnie zėri.

7. MANAFERRA

Frutat e manaferrės pėrmbajnė
* *sheqerna, vitaminė C, karotinė, vitaminė E, acide organike, pektinė etj. Po ashtu, edhe gjethet e saj janė tė pasura me vitaminė C, acide organike, lėndė tonike dhe aromatike. Nė fara ndodhet vaji yndyror nė masėn deri 12%. Tė gjitha pjesėt e bimės kanė veti mjekėsore shumė tė mirė. Qysh nė lashtėsi janė pėrdorur nga njeriu pjesėt e bimės, si gjethet e majat, pėr tė bėrė ēajra kundėr sėmundjeve tė aparatit tretės.

Kuron

1-Ul temperaturėn
2-Ataket kardiake
3-Diabetin
4-Astmėn
5-Tretjen e ushqimeve


Si pėrgatitet ēaji:
Merren 6-10 gramė gjethe dhe zhyten nė njė gotė me ujė tė valuar, duke i lėnė aty pėr 10 minuta. Gjatė ditės pihen 1-2 gota tė tilla, nė gjendje tė vakėt. Ky infuz (ose i pėrgatitur nė formė ēaji) rekomandohet tė pihet nė rastet kur personi ndien djegie nė stomak e nė zorrė, nė raste thartirash, diarresh, si dhe nė formė gargarash (shpėlarje e gojės dhe e grykės), kur ka djegie nė gojė, nė fyt, nė mishrat e dhėmbėve. Pėr diabetin merren dy duar me gjethe e maja manaferre, pastrohen, shtypen dhe vihen tė zihen nė njė litėr ujė. Nga lėngu i kulluar, i sėmuri merr tri herė nė ditė nga njė filxhan para buke. Pėrfundime tė mira japin edhe frutat e manaferrės, tė cilat mund tė konsumohen tė freskėta, si dhe nė formė ēaji me verė: Merren 150-200 gramė fruta manaferre, zihen nė njė gotė tė mbushur me verė. Nga lėngu i prodhuar merren ēdo ditė 1-2 gota tė vogla, nė gjendje tė ngrohtė. Frutat e manaferrės shuajnė etjen, pėrdoren nga tė sėmurėt me diarre kronike, me dhimbje nė kyēe, me infeksione nė veshka e nė fshikėzėn e urinės, me kollė etj.

8. PJESHKA

Ky lloj fryti rekomandohet tė pėrdoret kryesisht i freskėt ose lėng frutash. Ato kanė vlera tė larta ushqyese e kuruese; pėrmbajnė rreth 10% sheqerna, acide organike, pektinė, vitaminė C dhe R me shumicė, sasi tė pakta provitaminė A, vitaminė B1, B2, PP, kripėra minerale, lėndė aromatike etj. Lulet e pjeshkės kanė veti tonike dhe rrudhėse dhe pėrdoren nė formė ēaji. Lulet e thara e tė kthyera nė formė pluhuri, rekomandohen kundėr kolitit, dhimbjeve tė barkut, rrjedhjes sė tė bardhave, kundėr hemorragjive dhe hemorroideve.

KURON:

1-Kolitin

2-Dhimbjet e barkut

3-Hemorragjitė

4-Hemorroidet

Si pėrgatitet ēaji:

Ēaji pėrgatitet duke marrė 50-70 gramė lėvore degėsh, tė cilat zihen nė 200 ml. ujė, gjersa tė mbetet gjysma e sasisė sė ujit. Lėngu i frutave dhe vetė frutat e pjeshkės kanė veti tė mira tonike, janė freskuese, shuajnė etjen dhe hapin oreksin. Ato bėjnė mirė nė mėlēi dhe ndihmojnė nė forcimin e elementeve tė reja tė gjakut.
Gjethet e pjeshkės pėrdoren nė ndalimin e rrjedhjes sė gjakut nga plagėt. Nė kėtė rast kėshillohet tė merren njė sasi gjethe pjeshke dhe pasi pastrohen, shtypen bashkė me kripė dhe vendosen mbi plagė.

9. MOLLA E EGER

Frutat e mollės sė egėr pėrdoren me efekt nė rastet e diarresė, si dhe kundėr acarimeve tė grykės e faringut, me anė gargarash (shpėlarje e gojės). Edhe lėvorja e degėve ka veti rrudhėse dhe pėrdoret me rezultate tė mira kundėr etheve. Molla e egėr takohet si dru jo i lartė ose si shkurre.

KURON:

1-Ethet
2-Aneminė
3-Erėn e rėndė tė gojės
4-Diarrenė

Si pėrgatitet ēaji:
Merren 60 gramė lėvore dhe vihen tė zihen nė 150 ml ujė. Ēaji i pėrgatitur pihet njėherėsh dhe pėrsėritet 2-3 herė nė ditė. Pėrfundime shumė tė mira mollėt e tharta kanė dhėnė kundėr sėmundjes sė sheqerit. Ky lloj ēaji rekomandohet nga mjekėsia popullore tė pėrdoret pėr 10 ditė rresht nga tė gjithė ata persona qė kanė probleme me diarrenė, erėn e rėndė tė gojės, me aneminė, si dhe nė rastet kur personi i sėmurė ėshtė me ethe. Kura pėrsėritet pas njė jave pushim, nė rast se nuk ka dhėnė efekt tė menjėhershėm. Nė mjekėsinė popullore pėrdoren frutat e mollės sė egėr, tė cilat mblidhen pasi piqen dhe marrin ngjyrė verdhake. Ato vihen njė nga njė me dorė, pa i dėmtuar, nė mėnyrė qė tė ruhen pėr njė kohė sa mė tė gjatė. Ruhen nė kashtė. Pėrdoren edhe lėvoret e degėve.

10. MOLLA

Molla si fryt ka veti freskuese, qetėsuese dhe zbutėse. Frutat pėrmbajnė rreth 15% sheqerna, acide organike e sidomos acid malik, janė tė pasura nė karotinė (provitaminė A), me vitamina B1, C, E, P, B2, PP, tė cilat ndodhen nėn lėkurė. Farat e mollės pėrmbajnė albumina dhe yndyrė.

