Nuk duhet te jete e lehte per nje prind te gjeje nje kafshe shtepiake per femijen e tij, qe t’i beje shoqeri dhe t’a beje te defrehet.

Por prinderit e ketij djali mund te ndihen me fat, te pakten ne kete rast, sepse vogelushi i tyre Sambath e ka gjetur mikun e tij me te mire. Djali nuk pranon te shkoje ne shtrat pa mikun e tij te gjate 6 metra, nje piton Burmez qe e ka quajtur Lucky. “E dua shume pitonin, njesoj sa dua motren time” - thote Sambath - “Te gjithe shoket e mi jane xheloze per te”.

Kur Lucky ka hyre per here te pare ne fshat duke rreshkitur, ishte vetem 50 cm i gjate dhe Sambath ishte 3 muajsh.

Prinderit e tij jane perpjekur ta perzene gjarprin ne pyll plot tre here, por nuk ka qene e mundur sepse ai gjithmone eshte rikthyer.

E ema e Sambath, Kim Kanara, ka deklaruar: “I gjejme gjithmone duke fjetur bashke. Kjo gje ka 6 vjet qe perseritet”.
“Tashme eshte nje pjesetar i familjes. Ha me ne, jeton ne te njejten cati me ne, lahet me ne dhe ne lutemi edhe per shendetin e tij”. Pjesetaret e kesaj familje jane te bindur se Lucky ka fuqi kuruese. “Disa plage jane sheruar pasi jane bekuar nga gjarpri” deklaron e ema.