Ata qe duan ta kalojne naten e Vitit te Ri te ekzaltuar, nuk kane pse te prenotojne ndonje tavoline te ftohte bar-i apo restoranti e te qendrojne pa levizur brenda kater mureve te lokalit. Qendra e Tiranes ofron dicka krejt ndryshe. "Eshte ftohte naten, perjashta", do te verente dikush, qe ende nuk e ka zbuluar ate cka ka rezervuar Bashkia e Tiranes per festimin e casteve te nderrimit te viteve. Por ne fakt, per te ngrohur zemren e kryeqytetit, kryebashkiaku Edi Rama ka menduar nje zgjidhje mjaft origjinale ne ate vend, ku as rezistencat, as ngrohja me gaz, nuk mund te bejne pune. "Kemi prenotuar 4 kubiste, qe te kercejne per publikun. Jane dy femra dhe dy meshkuj", bene te ditur dje burime nga Bashkia e Tiranes, duke shtuar se institucioni ne fjale ka menduar per te dyja gjinite. Keshtu, 4 te rinj, me shume te zhveshur sesa te veshur, do te performojne per te gjithe kryeqytetasit, te cilet preferojne te mos e kalojne momentin e nderrimit te viteve ne lokal apo ne shtepi. Eshte parashikuar qe kater te rinjte te mbulojne fytyren dhe te zbulojne hiret e tyre, qe do te adhurohen nga mijera spektatore. Kjo eshte dicka e re per shqiptaret, me perjashtim te disa night-clubeve, te cilet kane pajtuar hera-heres ne sezonet turistike te rinj e te reja nga vendet fqinje per te kercyer per publikun shqiptar.

Ndersa naten e nderrimit te viteve, me 31 dhjetor, te rinj e te reja, madje edhe femije e te moshuar, do te mund te sodisin levizjet ekzibicioniste te dy femrave dhe dy meshkujve. Asnje "mur" rrethues apo mbrojtes nuk do te vihet prane tyre, por ata thuaj do te jene njesh me publikun. Do te kercejne bashke me te, duke mos lene asnje mundesi per te pasur nje ftohtesi mes publikut dhe kubisteve. Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranes, nje gje e tille behet per ata qe nuk kane mundesi te bejne nje prenotim te shtrenjte, apo per ata qe nuk kane pasur kurre mundesi te shohin nje shfaqje te tille. Me pas, ne momentin kur monitori qe numeron ditet sipas menyres countdown do te shenoje shifren zero, pra ne oren 00:00, Bashkia do te filloje ndezjen e fishekzjarreve, gje qe do te zgjase 20 minuta rresht. Te shumengjyrshem, ata do te ndricojne qendren e Tiranes, njelloj sikur te ishte dite.

Bashkia harroi ndricimin me lazer

Bashkia e Tiranes duket se harroi ndricimin me lazer te Tiranes gjate festimit te Vitit te Ri 2007. Ndonese nje gje e tille ishte bere publike nga specialistet e bashkise se kryeqytetit se do te perdorej gjate festimeve te vjetshme, ne te vertete ajo nuk ndodhi. Edhe kete vit, Tiranen do vazhdojne ta zbukurojne te njejtat fjongo dhe kometa, qe e kane zbukuruar edhe gjate viteve te kaluara, pa ndryshuar asgje. Madje, as pema e Krishtlindjeve. Per sa i perket dekorit, vazhdon te jete e njejta gje, perjashtuar monitorin e madh, qe numeron ditet e mbetura deri per Vitin e Ri.