Receta Gatimi

Qė nga dita e sotme, vende tė reja i bashkėngjiten Shengenit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Qė nga dita e sotme, vende tė reja i bashkėngjiten Shengenit

    Qė nga dita e sotme, vende tė reja i bashkėngjiten sistemit tė Shengenit

    Poloni-Gjermani, "shkrihen" kufijtė

    Goditja e fundit pėr "perden e hekurt". Polakėt e gjermanėt, nga e premtja do tė jenė mė pranė njėri-tjetrit

    Ndėrsa e enjtja do t‘ia lerė vendin sė premtes nė orėn 24:00, do tė hapet edhe kufiri dikur problematik mes Polonisė dhe Gjermanisė. Tė mendosh qė ėshtė njė ndėr kufijtė pėr tė cilėt ėshtė derdhur mė shumė gjak nė botė. Ajo qė tė bie nė sy po tė pėrshkosh linjėn prej 450 kilometrash qė bėn bashkė tė dy vendet, duke filluar me qytetin e Zittaut e duke zbritur poshtė nė jug, ėshtė indiferenca me tė cilėn banorėt kufitarė po e pėrjetojnė njė ndryshim tė tillė. Pėr shekuj me radhė, Polonia ka qenė njė fushėbetejė pėr Evropėn dhe veēanėrisht pėr Gjermaninė, Rusinė dhe Austrinė. Mbretėria e Polonisė luftoi pėr shumė kohė me kalorėsit Teutonikė nė Mesjetė dhe kujtimet e dhimbshme tė Hitlerit qė mėsyu vendin nė vitin 1939 gjallojnė ende nė kujtesėn e pleqve dhe imagjinatėn e tė rinjve. Kur ushtria e Hitlerit u mund, miliona gjermanė u nxorėn jashtė nga qytetet e mėdha aktualisht nė territorin polak tė tillė si Vorclav. Ndėrsa qytetet pėrgjatė lumenjve Neisse dhe Oder, qė formojnė edhe pjesėn mė tė madhe tė kufirit, u ndanė nė dysh. Pas kaq konfliktesh, mė nė fund "shkrirja" e paqtė e kufirit mes Gjermanisė dhe Polonisė ėshtė njėherazi edhe shprehje e projektit shpesh tė kritikuar tė integrimit evropian. Me gjithė paqen e indiferencėn nė dukje, nėn sipėrfaqe ende gjallojnė inatet e vjetra dhe mosbesimi mes njerėzve. Pėr sa u pėrket komuniteteve nga tė dyja anėt e lumit, ato janė krejtėsisht tė ndryshėm nga ana kulturore dhe gjuhėsore. "Pas lufte, qytetet u ndanė nga njėri-tjetri", thotė kryebashkiaku i Slubices, qė dikur ishte pjesė e Frankfurtit mbi Oder, qyteti gjermanolindor. Vitet e fundit janė bėrė shumė pėrpjekje pėr tė integruar sėrish banorėt e tė dy anėve tė lumit nė aspektin kulturor e tregtar, para sė gjithash. Duke filluar qė sot, ky bashkėpunim do tė jetė shumė mė i frytshėm e mė i prekshėm. Kjo shkrirje e kufijve, apo heqje e regjimit tė kontrollit kufitar i dedikohet futjes sė Polonisė nė zonėn e "Shengen"-it, brenda Bashkimit Evropian.
    Shengen ėshtė qyteti luksemburgez, ku nė vitin 1985 u nėnshkruan marrėveshjet e para pėr hapjen e kufijve mes njė grupi vendesh tė Evropės Perėndimore, pėrfshi Francėn dhe Gjermaninė. Tani Polonia dhe tetė vende tė tjera, pjesa mė e madhe nga ish-vendet komuniste, kanė pėrfunduar procedurat e vizave e kufijve tė jashtėm, qė duhen pėr anėtarėsim nė Shengen. Policia do tė vazhdojė tė patrullojė dhe tė kontrollojė pikėkalime tė ndryshme brenda kufijve, por me t‘u kryer "shkrirja" do tė bėhet e mundur pėr njė shofer nga Lisbona tė udhėtojė pa asnjė ndalesė drejt Talinit. Lėvizja drejt Lindjes pėr njė kufi tė pėrbashkėt qė parashikon edhe pėrfshirjen e Ukrainės dhe tė Bjellorusisė ka ngjallur shumė kundėrshti, veēanėrisht nga gjermanėt, tė cilėt i druhen rritjes sė krimit tė organizuar. Krimi pėrqendrohet shumė te kufijtė e hapur. Ata qė morėn vendimin para teknikėve ishin politikanėt, tė cilėt menduan se futja e shteteve tė reja nė "Shengen" do