KURON:

1-Hemorroidet
2-Reumatizmėn
3-Kollėn
4-Sėmundjet e syve
5-Dhimbjet e veshit
6-Kundėr helmimeve

Si pėrgatitet ēaji:

Merren 1-22 kokrra mollė, priten nė 2-3 copė secila dhe zihen pėr 30-40 minuta nė 200 ml. ujė. Ēaji i mollės ndihmon gjithashtu edhe pėr funksionimin e mirė tė veshkave dhe tė fshikėzės urinare; ai pėrdoret kundėr infeksioneve tė kėtyre organeve. (Ky ēaj pėr kollėn dhe reumatizmėn). Kurse pėr hemorroidet vlen kėshilla:
Merren 1-2 kokrra mollė dhe me anėn e rendes kthehen nė pure. Pureja e pėrgatitur, pasi zihet pėr gjysmė ore, pėrzihet me 20-30 gramė gjalpė dhe hahet njėherėsh, duke qenė esėll. Mjekimi mund tė vazhdojnė 20-25 ditė me njė ndėrprerje prej 2-3 ditėsh. Kundėr helmimeve merren 20 copė gjethe molle, thėrrmohen dhe vihen tė zihen nė gjysmė litri ujė. Lėngu i fituar pihet nė formė ēaji. Ēaji i pėrgatitur me mollė tė ziera pakėson etjen, zbut acarimin e laringut. Ky ēaj pėrdoret pėr tė zbutur e pėr tė pakėsuar tė kollurit, kundėr zėnies sė zėrit, lehtėson dhimbjet e grykės dhe acarimet e rrugėve tė frymėmarrjes dhe tė vetė mushkėrive.

11. MANDARINA

Frutat e mandarinės janė tretėse, freskuese dhe lėngu i tyre ėshtė i pranueshėm edhe nga stomaku i fėmijėve. Nė sajė tė pėrmbajtjes sė vitaminave, si dhe tė njė sasie tė konsiderueshme hekuri, mandarinat pėrbėjnė njė ushqim shumė tė pėrshtatshėm pėr pastrimin e gjakut dhe pėr luftimin e anemisė.

KURON:

1-Aneminė
2-Pastrojnė Gjakun
3-Stabilizojnė metabolizmin
4-Rregullojnė tensionin e lartė

Si pėrgatitet ēaji:

Zakonisht mjekėsia popullore e ka pėrdorur kėtė lloj fryti nė formėn e vet origjinale. Pėr kėtė arsye kryesisht pėr ata qė kanė probleme me aneminė ose sėmundjet e tjera tė gjakut, kėshillohet qė mjekimi me mandarina duhet tė vazhdojė 20-25 ditė, duke konsumuar ēdo ditė nga 10-15 kokrra ose edhe mė shumė. Lėvozhgat e frutave, gjethet, lulet kanė po ato pėrdorime si te portokalli.
Filizat e reja dhe tė frutit tė mandarinės tė mbledhura nė fillim tė periudhės sė lulėzimit tė bimės, pėrdoren nė rastet e helmimeve ushqimore, nė ulēerėn e stomakut dhe tė dymbėdhjetėgishtėzės.

12. LIMONI

Nga tė gjitha agrumet, frutat e limonit kanė efekt shėrues mė tė theksuar. Ato pėrdoren kundėr sėmundjeve qė shoqėrohen me ethe, janė freskuese dhe ulin temperaturėn. Efekt tė dukshėm japin nė hipo dhe avitaminozat. Limoni ka veti tė mira tretėse nė stomak, ėshtė freskues i kėndshėm dhe nxit oreksin qė mund tė jetė prerė nga sėmundje tė ndryshme. Nė kėto raste pėrdoret lėngu i limonit nė trajtė limonade ose i shtuar nė ēaj a nė gjellė.

KURON:

1-Mėlēinė
2-Reumatizmėn
3-Gurėt nė veshka
4-Gripin

Si pėrgatitet ēaji:

Merret njė kokėrr limoni me madhėsi mesatare, pritet nė mes nė drejtim tė gjerėsisė dhe tė dy gjysmat vendosen nė njė pjatė mbi zjarr derisa tė ngrohet lėngu qė pėrmbajnė. Pastaj, nga pjesa e prerė, tė dy gjysmat, tė ngrohta, vihen nė tė dy anėt e qafės, nė vendet mbi bajamet, lidhen me garzė dhe lihen aty derisa tė ftohen. Ky veprim pėrsėritet pėr 2-3 ditė, nė darkė para gjumit. Limoni pėrdoret edhe pėr shėrimin e sėmundjeve tė mėlēisė. Mė tepėr rezultat ka dhėnė kombinimi qė vijon: Pėr 20-30 ditė rresht, ēdo ditė nė mėngjes, njė orė para buke, pihet lėngu i njė kokrre limoni sė bashku me njė lugė gjelle vaj ulliri dhe njė lugė gjelle mjaltė. Kjo kėshillė pėrdoret edhe nga organizmat e dobėsuar, ata qė kanė kaluar ndonjė sėmundje, pėr rivendosjen e oreksit dhe tė shėndetit tė tyre. Kundėr reumatizmit merren 1-2 kokrra limon dhe pasi lahen mirė, pa hequr lėvozhgėn, grihen nė rende. Brumi i fituar, pasi i shtohen 1-2 lugė kafeje sheqer, hahet esėll nė mėngjes ose nė orėt e pasdites. Ky veprim pėrsėritet ēdo ditė pėr 20-30 ditė.


13. KAJSIA

Frutat e kajsisė janė tė shijshme, automatike dhe pėlqehen nga tė gjithė. Ato luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė pastrimin e gjakut. Pėrdoren me efekt edhe nė rastet e zėnies sė zėrit. Kajsitė janė ushqim i ēmueshėm pėr ata qė vuajnė nga sėmundjet e mėlēisė.
Bėrthamat e kajsisė pėrdoren kundėr dhimbjes sė kokės. Pėr kėtė qėllim ato piqen dhe hahen me mjaltė pėr t’u tretur mė lehtė.

