E Marte, 12 Dhjetor 2006
Pas deklarates se kryetarit te PS, Edi Rama, se nderkombetaret jane shprehur per shtyrjen e votimeve, Shtetet e Bashkuara thone se nuk kane kerkuar shtyrjen e zgjedhjeve te dekretuara per me 20 janar 2007. Ambasada: “Qeveria e Shteteve te Bashkuara nuk ka kerkuar shtyrjen e zgjedhjeve”

Elton METAJ

Shtetet e Bashkuara deklaruan se nuk kane kerkuar shtyrjen e zhvillimit te zgjedhjeve vendore ne Shqiperi, te parashikuara per me 20 janar 2007. Ne nje prononcim vetem pak ore pas deklarates se kryetarit te Partise Socialiste ne opozite Edi Rama, se nderkombetaret jane shprehur per shtyrjen e dates se votimeve, Uashingtoni perseriti se kerkon zgjedhje te lira dhe te ndershme. Ne nje tjeter perpjekje qetesuese, diplomatet e huaj u bene thirrje partive politike te punojne se bashku.

“Qeveria e Shteteve te Bashkuara nuk ka kerkuar shtyrjen e zgjedhjeve”, u shpreh zyra e shtypit te Ambasades Amerikane ne Tirane, e pyetur nga “Korrieri”. “I qendrojme deklarates se meparshme, ku nxisim palet te punojne se bashku per zgjedhje te lira dhe te ndershme”, thuhet ne reagimin amerikan, ne pergjigje te interesimit te gazetes, nese ka apo jo nje kerkese per shtyrjen e zgjedhjeve vendore.

Me 2 dhjetor, Shtetet e Bashkuara u bene thirrje paleve te perfshira ne votimet e ardhshme vendore te punojne qe zgjedhjet te jene te mira. Vetem pak ore pas zyrtarizmit nga Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, te dates 20 janar 2007 si dite te votimit, SHBA theksuan rendesine qe kane per Shqiperine zgjedhjet e ardhshme. Zyra e shtypit ne ambasaden amerikane ne Tirane u shpreh se “eshte shume e rendesishme per Shqiperine qe keto zgjedhje te jene te mira dhe qe te gjitha palet e perfshira te punojne drejt ketij qellimi”.

Me kete fjali, Shtetet e Bashkuara kane shprehur njekohesisht kerkesen drejtuar paleve te perfshira ne procesin e ardhshem zgjedhor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, qeveria, autoritetet vendore dhe partite politike, sipas deklarates se SHBA, duhet te angazhohen qe zgjedhjet e ardhshme vendore te jene te mira.

Me dekretimin nga Kreu i Shtetit, gara zgjedhore tashme quhet e startuar, ndersa dje eshte mbyllur edhe afati per regjistrimin e partive ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Ne nje deklarim per mediat, Presidenti Moisiu eshte shprehur disa dite me pare i shqetesuar per standardet e zgjedhjeve te ardhshme. “Pa dashur te ndaj pergjegjesite per secilen pale, konstatoj se premtimet per zgjedhje te lira e te ndershme bien ne kontrast me zhvillimet reale ne terren”, tha Moisiu. Sipas tij, “partite politike, edhe pse realisht kane nisur fushaten elektorale, refuzojne te bashkepunojne per te arritur nje zgjidhje konsensuale per pergatitjen dhe realizimin e standardit te zgjedhjeve.”

Reagimi i SHBA-se rreth dates se zgjedhjeve duket se thekson edhe nje here rendesine e konsultimit te ardhshem elektoral. Qendrimi amerikan duket se synon t’i fokusoje partite politike ne angazhimin per zgjedhje te lira, duke lene menjane deklaratat kercenuese te orientuara drejt mospjesemarrjes ne votime.

Ambasada Amerikane:

“Qeveria e SHBA nuk ka kerkuar shtyrjen e zgjedhjeve. I qendrojme deklarates se meparshme, ku nxisim palet te punojne se bashku per zgjedhje te lira dhe te ndershme”

(c) korrieri 2006