Receta Gatimi

Robert Ndrenika


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Robert Ndrenika

    Robert Ndrenika lindi nė Vuno, Shqipėri nė 1942. Nė vitet 1960-1964 ka studiuar pėr aktor ne Shkollen e Larte "Aleksander Moisiu". Nga ky vit, deri me 1970, punon si aktor ne Teatrin "Skampa" te Elbasanit. Ne vitet 1970-1974 punon si aktor ne Teatrin e Institutit te Larte te Arteve (sot Akademia e Arteve), me pas ne Teatrin Kombetar, deri sa doli nė pension. Sot punon si aktor i lire.

    Ka qene nder aktoret qe ka pasur ngarkesen me te madhe ne teater dhe kinematografi. Nga dramaturgjia kombetare, midis te tjerash, ka interpretuar: "Besa" e S. Frasherit, "Ura" e M. Jeros, "Prefekti" i B.Levonjes, "Familja e peshkatarit" e S. Pitarkes, "Bashke me agimin" e K. Jakoves, "Midis dy njerezve" e K. Blushit, "Skenderbeu" i L Shllakut, "Gjenerali i ushtrise se vdekur" dhe “Stinė e mėrzitshme nė Olimp” tė I. Kadarese, "Lumi i vdekur" i J. Xoxes, "Fytyra e dyte" dhe "Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo" te D. Agollit, "Shkallet" dhe "Shtepia me dy porta" te R. Pulahes.

    Nga dramaturgjia e huaj mund te permendim "Shume zhurme pėr asgje", "Nata e dymbedhjete" dhe "Zbutja e kryeneēes" te Shekspirit, "I semuri pėr mend" dhe “Kopraci” tė Molierit, "Udha e larget" e Arbuzovit, "Luiza Miler" e Shilerit, "Prometeu" dhe "Njeriu qe pa vdekjen me sy" te V.Eftimiut, "Dashuri e tille” e Kohoutit, "Banja" e Majakovskit, "Arturo Ui" e Brehtit, "Vdekja e nje komisioneri" e Millerit, "Vizita e dames plake" e Dyrrenmatit, "Magjia e madhe” dhe “Cilindri” tė De Filipos, "Darka e te marreve" e Veberit, “6 vjet shtatzėnė” e Cikliropulosit, “Pulėbardha” e Ēehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.

    Ne kinematografi ka interpretuar mbi 30 filma, midis te cileve mund te permendim "Horizonte te hapura", "I teti ne bronx", "Kapedani", "Shtigje lufte", "Ne shtepine tone", "Koncert ne vitin 1936", "Bolero" etj.

    Ka punuar me regjisore teatri si Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi, Lec Shilaku, Piro Mani, Esat Oktrova, Drita Agolli, Gezim Kame, Fatos Haxhiraj, Kiēo Londo, Kastriot Ēipi, Hervin Ēuli, dhe kineastė si Dhimiter Anagnosti, Viktor Gjika, Muharrem Fejzo, Piro Milkani, Saimir Kumbaro, Vladimir Prifti, etj.

    Ne vitin 1979 i ėshtė akorduar titulli "Artist i Merituar" dhe ne vitin 1988 titulli "Artist i Popullit". Eshte nderuar me Kupen pėr Aktorin me tė Mire ne Festivalin Kombetar te Teatrit, me 1994, pėr rolin e Di Spetes ne shfaqjen "Magjia e Madhe", te De Filipos dhe ne Festivalin e Filmit te vitit 1979, pėr rolin e Prefektit ne filmin "Koncert ne vitin 1936".

    Pėr disa vite ka punuar si pedagog i mjeshtrise se aktorit dhe fjales artistike, ne degen e aktrimit, ne Institutin e Lartė te Arteve.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Robert Ndrenika

    Filmografia

    * Tirana, viti zero - (2001) si Kujtimi
    * Parullat - (2001) si Lleshi
    * Bolero - (1997)
    * Botė e padukshme - (1987)
    * Pėrralle Nga e Kaluara - (1987) si Vangjeli
    * Vrasje nė gjueti - (1987)
    * Dhe vjen njė ditė - (1986)
    * Gurėt e shtėpisė sime - (1985)
    * Tre njerėz me guna - (1985)
    * Shirat e vjeshtės - (1984)
    * Kohė e largėt - (1983) si Anastas Grigori
    * Besa e kuqe - (1982)
    * Era e ngrohtė e thellėsive - (1982) (TV)
    * Nėntori i dytė - (1982)
    * Vellezer dhe shoke - (1982)
    * Njė shoqe nga fshati - (1980)
    * Ditėt qė sollėn pranverėn - (1979) (TV)
    * Mėsonjėtorja - (1979)
    * Nė shtepine tonė - (1979)
    * Koncert nė vitin - 1936 (197
    * Shėmbja e idhujve - (1977)
    * Emblema e dikurėshme - (1976) (TV)
    * Duke kėrkuar pesėorėshin - (1974) si Zeqo
    * Rruge te bardha - (1974)
    * Shtigje tė luftės - (1974)
    * Kryengritje nė pallat - (1972)
    * Odiseja e tifozave - (1972)
    * Kapedani - (1972) si Oficeri
    * Horizonte tė hapura - (196 .... Azemi
    * Oshėtime nė bregdet - (1966)

  3. #3
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Robert Ndrenika



    Robert Ndrenika

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Robert DE Niro gjak shqiptari
    Nga argent nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 21-02-2011, 07:02 PM
  2. Robert Mormando: Jam homoseksual
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 07:32 PM
  3. Kapet Robert De Niro i rrejshėm
    Nga Coca-Cola nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-07-2008, 02:26 PM