KURON:

1-Sėmundjet e mėlēisė
2-Dhimbjet e kokės
3-Pastrojnė gjakun
4-Laringun

Si pėrgatitet ēaji:

Merren 1 kilogramė kajsi dhe zihen pėrreth 2 orė e gjysmė, mė pas ato lihen tė kullohen dhe futen nė njė shishe ose enė qelqi, nė mėnyrė qė ēaji tė qėndrojė sa mė i freskėt. Ai duhet pirė dy herė nė ditė nė mėngjes dhe nė darkė, dhe kėshillohet kryesisht pėr tė gjithė ata qė kanė probleme me mėlēinė dhe sėmundjet e gjakut. Madje pėr kėto dy lloj kategorish, rekomandohet qė ēaji i kajsisė tė pėrdoret ēdo ditė, pasi pėrveē vlerave ushqyese qė ka, rregullon edhe funksionimin e metabolizmit nė organizėm. Pėrveē sėmundjeve tė lartpėrmendura, ēaji i kajsisė kuron edhe dhimbet e kokės, madje mjekėsia popullore rekomandon qė ky frut nė pėrdoret edhe nė gjendjen e vet natyrale nė raste tė dhimbjeve tė kokės apo tė laringut.

14.KUMBULLA GJATORE

Frutat e kumbullės gjatore pėrmbajnė rreth 18% sheqer nė trajtė fruktoze, sasi tė konsiderueshme vitaminash A, B1, B2; kripėra minerale tė kalciumit, kaliumit, hekurit, magnezit. Konsumohen tė freskėta, tė thata ose tė pėrpunuara si reēel, marmelatė, shurup, komposto, taki etj. Ato kanė veti tė mira diuretike dhe rekomandohen pėr t’i pėrdorur ata qė vuajnė nga veshkat, nga zemra, nga kapsllėku dhe nga hemorroidet. Ato sigurojnė njė jashtėqitje tė rregullt.


KURON:

1-Veshkat

2-Zemrėn

3-Kapsllėkun

4-Hemorroidet

Si pėrgatitet ēaji:

Bėrthamat e kumbullave gjatore janė qetėsuese dhe pėrdoren kundėr krimbave tė zorrėve. Pėr kėtė qėllim: Merren 15-30 gramė bėrthama dhe shtypen nė havan. Pėrzihen me 20 gramė sheqer dhe hahen njė herė nė mėngjes, duke qenė esėll. Kumbullat gjatore, si fruta janė shumė tė dobishme dhe tė pranueshme nga stomaku, kanė veti tė mira tretėse, freskuese, janė pastruese tė lehta tė aparatit tretės, pasurojnė gjakun me elemente tė reja dhe luftojnė aneminė. Tė njėjtin veprim mjekėt e kėshillojnė edhe pėr ata qė kanė probleme me veshkat, zemrėn, kapsllėkun, hemorroidet e shumė tė tjera si kėto.

15. Lajthia

Fruta e lajthisė ėshtė shumė e kėndshme dhe e ushqyeshme. Lajthia pėrdoret e freskėt, e thatė dhe e pėrpunuar nė ėmbėlsira tė ndryshme. Frutat pėrmbajnė rreth 60% vaj, albuminė dhe pak sheqerna. Thelbi ėshtė i pasur nė kripėra minerale, si dhe vitamina A, B1, B5, C, PP etj. Lajthitė pėrdoren me rezultate tė mira dhe rekomandohen pėr organizma tė dobėsuar dhe anemikė, si dhe pėr gratė me barrė.

KURON:

1-Epilepsinė
2-Anemikėt
3-Shtatzėnitė e rrezikuara
3-Diarrenė

Si pėrgatitet ēaji:

PĖR SHTATZĖNAT
Merren 1 kg thelpinj lajthie, thėrrmohen e pėrzihen me 1 kg mjaltė. Ēdo ditė merren 3-4 lugė gjelle, duke e vazhduar mjekimin pėr 30 ditė.
Nuk kėshillohet pėrdorimi i lajthive, atyre qė vuajnė nga stomaku dhe nga dispepsia. (Kjo kurė rekomandohet veēanėrisht pėr tė gjithė ato gra qė kanė njė shtatzėni problematike dhe qė nė tė shumtėn e rasteve rrezikojnė dėshtimin). Gjethet e lajthisė kanė veprim qetėsues nė dhimbjet dhe infeksionet e zorrėve dhe pėrdoren kundėr diarresė, meqenėse ato pėrmbajnė lėndė tanike. Infuzi pėrgatitet duke marrė njė lugė gjelle me gjethe tė grimcuara tė lajthisė, tė cilat zhyten nė njė gotė me ujė tė valuar dhe lihen aty pėr 10 minuta. Lėngu i pėrfituar pihet njėherėsh. Po ky lėng pėrdoret edhe pėr shpėlarjen nė sėmundjet e lėkurės.



16. HURMA

Kjo frutė pėrmban rreth 17% sheqer kur ėshtė e freskėt dhe 62% kur thahet. Pėrmban vitamina A dhe C, proteina, yndyrna, kripėra minerale, si hekur, sasi tė konsiderueshme taninė etj. Hurmat kanė gjetur pėrdorim tė mirė nė luftimin e sėmundjes sė anemisė, dobėsimit tė pėrgjithshėm tė organizmit pas kalimit tė ndonjė sėmundjeje. Mjekimi me hurma u bėn mirė edhe atyre qė vuajnė nga diarreja kronike.


