Pėrgatitu pėr garėn mė tė madhe tė vitit !!
MUHAMED HUSEJN JAKUB


Lavdia i takon Allahut.

... Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhamedin (lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė).

Mysliman i nderuar!
O rob i Allahut!
Unė kam nderin qė po tė informojė pėr njė gėzim tė madh.

Po afrohet gara madhore nė nivel ndėrkombėtarė qė fillon me natėn e parė tė muajit ramazan dhe pėrfundon nė natėn e fundit po tė kėtij muaji!

O biri i Islamit pėrgatitu.
O nipi i Imanit bėhu gati.

Ėshtė njė garė e madhe, kėtė garė e ka bėrė publike Mbreti Sundues nė Librin e Tij me fjalėn:
سَابِقُوا إِلَى مَغْفِرَةٍ مِنْ رَبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا كَعَرْضِ السَّمَاءِ وَالأَرْضِ أُعِدَّتْ لِلَّذِينَ آمَنُوا بِاللَّهِ وَرُسُلِهِ ذَلِكَ فَضْلُ اللَّهِ يُؤْتِيهِ مَنْ يَشَاءُ وَاللَّهُ ذُو الْفَضْلِ الْعَظِيمِ
“Prandaj rrekuni me njėri-tjetrin, duke kėrkuar falje prej Zotit tuaj dhe njė kopsht tė gjerė sa qielli dhe Toka, qė ėshtė e pėrgatitur pėr ata qė i kanė besuar Allahut dhe tė dėrguarve tė Tij. Ajo ėshtė mirėsia e Allahut, qė Ai ia jep kujt tė dojė; e Allahu ka mirėsi tė pafund.” (Hadid, 21)
Shpėrblimi i kėsaj gare ėshtė “XHENETI”, njė xhenet njė kopsht tė gjerė sa qiejt dhe Toka, qė nė tė ka tė mira tė cilat i shijon shpirti, e kėnaqet syri. Nė tė pėrjeton kėnaqėsi shpirtėrore e trupore ēka syri nuk i ka para, veshi nuk i ka dėgjuar dhe mendja e njeriut nuk i koncepton.

Pėrmbajta e garės

Atėherė njihu mė pėrmbajtjen e garės. Mė lejo qė ta cilėsoj garėn, tė njoftoj me kushtet e garimit dhe pjesėmarrjes.
Arena dhe mejdani i kėsaj gare ėshtė muaji i ramazanit me tė cilat i hap dyert e xhenetit dhe asnjė derė nuk mbyllet.

Kushtet e garės.

Sė pari: garuesi tė largohet nga ēdo haram, mekruh qė ka vepruar mė parė.

Duke ia ka kthyer borxhet pronarėve, ti largohet tė pavėrtetės, tė keqes mė tė gjitha mėnyrat dhe format. Ta lėre dėgjimin e muzikės, veglat muzikore, lojėn me letra, tė largohet nga tubimet e tilla ashtu si largohet nga dėgjimi i pėrgojimit, shpifjes, rrenės. Ta pastroj gjuhėn nga fjalėt e ndyta.

Sė dyti: tė jetė i vendosur dhe serioz nė kėto veprime:
- Ta bėj tė qartė “teuben” pendimin nė Allahun e Lartėsuar duke u shprehur: “Allahu im! Vėrtetė unė kėrkoj faljen Tėnde pėr tė gjitha gjynahet. Pendohem te Ti pėr ēdo bindje, fjalė, vepėr qė Ti e urren dhe nuk je kėnaqur. Mė fal mua, prano pendimin, vėrtetė Ti falė.”

- Tė punoj punė tė mira, si:
1. Falja e namazit me xhematė duke mos i humbur asnjė reqatė.
2. Leximi i Kuranit natėn dhe ditėn gjatė tėrė ramazanit.
3. Falja e namazeve nafile gjat ditės dhe natės gjatė tėrė ramazanit.
4. Dhėnia e sadakasė me pasuri, ushqim, pije, veshmbathje sipas mundėsive qė ka.
5. Duatė dhe istigfaret e vazhdueshme nė kohėn e syfyrit pėr ēdo natė.

Kjo ėshtė gara dhe kėto janė kushtet e saja.

Kush dėshiron tė garoj?
Kush dėshiron tė fitoj hyritė e xhenetit.

A dėshiron tė shtosh nė jetėn tėnde njė jetė tė re, tė jetė kapital i pasurisė. Fitimi tė jetė 1000 muaj. Qė do tė thotė: 83-vite e 4-muaj!

A dėshiron qė t’i shlyesh mėkatet e gjynahet?

E gjithė kjo arrihet duke garuar me seriozitet nė kėtė garė.
O trim! Qasu garės me urtėsi e vendosmėri dhe garo.

- Ruaje dėgjimin nga muzika, pėrgojimi, fjalėt e ndyta.
- Ruaje dorėn nga haramet.
- Ruaji kėmbėt nga ecja e kotė.
- Ruaje gjuhėn nga pėrgojimi, shpifja, rrena, mashtrimi, etj.
- Ruaje zemrėn nga ajo qė nuk tė takon.

Madhėroje Allahun duke thėnė: , .
O trim!
Liroje dorėn dhe bėhu bujar. Jep sadaka. Qėndro gjatė nė shtėpinė e Allahut. Vendi jot nė xhami ėshtė nė safat (rreshtat) e para. Mos e humb tekbirin fillestarė tė asnjė namazi.
Lexoje librin e Allahut, Kuranin me vėmendje, seriozitet, frikė, dua dhe lot.
Paqja dhe bekimi i Allahut tė Lartėsuar mbi garuesit dhe bereqeti i Allahut le tė jetė mbi fituesit.


Pėrktheu dhe pėrshtati: Ulvi Fejzullahu