Receta Gatimi

E mitura shtatzene, pranga pedofilit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    E mitura shtatzene, pranga pedofilit

    E Marte, 25 Dhjetor 2007

    Tregtari i moshuar i nje pike ushqimore, ne fshatin Starje, te rrethit te Kolonjes, eshte arrestuar diten e djeshme per pedofili dhe lenien shtatzene te nje te miture, kliente te tij. Vajza 15-vjecare, me inicialet A.G., ka rezultuar gjashte muajsh shtatzene pas kontrollit te mjekeve te Spitalit Gjinekologjik ne Tirane, tri dite me pare, kurse agjentet e policise kryen ndalimin e 70-vjecarit Frederik Beqo, per "kryerje te veprave te turpshme me te mitura". Per momentin nuk eshte ngritur akuza e perdhunimit, pasi dyshohet se vajza mund te kete shkuar me deshire, sepse vinte nga nje familje me veshtiresi ekonomike dhe i moshuari, pronar i dyqanit te ushqimores, mund te kete shfrytezuar kete fakt. Ekspertet kane marre ceshtjen ne dore per te vleresuar nese femija ne barkun e te mitures ka per atesi 70-vjecarin. Vete vajza ka rrefyer per te emen, pasi u zbulua sekreti, se autori i krimit monstruoz te ndodhur pak me shume se gjashte muaj me pare, ne qershor, ishte pikerisht Beqo.

    Shqetesimet shendetesore te vajzes, fryrja e barkut dhe shmangia e paragjykimeve kane bere qe familjaret ta sillnin 15-vjecaren ne kryeqytet per ta vizituar. Pikerisht per kete shkak arrestimi i te moshuarit te dyshuar eshte kryer nga policia e Tiranes, sepse edhe denoncimi eshte kryer ne Drejtorine e Policise. Pasi e ema e ka derguar vajzen e saj, A.G., per ne Spitalin Gjinekologjik, mjeket i kane thene se ishte shtatzene. Ndersa nuk i kane besuar vesheve, nene e bije s'u ka mbetur gje tjeter vecse te shkonin ne polici. Por me pare 40-vjecarja i ka bere presion vajzes qe te tregonte se me cilin person kishte pasur marredhenie seksuale. Kaq eshte dashur qe e mitura te rrefeje historine e ndodhur ne muajin qershor, ne dyqanin ushqimore te Frederik Beqos, ku blinin here pas here edhe me liste, per shkak te gjendjes se veshtire ekonomike.



    Nena e vajzes nuk ka pritur qe te kthehet ne fshatin e saj, Starje te Kolonjes per te zgjidhur ceshtjen, por ka denoncuar per pedofili 70-vjecarin ne Tirane. Agjentet e policise se kryeqytetit, me daten 22 dhjetor, kane udhetuar drejt Ersekes dhe kane hetuar rastin ne bashkepunim me koleget e komisariatit. Deshmite dhe rezultatet e para te mjekeve kane mjaftuar qe nje furgon i grupeve te gatshme te percillte me pranga ne duar Frederik Beqon, i cili fillimisht e ka mohuar akuzen. Burime zyrtare te policise se Tiranes thane dje, per gazeten "Koha Jone", se Beqo gjendet nen akuzen e "kryerjes se veprave te turpshme me te mitura", ndersa eshte nen hetim, pasi dyshohet per perdhunim. Priten rezultatet perfundimtare te ekspertizes, per te vleresuar nese e mitura ka kryer edhe me pare marredhenie seksuale dhe se kush eshte babai i femijes qe ajo ka ne bark dhe i duhet ta sjelle ne jete pas rreth tre muajsh.

    Policia, masa per te shmangur incidente

    Nga hetimet e para te policise ne Erseke, eshte bere e ditur se Frederik Beqo, qe eshte pronar i nje dyqani ne fshatin Starje, te Kolonjes, dyshohet se mund te kete shfrytezuar gjendjen jo te mire ekonomike te familjes se vajzes per te kryer me te marredhenie seksuale. Po policia nuk perjashtohet edhe mundesia qe vete 15-vjecarja te kete shfaqur deshire qe e ka shtyre per kryerjen e marredhenieve seksuale. Burimet e policise lokale te Ersekes thane se vajza A. G., dyshohet per nje qendrim moral jo te mire dhe se mund te kete kryer me deshire marredhenien me bashkefshatarin e saj te moshuar. Nga ana tjeter, burimet e kesaj policie thane se, pas arrestimit te Beqos, i druhen nje hakmarrjeje nga ana e babait te vajzes. Per t'i paraprire ndonje reaksioni zinxhir te ngjarjeve me reagimin e prindit te vajzes, policia po mban ne mbikeqyrje te atin e saj.

    Precedentet

    29 nentor 2007

    Nje 42-vjecar, nga fshati Gjere, i komunes Porocan, ne Gramsh, akuzohet se ka perdhunuar vajzen e tij, aktualisht 15-vjece. Ferit J. eshte arrestuar naten, duke u gdhire 28 nentori, dhe eshte izoluar ne qeli. Mbi prindin e dyshuar per incest me te bijen tashme rendon akuza e "marredhenieve seksuale me dhune me person ne gjini ose kujdestari".

    14 tetor 2007

    Kater vajza te mitura kane rene pre e ngacmimeve seksuale te nje 50-vjecari, qe me pas i ka kercenuar me jete, per te mos treguar, duke i shtyre deri ne tentativen e vetevrasjes. Kristaq Lena eshte arrestuar nga policia e Tiranes, pas denoncimit te kryer nga prinderit e kater vajzave, tre nga te cilat motra dhe nje kusherire e tyre, banuese ne Kamez.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    32

    Re: E mitura shtatzene, pranga pedofilit

    shume veprim i ulet

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 05-07-2011, 06:58 PM
  2. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 10:53 PM
  3. Morissette shtatzėnė?
    Nga vaaldr1n nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-08-2010, 10:06 PM
  4. Ish polici, seks dhe tutor me dy te mitura
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-09-2009, 09:35 AM
  5. Perdhunoi 5 te mitura, pranga 70-vjecarit italian
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-03-2009, 09:38 PM