KURON:

1-Aneminė
2-Dobėsimin e organizmit
3-Dhimbjet e barkut
4-Pastron gjakun

Si pėrgatitet ēaji:

Farat e hurmės kanė gjetur pėrdorime nė dhimbjet shumė tė forta tė barkut. Pėr kėtė kėshillohet: Merren 20-30 gramė fara dhe pasi shtypen e shtrydhen, lėngu i pėrfituar zihet pėr 20-30 sekonda dhe pihet i ngrohtė. Ndėrkohė qė pėr tė gjithė ata qė janė anemikė kėshillohet qė nė sezonin e hurmave tė gjithė personat tė konsumojnė 4-6 kokrra nė ditė. Konsumimi i hurmave u rekomandohet edhe tė gjithė atyre personave qė kanė gjėndra tiroide. Sipas mjekėsisė popullore, zierja e 400 gramė gjetheve jeshile tė pemės sė hurmės me 3 litra ujė dhe pirja e kėsaj sasie pėr 25 ditė rresht bėn tė mundur largimin e sėmundjes tek personat qė sapo ėshtė shfaqur.

17. GĖSHTENJA

Kokrrat e gėshtenjės kanė vlerė tė lartė ushqyese e dietike. Ato pėrmbajnė rreth 40% niseshte, kur janė tė freskėta. Gėshtenjat pėrdoren tė freskėta, tė ziera, tė pjekura ose tė pėrpunuara. Kokrrat e gėshtenjės, tė ziera a tė pjekura, kanė veti tė mira rrudhėse dhe rregullojnė funksionimin e stomakut dhe tė zorrėve, treten lehtė dhe ndihmojnė nė tretjen dhe tė ushqimeve tė tjera, duke aktivizuar organet dhe gjėndrat e tretjes.

KURON:
1-Rregullojnė funksionin e stomakut
2-Ndihmojnė nė tretjen e ushqimeve
3-Janė kundėr diarresė
4-Kundėr hemorragjisė

Si pėrgatitet ēaji:

Gjethet e gėshtenjės kanė gjetur njė pėrdorim tė mirė si zbutės tė rrugėve tė frymėmarrjes dhe qetėsues tė kollės. Merren 30 gjethe gėshtenje dhe zihen nė 200 ml. ujė derisa tė mbetet gjysma e sasisė sė ujit. Nga lėngu i fituar pihet njė filxhan kafeje 1-2 herė nė ditė. (Kjo pėrdoret kundėr kollės)
Nė rastet e mosmbajtjes sė urinės ndiqet kėshilla:
Merren njė grusht gjethe dhe njė grusht lėvore degėsh tė gėshtenjės dhe zihen nė njė litėr ujė pėr gjysmė ore. Nga lėngu i fituar pihen nga njė filxhan ēaji nė mėngjes, duke qenė esėll, pėr 10-15 ditė. Ēaji me gjethet e gėshtenjės ka veti tonike dhe jep rezultate tė mira nė stomak, si tretės dhe si nxitės pėr hapjen e oreksit. Bėn mirė posaēėrisht kundėr heqjes (shkuarjes) sė barkut. Ndikon edhe pėr uljen e temperaturės.

18. *FIKU

Fiku ėshtė njė frut i kėndshėm dhe i ushqyeshėm. Pėrmban shumė karbohidrate, qė nė fiqtė e thatė arrijnė mbi 60%, si dhe albumina e yndyrna. Fiqtė e njomė kanė mjaft vitaminė C, pro-vitaminė A dhe hekur. 100 gramė fiq japin rreth 250 kalori. Fiqtė rekomandohet tė pėrdoren nga personat e dobėsuar, nga anemikėt dhe nga ata qė e ndiejnė shumė tė ftohtėt: Ata i japin organizmit forcė dhe nxehtėsi. Nuk kėshillohet tė pėrdoren nga ata qė vuajnė nga sėmundja e sheqerit. Pėrdorim tė mirė nė mjekėsinė popullore kanė gjetur fiqtė kundėr kapsllėkut.

KURON:

1-Kurojnė kapsllėkun
2-Kurojnė laringun
3-Mishrat e acaruar
4-Kuron aneminė
5-Kėshillohet pėr personat e dobėsuar

Si pėrgatitet ēaji:

Gjethet e njoma tė fikut kanė veti terapeutike shumė tė mira kundėr sėmundjes sė astmės (Astmė: Sėmundje e karakterizuar nga vėshtirėsi nė frymėmarrje.) Nė kėto raste:
Merren 1-2 gjethe tė freskėta dhe zihen nė 200 ml. ujė gjersa tė mbetet gjysma e sasisė sė ujit. Lėngu i fituar pihet nė darkė para gjumit ose nė mėngjes esėll. Ndėrsa qumėshti i fikut ka gjetur pėrdorime praktike pėr heqjen e kallove, si dhe pėr lyerje kundėr reumatizmave e dhimbjeve tė tjera artritike. Qumėshti i fikut tė egėr pėrdoret me efekt pėr zhdukjen e ledhave nga sipėrfaqja e duarve ose e kėmbėve, pėr kėtė:
3-4 herė nė ditė lyhen me qumėsht fiku tė egėr, pėr 4-5 ditė radhazi, deri sa tė bien vetiu.

19. FTOI

Ftoi ėshtė i ushqyeshėm; ai pėrm ban vitamina A dhe C, sheqerna, pektinė, acide, kripėra minerale, si kalium etj. Frutat e ftoit janė tė pasura me lėndė aromatike, tė cilat ia shtojnė vlerėn. Ftonjtė kanė veti rrudhėse dhe janė pėrdorur qysh nė lashtėsi pėr kėtė qėllim. *Pėr qėllime mjekėsore pėrdoren farat e thara, gjethet dhe tuli i ftonjve. Farat kanė shije tė lehtė tė bajameve tė hidhura dhe janė pa erė. Farat thahen nė hije me kujdes, ndryshe myken.

