Receta Gatimi

Mozilla OS- Sistemi Operativ per telefonat smartphone


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Thumbs up Mozilla OS- Sistemi Operativ per telefonat smartphone


    Sistemi operativ i Mozilla-s, fillimisht i njohur si Boot to Gecko, ka pėr synim tė bėhet njėri prej konkurruentėve mė tė fuqishėm nė kėtė treg, qė aktualisht po drejtohet nga Android dhe iOS.

    1. Data e lansimit

    Pajisjet e para qė do tė kenė Mozilla OS ka gjasa tė dalin nė janar tė 2013. Sipas Telefonica, vendi i parė qė do ta ketė nė dispozocion Mozilla OS ėshtė Brazili diku nė ēerekun e parė tė vitit. Pėr sa i pėrket ShBA dhe MB, sistemi operativ do tė arrijė diku nga gjysma e dytė e vitit 2013

    2.Ēmimi

    Pajisjet qė do tė kenė Firefox OS do tė kenė synim tė kapin ēmimet mė tė ulta tė tregut, kėshtuqė mund tė presim njė seri smartfonėsh me ēmim shumė tė ulėt. Telefonica thotė se modeli i parė qė do tė marrė nė dorė dhe do ta shesė nė tregjet e Brazili do tė kushtojė diku rreth 100 dollarė. Nė tė ardhmen thuhet se Mozilla do ta ēojė Firefox OS nė nivelin e ēmimeve mesatare tė smartfonėve, gjithsesi ajo do tė fillojė nga fundi.

    3. HTML 5

    Shfletimin nė internet, Firefox OS e ka tė bazuar nė HTML 5, karakterisitkė e cila qėndron nė majėn e cilėsisė qė ka sot Android. Gjė e ngjashme me sistemin operativ Chrome tė Google.

    4. Mė i mirė se Android

    Shefi ekzekuiv i Telefonica, Matthew Key, ka deklaruar se Firefox OS "do tė sjellė njė eksperiencė mė tė mirė buxheti sesa Android". Njė premtim shumė i madh, gjithsesi se sa do tė jetė i vėrtetė mbetet pėr t'u parė.

    5. Azhornim mė i lehtė i aplikacioneve

    Krijuesit e Firefox OS thonė se do tė jetė mė e lehtė tė azhurnosh aplikacionet HTML5 nė sistemin operativ, tė cilat raportohen se do tė jenė tė shumta, pasi mė shumė se 75% e aplikacioneve nė Google Play dhe Apple App Store janė tė koduara nė HTML5.

    6. Integrim i rrjeteve sociale

    Si Facebook ashtu dhe Twitter do tė jenė tė integruara nė Firefox OS, duke u lejuar pėrdoruesve tė azhurnojnė statusin e tyre shumė lehtė, tė postojnė gjėra tė ndryshme nė llogaritė qė kanė si dhe tė mbajnė lidhjet me miqtė e tyre.

    7. Google Maps

    Falė HTML 5 qė ėshtė e instaluar, njė klikim shumė i thjeshtė do t'ju lejojė tė keni versionin e plotė tė aplikacionit tė hartave tė Google nė njė madhėsi tė njejtė qė keni me atė qė keni kur e hapni nga kompjuteri juaj.

    8. Fuqi nga Qualcomm

    Tė gjitha pajisjet qė do tė kenė Firefox OS do tė kenė njė procesor Qualcomm, si pasojė e njė marrėveshje qė Mozilla ka bėrė me kompaninė e ēipeve.

    9. Potenciali i ikonave

    Edhe pse demonistrimi i shfaqur nga Firefox OS qė pamė kishte menynė e iPhone, Mozilla nuk e heq mundėsinė e pėrfshirjes sė ikonave tė reja nė platformėn e saj.

    10. E thjeshtė, e shpejtė dhe efikase

    Ajo ēfarė Firefox OS pretendon se ka pėr tė ofruar, ėshtė njė pajisje e thjeshtė pėr pėrdorim, e shpejtė dhe me njė ēmim modest nė nivelet nga mė tė ulta nė tregun e smartfonėve, edhe pse ata funksionojnė me procesorė 600MHz.

    Burimi: PCWorld Albanian

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Eshte shume vone tani! Android e ka kapur feten me te madhe! Vetem nese Mozilla sjell features te papara ndonjeher mund ta marre ndonje pjese ne merkaton e smartphone

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Krijimi i nje sistemi operativ!!!
    Nga alfa1993 nė forum Guida, Kėshilla dhe truke
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-07-2012, 04:34 PM
  2. iPhone(iOS) ėshtė sistemi operativ mė i preferuar tek shqiptarėt
    Nga vaaldr1n nė forum Software - Programe pėr Kompjuter
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-06-2011, 05:34 PM
  3. Sistemi operativ i Apple numėr njė nė SHBA
    Nga vaaldr1n nė forum Apple Mac OSx
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2010, 04:29 PM
  4. Ē’ėshtė sistemi operativ?
    Nga MAJDI nė forum Guida, Kėshilla dhe truke
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-05-2010, 06:06 PM
  5. Sistemi operativ Chrome OS brenda dy javėsh?
    Nga aurel nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-10-2009, 07:38 PM

Etiketat pėr kėtė Temė