ta bėnte Evropėn mė tė sigurtė, si dhe njė Evropė mė e sigurtė ėshtė edhe mė e dashur pėr nėnshtetasit. Me gjithė problemet e kujtimet e hidhura tė sė shkuarės, polakėt duket se kanė ndėrmend qė ta hedhin pas tė shkuarėn dhe se pėr ta futja nė zonėn e "Shengen"-it ėshtė njė lloj krenarie dhe prove se ata kanė tashmė tė njėjtat tė drejta me vendet e tjera partnere brenda Bashkimit Evropian. Sipas specialistėve polakė, kufiri ėshtė shumė i mbrojtur, sepse para se tė caktohej data e futjes nė "Shengen", ėshtė punuar shumė me tė gjitha detajet teknike e praktike. Puna mė pas ėshtė vlerėsuar edhe nga zyrtarėt e Bashkimit Evropian, tė cilėt kanė dhėnė aprovimin pėr gjithēka, kryesisht pėr investimet qė janė bėrė nė futjen e teknologjisė sė lartė. Por ka edhe njė anė tjetėr tė reagimit tė hapjes sė kufirit. Ky i pėrket njė pakice njerėzish, nga ana gjermane, tė trembur pėr pasojat e hyrjes sė polakėve. Disa madje kanė shkuar aq nė ekstrem, saqė kanė rrethuar shtėpitė me tela me gjemba. Por pėr pjesėn mė tė madhe tė gjermanėve ėshtė e arsyeshme dhe madje e shėndetshme qė t‘i lėsh njerėzit tė lėvizin lirshėm nga njėri vend nė tjetrin. Hapi i ndėrmarrė do tė lehtėsojė gjithė rrjedhėn e jetės mes banorėve tė tė dyja zonave. Nė fakt, ndryshimet pėr mirė erdhėn qė me futjen e Polonisė nė Bashkimin Evropian. Qė atėherė kufiri u kthye nė njė pengesė formale qė mund tė kapėrcehej vetėm me njė tregim tė shpejtė tė pasaportės ose kartės sė identitetit. Zakonisht kufiri kalohet pėr blerjen e benzinės, cigareve ose pėr tė shkuar pėr nė punė. Ndonjėherė mund tė krijoheshin edhe radhė tė gjata, por kjo vetėm nė rastin e makinave me tonazh tė lartė. "Mendoj se ėshtė njė gjė e mirė qė u futėm nė "Shengen", pasi nuk do tė kemi mė radhė tė gjata, makinat do tė lėvizin pa u ndalur mė nga njė shtet te tjetri", thotė njė gjermane, qė jeton nė zonėn kufitare dhe qė preferon t‘i presė flokėt pėrtej kufirit, sepse aty kushton shumė mė lirė se nė Gjermani. Kėtė herė, nuk ekziston mė te gjermanėt ajo frika qė i pushtoi tė gjithė nė vitin 2004, nė prag tė futjes sė Polonisė nė Bashkimin Evropian. Nė atė vit, Gjermania u krijoi polakėve shumė vėshtirėsi nė mėnyrė qė pėr ata tė ishte mė e lehtė tė rrinin nė shtėpi se sa tė kėrkonin punė jashtė vendit. Dhe polakėt pėr kėtė arsye, por jo vetėm, parapėlqyen qė tė shkonin nė vende tė tjera tė Evropės Perėndimore, ndėr tė cilėt mė i preferuari pėr punėsim ishte dhe ėshtė Britania e Madhe. Pikėrisht nė Angli dhe Irlandė, polakėt sė bashku me emigrantė tė tjerė, kanė marrė meritėn e njėrit prej shkaqeve tė rritjes ekonomike.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Qė nga dita e sotme, vende tė reja i bashkėngjiten Sheng

    Ishalla nje dite degjojme se dhe vendi yne do bej pjes e ketij grupi

    i jep fund dhe radhes neper ambasada

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2011, 12:21 AM
  2. Dita e Premtuar {Dita e Kjametit}
    Nga djal8ove nė forum Bota shpirtėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2010, 05:15 PM
  3. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-03-2009, 10:28 AM
  4. Femrat e sotme.......Rrefimi i nje prostitute
    Nga daku323 nė forum Eros / Pa Ēensurė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 01:14 PM
  5. Moti per diten sotme
    Nga ReniX nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2008, 06:34 PM