Kuron

1-Forcon organizmin
2-Ērregullimet e stomakut
3-Rrahjet e shpeshta tė zemrės
4-Pastron zorrėt

Si pėrgatitet ēaji:

Merren 1-2 kokrra ftonj, priten nė copa dhe vihen nė njė enė me 1 litėr verė tė bardhė, ku lihen pėr 7-10 ditė. Pija e formuar merret 2-3 herė nė ditė, nga njė gotė pas buke. (Ky ēaj pėrdoret pėr pastrimin e organizmit). Ndėrkohė qė pėr ērregullimet e stomakut merren 1-2 kokrra ftonj, pastrohen dhe priten nė copa tė vogla, tė cilat i ziejmė pėr njė orė nė tre ēerek litra ujė. Nga lėngu i fituar pihen 1-2 gota nė ditė, pėr 2-3 ditė. Kurse pėr rrahjet e shpeshta tė zemra merren 5 gramė gjethe dhe vihen tė zihen nė 100 ml. ujė pėr 10 minuta. Ēaji pihet menjėherė. Lėngu i pėrfituar nga zierja e fletėve tė ftoit pėrdoret pėr larjen e syve nė rast dhimbjesh. Pėr pastrimin e zorrėve duhen marrė 20 gramė fara nga ky fryt dhe pasi shtypen, zhyten nė 100 ml. ujė. Lėngu i fituar pas kullimit pihet njėherėsh. Ky lėng pėrdoret edhe pėr larjen e plagėve, si dhe pėr gargara (shpėlarje) nė acarimet e grykės.

20. DARDHA

Dardhat pėrmbajnė kripėra minerale, si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur etj., 4-5% sheqer, vitamina C, B1, B2, B6, karotinė, acide organike etj. Ato janė freskuese, qetėsuese, largojnė etjen, lehtėsisht pastruese tė zorrėve dhe japin energji. Kur janė tė papjekura, nuk treten lehtė dhe qėndrojnė rėndė nė stomak. Nė saje tė pėrmbajtjes sė hekurit dardhat bėjnė mirė pėr luftimin e anemisė. Ato bėjnė mirė gjithashtu nė mėlēi, pasi nxisin aktivitetin pėr prodhimin e tėmthit.

KURON:
1-Aneminė
2-Gurėt nė veshka
3-Ul temperaturėn
4-Rrugėt urinare
5-Pėrdoren kundėr helmimeve

Si pėrgatitet ēaji:

Merren 40-50 gramė cipa dardhash, nė 250 gramė ujė, zihen pėr 20 minuta dhe lėngu i fituar pihet i ngrohtė, nė mėngjes esėll, pėr 7-10 ditė. Ky lloj ēaji pėrdoret pėr tė luftuar aneminė. Kurse pėr uljen e temperaturės merren 15-20 gramė tė thara (ose 60-70 gramė lėvore tė njoma) nė 250 ml ujė dhe lihen zihen pėr gjysmė ore. Ēaji pihet njėherėsh i vakėt. Pėrdoret gjithashtu pėr lavazhe tė ndryshme, nė saje tė vetive tė tij antiseptike. Ndėrkohė qė pėr tė rregulluar funksionin nė rrugėt urinare merren 20-25 gramė gjethe dardhe dhe zhyten nė njė enė me 250 ml. ujė tė vluar. Lihen aty pėr 10 minuta dhe lėngu i fituar pihet njė orė para buke. Pėrsėritet 2-3 herė nė ditė pėr 10-15 ditė.


21. ARRA

Nė mjekėsinė popullore pėrdoren gjethet, frutat jeshile, lėvorja e degėzave, zhgualli (lėvorja e trungut), buka e arrės dhe lulet. Fruta e arrės pėrmban lėndė yndyrore, tė cilat nė frutat e thata arrijnė deri 60 %. Pėrmban gjithashtu albumina, karbohidrate dhe sasi tė konsiderueshme kripėrash minerale si: Fosfor, kalium, kalcium etj. Pėrmban mjaft vitamina, posaēėrisht frutat e freskėta siē janė vitaminat C, B, P, A; vajrat eterike dhe lėndėt ngjyrosėse.

KURON:
1-Pastron gjakun
2-Kundėr diarresė
3-Pastron lėkurėn
4-Infeksionet
5-Rėnien e flokėve
6-Heq kallot

Si pėrgatitet ēaji:

Pėr pastrimin e gjakut merren 2-4 gramė gjethe tė thėrrmuara dhe lihen pėr 12 orė nė 150 gramė verė tė bardhė. Lėngu i fituar pihet njėherėsh esėll. Kundėr diarresė pėrdoret me efekt dhe lėngu i luleve mashkullore tė arrės. Pėr kėtė: Merren 5-10 gramė lule mashkullore dhe zihen nė 200 ml ujė. Pihen sa herė paraqitet nevoja, nga njė gotė ēaji pėr tė rriturit dhe nga njė gotė likeri pėr tė vegjlit. Ēaji i gjetheve tė arrės rekomandohet pėr kurimin e plagėve tė gojės, kundėr infeksioneve tė kanalit vaginal, pėr ruajtjen e butėsisė sė lėkurės sė trupit dhe sidomos tė fėmijėve. Nė kėto raste: Pėr lavazhet e gojės dhe tė kanalit vaginal pėrdoren 10-15 gramė gjethe nė 100 ml ujė, duke shtuar edhe 6 gram acid borik.

22. Pjepri

Pėr tė gjithė ata persona tė cilėt vuajnė nga pagjumėsia, por qė nuk kanė gjetur ende zgjidhje me medikamentet apo rekomandimet e mjekėve specialistė, kurat popullore japin siguri maksimale. Sipas tyre, konsumimi i pjeprit largon pagjumėsinė, si dhe bėn mirė pėr kancerin e zorrėve dhe tė lėkurės. Pėr kėtė arsye pjepri rekomandohet tė konsumohet nė temperaturėn normale, pa e futur nė frigorifer, pasi i humbasin vlerat.

KURON:
1-Pagjumėsinė
2-Kancerin e lėkurės
3-Kancerin e zorrėve
4-Rekomandohet tė konsumohet nė temperaturė normale.

