Ministria e Punes percakton pagese mujore nenave per te mos lene femijet ne jetimore. Tirana dhe Shkodra, do te jene dy qytetet te cilat do te perfshihen te parat nga ky projekt. Perfitone nenat qe kane shume femije

Subvencionimi i nenave me shume femije shihet si zgjidhje per te ulur braktisjen e femijeve si dhe numrin e femijeve ne jetimore. Ne varesi te kushteve qe keto familje ndodhen do te ndihmohen nga shteti me nje shume prej jo me shume se 10 mije lekesh ne muaj. Kryetari i shoqates Kombetare te Jetimeve, Kadri Aliaj, ka bere te ditur per gazeten “Albania”, se kjo nisme do te ndermerret se shpejti dhe fillimisht do te nis ne dy qytete, ne Tirane dhe Shkoder. Aliaj pohoi: “Kjo nisme do te filloje shume shpejt, Ministria e Punes qe eshte partnere me Shoqaten e Jetimeve do te vere ne zbatim kete projekt. I ketij mendimi jam edhe une, qe te subvencionohen nenat qe te mos i braktisin femijet”. Mbipopullimi i jetimoreve me femije me probleme sociale dhe ekonomike eshte nje fakt qe vihet re dukshem ēdo dite pothuajse ne te gjitha jetimoret e vendit. Madje, keto institucione jane shnderruar ne streheza per te mbajtur keta femije.
Nisma
Ideja per marrjen e kesaj nisme ka qene pikerisht fakti qe pothuajse ne te gjitha jetimoret e vendit tone gjenden femije jo jetim, por te braktisur nga gjendja e veshtire ekonomike. Fakt ky qe vertetohet me se miri po te permendim shembullin e shtepise se femijeve “Zyber Hallulli” ne Tirane, ku nga 38 femije qe jane aty, 34 jane me probleme sociale dhe vetem jane 4 jetim. Pikerisht per kete arsye, Aliaj shprehet se i ka kerkuar me shkrese zyrtare shtetit qe te mos krijohen me jetimore, por te ndihmohen financiarisht keto familje. “Per te eliminuar braktisjen e femijeve eshte me mire qe shteti ti japi asaj familje jo sa shpenzon nje femije ne jetimore, por 10 mije leke dhe te shohim me pas se si do ta mbaj nena femijen”,- pohoi Aliaj. Sipas tij, duke e futur femijen ne jetimore, femijes i humbet berthama familjare. Per kete, kreu i shoqates se jetimeve, shprehet se, ai femije nuk e mendon me qe ka nene, teze, halle dhe njeh vetem femijet qe ka brenda institucionit.
Shpenzimi
Nje femije ne jetimore harxhon 268 mije lek ne muaj. Por ketu perfshihen dritat, uji, shkolla, veshjet, shkolla, librat etj. Duke qene se kjo shume lekesh eshte paksa e larte per te ndihmuar shume familje eshte sugjeruar qe keto nena me kushte te veshtira ekonomike, me probleme sociale, ose me shume femije te ndihmohen nga shteti me nje shume lekesh per te mos i ēuar femijet ne jetimore. Kadri Aliaj, shprehet se “Une kam kerkuar nga shteti qe te mos i pranoje keta femije ne qendra jetimoresh, por nga 268 mije leke ne muaj qe merr secili prej tyre, t’i jepet te pakten nje pjese e kesaj shume familjes se femijes, ne menyre qe ajo te mos detyrohet ta braktise femijen e vet”. Kjo sipas Kadriut ka dy ane pozitive. Se pari, femija nuk humbet berthamen e familjes, qe eshte baza kryesore per te rritur nje femije, se dyti, femija rritet me kujdesin e nenes vet, qe ndryshon shume nga ai i institucionit
Braktisja
