argarita Xhepa ėshtė njė aktore shqiptare, lindi mė 2 prill 1932 nė Lushnjė, Shqipėri. Njė nga Zonjat e Mėdha tė teatrit shqiptar. Nė maj 2004 u rikthye nė skenėn e Teatrit Kombėtar, pėr te shkelqyer ne dramen "Streha e te harruarve", nje tjeter sukses ne karrieren e saj 50-vjecare.
Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombėtar) dhe njekohesisht studioi ne Liceun Artistik, Dega e Drames.
Ka krijuar mbi 150 role ne teater, midis te cileve mund te permendim: Majlinden tek "Majlinda" (Xh. Broja), Dafina tek "Lumi i vdekur" (dramatizim nga K. Velēa i romanit me te njejtin titull te J. Xoxes), Filja tek "Cuca e maleve" (L. Papa), Zonja Meme tek "Kush e solli Doruntinen" (dramatizim nga E. Budina e P. Mani i romanit me te njejtin titull te I. Kadarese), Nena "Perballe vetes" (R. Pulaha) etj.
Ka qene njesoj e suksesshme ne rolet e dramaturgjise boterore, si Ofelia tek "Hamleti", Vajza e dyte tek "Mbreti Lir", Dado tek "Romeo e Xhulieta" Mbreteresha Margaret tek "Rikardi i III", te Shekspirit.
Ne rolet e tjera nga dramaturgjia boterore spikasin Klea tek "Dhelpra dhe rrushte" (Figereido), Lena tek "Xhaxha Vanja" (Ēehov), Ledi Milford tek "Luiza Miler" (Shiler), Zonja Berling tek "Vizita e inspektorit" (Pristli), Zonja Lomen tek "Vdekja e nje komisioneri" (A. Miller), Ana Andrejevna tek "Revizori" (Gogol), Marsela tek "Qeni i kopshtarit" (De Vega), Mashenka tek "Mashenka" (Afigenov), ShejIa tek "Morali i zonjes Dulska" (Zapolska), apo Dado tek "Elektra" e Sofokliut, nen drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, ne Teatrin Kombetar te Greqise, ne Athine.
Veē roleve ne teater, ka realizuor edhe 32 role ne kinema, duke punuar me shumicen e regjisoreve shqiptare. Me K. Dhamon xhiron "Vitet e para" dhe "Gjurmet", me I. Muēajn e K. Mitron "Dimri i fundit", "Toke e pergjakur", "Nje djale dhe nje vajze" dhe "Apasionata", me V. Gjiken "Gjeneral Gramafoni", me E. Musliun "Rrethi i kujteses" dhe "Vitet e pritjes" (E. Musliu), me K. Ēashkun "Dora e ngrohte", me Dhe. Anagnostin "Guret e shtepise sime", me P. Milkanin "Pranvera s'erdhi vetem", me S. Kumbaron "Koncert ne vitin 1936", me Gj. Xhuvanian "E diela e fundit" dhe "I dashur armik".
Ne vitin .... interpretoi ne filmin grek "Mirupafshim" (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Ēmimin e Madh ne Festivalin Nderkombetar te Filmit Mesdhetar ne Selanik, ndersa Margarita Xhepa, Ēmimin e Nderit.