Si pėrgatitet ēaji:

Merret lėvorja e pjeprit zihet pėrreth 60 minuta nė 3 litra ujė dhe mė pas vihet nė frigorifer. Ky ēaj u rekomandohet tė gjithė atyre personave qė kanė probleme me pagjumėsinė. Ndėrkohė qė ata mund ta konsumojnė pjeprin edhe nė mėnyrėn e tij natyrale, por kjo vetėm nė rastet kur pagjumėsia nuk ėshtė kthyer ende nė njė sėmundje kronike. Ndėrkohė qė pėr kancerin e lėkurės dhe atė tė zorrėve rekomandohet qė tė merret tul nga fruti, tė pėrzihet mė mjaltė dhe tė konsumohet pėr 20 ditė me radhė nė mėngjes.

23. ANANASI

Ananasi ėshtė fruti qė ndihmon nė forcimin e kockave, nė pėrmirėsimin e gjendjes shėndetėsore gjatė gripit, si dhe ndihmon nė parandalimin e problemeve dhe ul rrezikun e sėmundjeve tė zemrės. Edhe pse ėshtė pak e vėshtirė ta ndash frutin nga lėkura, rėndėsia qėndron te pėrbėrėsit qė ky fryt pėrmban. Ananasi ka vlera tė shumta pėr shėndetin e njeriut, sidomos pėr forcimin e kockave, pasi ėshtė njė frutė shumė i pasur me vitaminė C.

KURON:

1-Sėmundjet e zemrės
2-Forcon kockat
3-Jashtėqitjen
4-Gripin

Si pėrgatitet ēaji:

Fillimisht duhet theksuar se ėshtė tepėr e rėndėsishme qė fruti tė jetė i freskėt dhe kjo gjė dallohet tek gjethet e tij. Ato nuk duhet tė jenė aspak tė zverdhura, por nė njė jeshile sa mė tė errėt. Mė tė mirėt janė ananaset e kultivuar nė Costa Rica, sepse pėrmbajnė mė shumė vitamina, nė krahasim me tė vendeve te tjera. Me gjethet e ananasit, tė cilat duhet tė ziejnė pėr mė shumė se dy orė e 30 minuta nė njė tenxhere presioni, mund tė kurohen sėmundjet tė tilla si ato tė zemrės, tė forcohen kockat, largon gripin dhe nė shumė raste ndihmon jashtėqitjen.

24. Qershia

Duket e pabesueshme, por ėshtė e vėrtetė. Qershitė bėjnė tė mundur uljen e kolesterolit nė trup. Madje ndryshe nga shumė fruta tė tjera, pėr pėrdoruesit e qershive vjen edhe njė lajm i mirė nga mjekėsia popullore. Pasi ata mund tė hanė sasi tė mėdha qershie dhe tė mos shėndoshen, pėrkundrazi ky frut bėn tė mundur rėnien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave nė gjak.

KURON:
1-Bėn tė mundur uljen e nivelit tė kolesterolit
2-Ndihmon nė rėnien nga pesha
3-Kontrollon nivelin e yndyrnave nė gjak

Si pėrgatitet ēaji:

Pėr tė rregulluar nivelin e kolesterolit nė organizėm merren 10- 15 kokrra qershi nė 200 ml. ujė (duke shtuar 6 gramė acid borik pėr plagėt). Lėngu qė del nga kjo pėrzierja pėrdoret edhe pėr tė rėnė nga pesha. Ndėrkohė qė pėr ata qė kanė shumė yndyrna nė gjak merren 30-40g. gjethe dhe lėvore degėsh tė njoma nga pema e qershisė, zihen me njė litėr ujė dhe ziejnė pėr 10-15 minuta dhe ēdo darkė duhet pirė njė gotė nga ky lėng, por tė jetė i vakėt. Rezultate edhe mė tė mira jep kėshilla e mėposhtme:
Pėrgatitet njė ēaj i kombinuar me gjethe qershie dhe gėshtenje, duke marrė nga 15-20 gramė tė ēdo lloji nė njė litėr ujė dhe pastaj pihet darkave.

25. BANANET

Bananet janė shumė tė rėndėsishme nė pėrdorimin kundėr hemorragjisė cerebrale, po ashtu ato ulin tensionin e lartė, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojnė kundėr diarresė. Nė qoftė se vuani nga tensioni i lartė, duhet tė mendoni gjithmonė pėr frytin tropikal tė bananes. Dielli ėshtė ai qė ngre tensionin, ndėrsa banania bėn tė kundėrtėn e tij. Studimet kanė treguar se banania ėshtė njė frutė shumė e pasur me kalium, dhe si e tillė ajo ndihmon nė uljen e rrezikut tė hemorragjisė cerebrale. Banania ėshtė burim kaliumi, njė frutė e tillė ka 396 miligramė ose 11 pėr qind tė mineraleve tė nevojshme tė njė dite. “Dy deri tre banane nė ditė janė optimale”, thotė Biofisikanti David Young. Nėpėrmjet kėsaj frute ndodh ulja e ndjeshme, qė shkakton kundėr aciditetit tė lartė nė stomak. Banania mbron stomakun, pasi arrin tė bllokojė bakteret qė mund tė jenė aktive nė tė.

KURON:
1-Ulin tensionin e lartė
2-Janė kundėr diarresė
3-Ul rrezikun e hemorragjisė cerebrale
4-Banania mbron stomakun

Si pėrgatitet ēaji:

Zakonisht pėr kurimin e sėmundjeve tė ndryshme nuk pėrdoren gjethet e frutės sė bananes apo tė pemės, por vetė tuli. Kėshtu kėshillohet qė tė grihen nė njė enė 5 banane dhe tė pėrzihen me mjaltė. Konsumimi i kėsaj lloj pėrzierjeje bėn tė mundur rregullimin e stomakut dhe largon helmet nga trupi i njeriut. Njė kurė tjetėr ėshtė edhe pėrzierja e 4-5 bananeve me qumėsht ose me kos, pėrdorimi i sė cilės ul rrezikun e hemorragjisė cerebrale dhe ul tensionin e lartė.

