Ministri i Brendshėm gjerman, Hans Peter Friedrich, ka dėnuar sulmet raciste ndaj organizatorit tė kombėtares gjermane me origjinė turke Mesut Ozil, sulme qė janė kryer nė rrjetin social Twitter para disa ditėsh.

Friedrich i cilėson "tė pėshtira" kėto sulme anonime nė deklarata pėr gazetėn gjermane "Neuen Osnabrücker Zeitung".

"Kjo ėshtė vetėm maja e ajsbergut e ēėshtjes sė racizmit. Nuk besoj se denoncimi i bėrė nga stafi i lojtarit do tė ketė sukses megjithėse nė internet gjithmonė lihen gjurmė. Por ėshtė vėshtirė tė lokalizohet dhe tė identifikohet autori i atyre shkrimeve nė Twitter", u shpreh ministri.

Njė pėrdorues me emrin “PiratenOnline” shkroi nė Twitter gjatė ndeshjes: "Me siguri qė Ozil nuk ėshtė gjerman! Njė rol nuk tė ndėrron origjinėn". Mė pas shtoi: "Nė kombėtaren gjermane nuk duhet tė luajnė njerėz qė nuk kanė emėr gjerman".

Ky profil ėshtė bllokuar nga Twitter pas protestave nė internet dhe disa komenteve tė tjera raciste qė pasuan.

Mesut Ozil ėshtė njė nga lojtarėt kryesorė tė Gjermanisė. Mesfushori ka lindur nė Gelsenkirchen, nėdrsa tė dy prindėit i ka turq. Gjithmonė futbollisti ka theksuar se ndihet gjerman, ndryshe nga turko-gjermanėt e tjerė qė kanė zgjedhur tė luajnė pėr Turqinė.