Konferenca Mbarėbotėrore e Zhvilluesve (WWDC) e organizuar nga Apple, nisi me shpalosjen e versionit tė ri tė sistemit operativ iOS 6 pėr iPhone dhe iPad. Apple ka premtuar rreth 200 veēori tė reja nė kėtė version tė sistemit operativ mobil, por sot gjatė fjalimit u veēuan vetėm disa prej tyre.

Qershori do tė jetė muaji mė i nxehtė pėr tė gjithė adhuruesit e smartfonėve, pėr shkak se Microsoft pritet tė lansoj gjeneratėn e re tė Windows Phone gjatė javės sė ardhshme, kurse Google me 20 qershor do tė publikoj planet pėr versionin e ri tė Android, tė koduar me emrin "Jellybean."

Nė mesin e azhurnimeve qė Apple ka bėrė pėr versionin e ri tė sistemit operativ, pa dyshim qė bėn pjesė asistenti virtual i zėrit Siri, qė tanimė ėshtė edhe mė i menēur me pėrkrahje pėr sportet, filmat dhe restaurantet. Siri, gjithashtu mund tė hapė aplikacionet, por ende nuk do tė mund t'i kontrolloni kėto aplikacione tė palėve tė treta me zėrin tuaj.

Apple poashtu po largohet nga hartat e Google, dhe po lanson aplikacionin e vet tė hartave me iOS 6. Kėto harta pėrfshijnė informacione pėr bizneset lokale, integrim me Yelp, azhurnime tė trafikut nė kohė reale, si dhe navigimin. Apple gjithashtu ka shtuar integrimin e Siri nė harta, prandaj ju mund tė shtroni pyetje gjatė rrugėtimit si, "A jemi afėr?" ose "Ku ėshtė pika e ardhshme e karburantit?"

Kėto azhurnime sigurisht qė i japin Microsoftit dhe Androidit diēka pėr t'u pėrtypur. Derisa dy platformat konkurrente ofrojnė pėrkrahje pėr komandim me zė, kėto veēori janė dobėta nė krahasim me diktimin natyral dhe inteligjencėn e Siri. Hartat e Bing tė Microsoftit, sigurisht qė mund tė pėsojnė njė riorganizim nė versionin e radhės tė Windows Phone, pėr shkak se veēoria aktuale e navigimit ėshtė shumė e ngadaltė (duhet ta prekni ekranin nė secilėn kthesė).

Do ta vizitojmė kėtė krahasim mė vonė gjatė kėtij muaji, kur Microsoft dhe Google tė shpalosin versionet e reja tė platformave tė tyre respektive. (PCWorld Albanian)