26. Gujava

Gujava ėshtė njė frutė tropikale, pak e njohur nė vendin tonė, por qė ka filluar tė zėrė vend nė tryezėn e shumė vendeve evropiane. Mjekėsia popullore rekomandon pėrdorimin e kėsaj frute tropikale, pėr tė gjithė ata qė kanė probleme me kaloritė e tepėrta. Gujava ka shije tė ėmbėl, por edhe pak tė athėt, pėr vetė sasinė e pakėt tė acideve trupore qė pėrmban. Gujava pėrmban sasi tė larta likopeni, njė antioksidant, i cili lufton kancerin e prostatės. Kjo frutė tropikale si asnjė prodhim tjetėr bimor, pėrfshin nė pėrbėrjen e tij edhe pėrbėrėsit e domates dhe tė limonit.

KURON:
1-Kancerin e prostatės
2-U rekomandohet veēanėrisht meshkujve
3-Ekuilibron sasinė e kalorive nė organizėm
4-Ul nivelin e yndyrnave nė gjak

Si pėrgatitet ēaji:

Nė fakt 1 gotė lėng nga fruta gujava pėrmban 688 mg potasium, njė sasi qė mund tė gjendej te njė banane. Tė urtėt kinezė kėshillojnė qė tė gjithė njerėzit, veēanėrisht meshkujt, tė konsumojnė kėtė frutė tė shtrydhur pasi thuhet qė meshkujt nuk dinė t’i zgjedhin ushqimet e tyre dhe hanė mė shumė yndyrna, duke lėnė mėnjanė ushqimet vitaminoze.

27. Qitro

Ėshtė njė frutė me origjinė greke, nė pamje tė parė ngjan me portokallin, por ka njė shije mė tė athėt se agrumi tjetėr i ngjashėm. Mjekėsia popullore tregon se kjo lloj frute, e cila e ka kohėn e vet nė vjeshtė, ndihmon veēanėrisht nė tretjen e ushqimit. Gjithashtu pakėson rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhėmbėve, si dhe shėron ftohjen dhe bėn tė mundur stabilizimin e kolesterolit.

KURON:
1-Ndihmon nė tretjen e ushqimit
2-Pakėson rrjedhjen e gjakut nga mishrat e dhėmbėve
3-Stabilizon kolesterolin
4-U rekomandohet personave qė kanė mangėsi me sheqerin

Si pėrgatitet ēaji:

Pėr tė gjithė ata persona tė cilėt kanė vėshtirėsi nė tretjen e ushqimit, rekomandohet tė pėrdoret kėshilla qė vijon:
100 gramė rrėnjė qitro zihen nė 500 ml ujė derisa tė avullohet gjysma e tij. Lėngu i pėrfituar, pasi filtrohet, pėrzihet me njė sasi tė barabartė vere tė kuqe tė vjetėr. Merren 1-2 gota nė ditė. Edhe pse nė shije jo fort e ėmbėl, qitro iu rekomandohet edhe personave qė e kanė nivelin e sheqerit tė ulėt. Pasi nė pėrbėrjen e tij, fruta ka shumė glukozė.

28. LULESHTRYDHJA

Luleshtrydhja pėrmban glikozidet e hidhura, insulinėn, taninet, vitaminėn B, C dhe provitaminėn A, shumė minerale, ka pėrqindje tė lartė tė kripėrave tė kaliumit, sidomos nė gjethe, karotenoide, proteinė, pektinėn, holinėn etj. Nė rast se konsumatorėt e kanė tė vėshtirė nė periudha tė caktuara qė tė gjejnė luleshtrydhe nė treg, atyre u kėshillohet edhe pėrdorimi i lėngjeve tė frutave me luleshtrydhe, por qė nuk pėrmbajnė gaz.

KURON:
1-Pastron gjakun
2-U rekomandohet anemikėve
3-Stabilizon nivelin e kolesterolit nė gjak
4-Rekomandohet edhe si lėng frutash i shtrydhur

Si pėrgatitet ēaji:

Nė gjysmė litri ujė hidhen 100 ml. uthull. Nė pėrzierjen uthull-ujė zihen pėr gjysmė ore 50-60 gramė rrėnjė luleshtrydhe. Me lėngun e fituar bėhen shpėlarje tė gojės 2-3 herė nė ditė. Filizat e reja dhe majat e luleshtrydhes tė mbledhura nė fillim tė periudhės sė lulėzimit tė bimės, pėrdoren nė rastet e helmimeve ushqimore, nė ulēerėn e stomakut dhe tė dymbėdhjetėgishtėzės.

Lėngjet e pėrfituara nga zierja (ēajrat)

Pėrgatiten nė disa mėnyra, por mė e zakonshmja ėshtė qė nė enė tė hidhet sasia e duhur e ujit dhe e masės sė thatė ose tė njomė tė bimės. Koha e zierjes zgjat deri nė 15 minuta pėr organet mbitokėsore tė pemėve dhe deri nė 30 minuta pėr rrėnjėt. Lėngu kullohet dhe pihet nė temperaturė tė pėrafėrt me atė tė trupit tė njeriut. Rėndėsi ka pėrdorimi i dozės pėrkatėse pėr moshat e caktuara dhe gjendjet patologjike tė njerėzve. Dozat qė pėrmenden nė tekst janė tė pėrllogaritura kryesisht pėr njerėzit e rritur dhe me gjendje shėndetėsore tė mirė. Pėr tė sėmurėt, pėr pleqtė mbi 60 vjeē dhe pėr tė rinjtė nėn 20 vjeē, zakonisht pėrdoren dy tė tretat (2/3) e dozės. Pėr fėmijėt e vegjėl, nėn 7 vjeē, duhet tė pėrdoren vetėm rastet e rekomanduara dhe sipas kėshillave tė mjekut.
Qė tė bėhen tė pijshme nga fėmijėt, shtohen njė deri nė dy lugė sheqer ose mjaltė pėr ēdo gotė. Tė rriturit ėshtė mirė t’i pėrdorin pa i ėmbėlsuar.
Lėngjet e frutave janė forma tė lėngėta, tė njohura, tė cilat pėrgatiten nė shtėpi, si dhe nė repartet e pėrpunimit tė frutave. Mė tė pėrmendura janė lėngu i qershisė, i vishnjės, i dredhėzės (luleshtrydhes), i rrushit, i pjeshkės, i kajsisė, i shegės, i kumbullės, i portokallit, i limonit, i mandarinės etj. Pėr fėmijėt e vegjėl me mė shumė efekt pėrdoren edhe lėngjet e freskėta tė mollės, tė ftoit, tė dardhės e tė disa frutave tė tjera qė kanė pak lėng. Kėto, pasi i kalojmė nė rende i kthejmė nė pure (qull), i vendosim nė copa tė pastra pėlhure dhe i shtrydhim deri sa tė kullojė lėngu, i cili u jepet fėmijėve me lugė tė vogėl. Pėrveē pėrdorimit tė lėngjeve tė freskėta, gjatė stinės sė pjekjes sė frutave, lėngjet mund tė mbyllen me kujdes nė shishe, pėr t’u pėrdorur nė njė kohė tė mėvonshme, kur mungojnė frutat e freskėta. Nė praktikė pėrdoren edhe shurupet, tė cilat pėrgatiten nga lėngjet e frutave, duke e shtuar sasinė e duhur tė sheqerit dhe duke i zier deri nė pėrqendrimin e tyre pėr t’u pėrfituar njė masė mjaft e dendur qė nuk thartohet (nuk fermentohet.)

