Arrestohet vrasėsi i komisarit Tahiraj


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    22

    Smile Arrestohet vrasėsi i komisarit Tahiraj

    Receta Gatimi


    Nė Shqipėri ėshtė arrestuar sot nė orėt e para tė mėngjesit Ilir Xhakja, vrasėsi i shefit tė komisiariatit tė Shijakut Adem Tahiraj. Xhakja njė person me precedentė tė shumtė penal u rrethua nga forcat e policisė nė njė banesė nė fshatin Shėnvlash nė zonėn e Durrėsit dhe nė pamundėsi pėr tė carė kordonin e policisė, u dorėzua. Gjatė kontrolleve tė ushtruara mė pas nė banesėn e tij u gjendėn armė e fishekė.

    Xhakja qėlloi dje pėr vdekje, nė orėt e pasdites, komisarin Tahiraj, gjatė njė kontrolli pėr armėmbajtje pa leje tė mjetit me tė cilin udhėtonte vrasėsi dhe nipi i tij Ledion Krasnaj. Xhakja, 38 vjec ka njė rekord ngjarjes kriminale duke nisur qė nga fillimi I viteve ’90. Sipas skedės sė shpėrndarė nga policia, dyshohet prej pėr njė seri vrasjesh, por ai ėshtė dėnuar vetėm nė 1995 dhe 1996, njė herė mė njė vit dhe mė pas me 6 muaj burgim pėr kanosje me armė. Nė vitet e mėpasshme ai do tė pėrfshihet nė vrasje tė tjera, njė pjesė tė mbetura tė pazbuluara dhe do tė dėnohej me 21 vjet burgim nė mungesė. Ai u arrestua nė vitin 2007. Por procesi ndaj tij mori njė kthesė tė papritur. Dosja e tij u kthye pėr rigjykim nga GJykata e lartė nė Gjykatėn e Durrėsit e cila dha mė pas dėnim vetėm pėr armėmbajtje pa leje. Pas ngjarjes sė djeshme ministria e Drejtėsisė ka vendosur tė verifikojė procesin qė solli lirimin e Xhakjas.

    Nė njė mesazh publik pėr vrasjen e komisarit tė policisė, presidenti Bujar Nishani e konsideroi atė “njė akt tė rėndė kriminal ndaj forcave tė rendit qė me pėrkushtim dhe disiplinė punojnė pėr garantimin e rendit dhe sigurinė e jetės sė qytetarėve”. Nė mesazhin e tij presidenti shpreh bindjen se “pavarėsisht egėrsisė dhe pabesisė qė mund tė shfaqin krimi dhe kriminelėt, nuk do tė munden ta thyejnė forcėn e shtetit dhe ligjit, nuk do tė munden ta pėrkulin kurajėn dhe trimėrinė e punonjėsve tė Policisė sė Shtetit, nuk do tė munden t’i shpėtojnė ndėshkimit tė drejtėsisė”. Nė orėn 14.00 nė Tiranė ėshtė parashikuar ceremonia e homaxheve nė ndėr tė komisarit tė vrarė. Komisar Adem Tahiraj, 49 vjec, kishte njė eksperiencė tė gjatė nė strukturat e policisė, vecanėrisht ato tė luftės kundėr krimit tė organizuar. Prej 1 viti ai ishte emėruar me detyrėn e shefit tė Komisariatit tė Shijakut.

    Burimi: VOA

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e aliu
    Anėtarėsimi
    May 2010
    Vendndodhja
    fier shqiperi
    Postime
    639
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    10
    tash u kujtua policia per ta arrestuar ket person kur paska pasur nje seri veprash ,aha posi tash i preku atje ku duhej ,.po lere fare se kemi shtet te fuqishem na .tash per ndonji muaj s,hapim tv me ne se per ket do te degjojme ne kush ishte ilir xhakja kush ishte ky e ai ,

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Vrasesi bie ne dashuri me femren qe do ekzekutonte
    Nga labja nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-10-2011, 10:38 AM
  2. “Vrasėsi i Facebook” pritet tė lėshohet sė shpejti
    Nga vaaldr1n nė forum Social Networks - Rrjetet Sociale
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2010, 05:24 PM
  3. Televizori (vrasėsi i levizjes)
    Nga mentor1993 nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-11-2010, 11:49 PM
  4. Arrestohet Alban Rexha
    Nga Enkelejda_24 nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-03-2010, 01:09 PM
  5. Vrasesi i femrave “rrefehet” online
    Nga Kliton nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-08-2009, 01:35 PM

Etiketat pėr kėtė Temė