Arsyet e braktisjes se femijeve jane nga me te ndryshmet, por mbi te gjitha qendron gjendja e veshtire ekonomike. “Ka shume raste kur prinderit i sjellin femijet ne jetimore per arsye ekonomike se kane shume femije dhe nuk munden qe ti rrisin dot te gjithe”,- shprehet Kadri Aliaj. Ai shpjegon se, ka nena qe i lene femijet ne jetimore dhe ikin i braktisin. Nderkohe ka dhe nena qe i lene femijet ne institucion duke i bere te ditur drejtuesve te jetimoreve se do vijne ti marrim pas nje kohe. Ne te tilla raste institucioni eshte i detyruar qe ti mbaje dhe te kujdeset per keta femije, derisa nena shkon ta takoje. Nje nene mund te shkoje ta shikoje femijen e vete nje here ne jave, ose nje here ne muaj. Ne keto kushte institucioni nuk ka te drejte qe kete femije ta ēoj ne gjykate per ti dhene braktisjen perderisa nena shkon e takon. Kjo per arsye se vjen nje kohe qe nena e rregullon ekonomine dhe e merr femijen. Vetem ne qofte se nena deklaron me shkrim qe une do ta le kete femije ne institucion dhe ja jap shtetit, atehere me mbushjen e gjashte muajve fillojne procedurat.
Niveli arsimor
Niveli ulet arsimor eshte nje tjeter problem shqetesues per keta femije. Kadri Alija, ka bere te ditur se ka konstatuar qe duke filluar qe nga viti 1995 niveli arsimor i ketyre femijeve ka pesuar renie. “Ne kemi dhene te drejta studimi per nxenes qe vazhdojne shkollen e larte, por shume pak jane te tille”,- shprehet kreu i jetimeve. Sipas tij, deri ne fillimin e shkolles se mesme keta femije jane te detyruar te mesojne, sepse jane ne ngarkim te shtetit. Ndersa, pasi nisin shkollen e mesme, ata nuk mbulohen me shteti dhe ketu jeta e tyre fillon te behet edhe me e veshtire. Sipas Aliajt, shume femije jetime fillojne ta lene mesimin qe nga viti 1-2 dhe marrin rruge te keqe se nuk ka kush te kujdeset me per ta.
Largimit nga jetimorja
Gjithsesi, me ose pa probleme, te detyruar nga faktore te shumte ata rriten ne keto shtepi deri ne moshen 14 vjeēare, ndersa me pas per ata nis nje tjeter jete shpeshhere me e veshtire. Pas kesaj moshe shteti i pajis dhe me nje te drejte studimi per shkolle te mesme dhe perfundimisht ata largohen nga jetimoret drejt nje rruge te panjohur. Ne mungese te dores se nenes dhe atehere kur keta femije “kane nevoje per nje dore”, kete nuk ua jep as shteti. Sipas Kadri Aliaj, ketu fillon me e keqja per keta femije. “E keqja nuk eshte gjate kohes qe keta femije jane ne institucion, pasi ketu jane te kontrolluar nga shteti. E keqja eshte kur shteti heq vemendjen nga ata dhe pikerisht ne momentin kur dalin prej shtepive te femijes per ne shkolle te mesme” – pohon ai. Ne ndryshim nga ligji nr.8153 mbi Statusin e Jetimit, sipas te cilit femijet qe gezojne statusin e jetimit duhet te strehohen nga shteti deri ne moshen 18 vjeēare, keta femije mbeten ne “rruge te hapura” ku strehes per te jetuar u behet vetem konvikti i shkolles se mesme qe vazhdojne. Kryetari i Shoqates pohon: ”Ky eshte nje problem ku shteti nuk ka bere gje gjate ketyre viteve dhe vazhdon te mos beje. Po ti shohesh jetimet qe ka Tirana, te cilet jane nga mosha 18-40 vjeē, rrine bashke nga 7-8 veta ne nje dhome konvikti ne kushte shume te veshtira per te jetuar”.