Mjekimet me fruta

Janė mėnyra shumė tė efektshme tė pėrdorimit sistematik dhe pėr njė kohė relativisht tė gjatė tė frutave pėr pėrforcimin e shėndetit dhe pėr luftimin e sėmundjeve tė ndryshme.
Mjekimet me fruta (frutoterapitė) janė mjaft tė njohura nga populli ynė dhe pėrdoren gjerėsisht nė praktikė. Mjekimet me fruta bėhen duke konsumuar ēdo ditė nga gjysmė deri 2-3 kg fruta dhe duke vazhduar kėtė pėr 10-20 e mė shumė ditė. Gjatė zhvillimit tė kurės, pastrohet organizmi nga helmet dhe kripėrat e panevojshme qė grumbullohen nėpėr kyēe dhe qė shkaktojnė dhimbje. Ulet sasia e dhjamit, i cili e rėndon trupin. Nė kohėn e frutoterapisė ushqimi tjetėr duhet tė jetė i lehtė, i ēliruar nga mishrat, dhjamėrat dhe brumėrat, i mjaftueshėm nė sasi duke parapėlqyer sallatat dhe supat me barishte tė pasura nė vitamina dhe kripėra minerale. Praktika tregon se kurat me fruta janė shumė tė dobishme edhe pėr luftimin e sėmundjeve tė ndryshme. Tė efektshme janė rezultatet e kurimit me arra, me lajthi ose me bajame pėr pėrforcimin e organizmit tė dobėsuar dhe pėr rivendosjen e shėndetit me gėshtenjė, me ftonj, me thana ose me vadhėza kundėr diarresė (jashtėqitjes) e dizenterisė; me rrush, me limon ose me dredhėza kundėr reumatizmit dhe artritit me hurma, me manaferra, me mandarina e me vishnja kundėr anemisė. Me kumbullat gjatore, me lajthi e me vaj kundėr sėmundjeve tė mėlēisė; me mollė kundėr sėmundjeve tė zemrės; me portokall e qershi kundėr sėmundjeve tė veshkave.

Kataplazmat

Ndryshe quhen edhe llapa. Kanė pėrdorim tė jashtėm dhe pėrfaqėsojnė masėn e njomė tė bimės tė shtypur nė formė brumi. Kjo masė vihet midis dy bezeve tė pastra pastaj *vendoset mbi vendin e sėmurė ose mbi plagė. Pjesėt bimore qė pėrdoren pėr kataplazmė mė parė duhet tė pastrohen mirė.
Banjat
Janė lėngje nė tė cilat futet i gjithė trupi ose vetėm pjesė tė tij (kėmbėt, duart, koka) pėr qėllime mjekimi. Banjat janė aromatike, zbutėse, nxitėse etj. Gjatė banjės lėndėt aktive veprojnė nė lėkurė nė sistemin e frymėmarrjes ose nėpėrmjet tyre veprojnė edhe nė brendėsi tė trupit.
Lėngu qė pėrdoret pėr banja pėrgatitet duke zier nė ujė gjethe, rrėnjė ose pjesė tė tjera tė bimės pėr 15-30 minuta. Raportet bimė-ujė qė pėrdoren gjatė banjės janė tė pėrafėrta me ato qė rekomandohen pėr pirje, por pa shtuar sheqer.
Infuzet
Pėrgatiten duke vluar mė parė vetėm sasinė e duhur tė ujit dhe pastaj duke e hedhur atė mbi masėn e njomė ose tė thatė tė bimės qė ėshtė vendosur nė njė enė tjetėr. Ena mbulohet me kapak qė tė mos largohen lėndėt qė avullojnė lehtė. Infuzi pihet pas 10-15 minutash, nė njė temperaturė tė pranueshme nga trupi, me ose pa sheqer.
Ekstraktet
Fitohen duke shtrydhur masėn e njomė, e cila pastaj kullohet qė tė veēohet nga brumi i mbetur. Pėrdorimi i kėtij ekstrakti mund tė jetė i jashtėm ose i brendshėm. Nė rastet e tjera ekstraktet fitohen me mėnyrėn e distilimit ose duke i vendosur frutat nė tretės organikė, si alkool, verė, vaj ulliri etj. Shumė tė pėrdorshme nė mjekėsinė popullore janė vajrat qė ekstraktohen nga arra, bajamet, lajthitė , ulliri etj. Pėrdorime kanė gjetur vera, rakia e uthulla qė pėrgatiten nga mjaft fruta, kryesisht nga rrushi, por edhe nga fruta me pėrqindje tė lartė sheqeri, siē janė, mareja, mani, kumbulla, fiku, manaferra, portokalli etj.