Nje mbrojtje e rregullt ndaj viruseve i perket cdo kompjuteri. Por cilen ta marrim ? Nje ndihme te mundshme orientimi ne kete fushe e ofron kompanija amerikane e radhitjes se software-ve OPSWAT, ne te cilen jane prezantuar programet mbrojtese te cilat perdoren me se shumti ne te gjith boten. Lajmi me i mire i pare: Nen pese te paret gjenden gjithashtu edhe kater programe pa pagese.


Per kerkimet e bera, kompanija OPSWAT vleresoi ne mes muajit gusht 2011 dhe gusht 2012 te dhenat e me shume se 170.000 PC-ve ne te gjith boten ne te cilet eshte instaluar programi pa pagese AppRemover. Programi pa pagese e deinstalon cdo lloj antivirusi nga kompjuteri i perdoruesit dhe ne perputhje me ket' ai ka qasje ne preferencat e perdoruesit.

Pas kesaj, Antivirusi falas i avast radhitet me nje numer perdorimi ne te gjith boten prej 13,8 per qind me pershtypje te mira te perdorueseve por gjithashtu vjen edhe programi falas nga Microsoft, Security Essentials i cili qe nga radhitja e fundit arriti te shtoje 1,7 per qind dhe tani edhe ai permbane 13,6 te tregut. Ne vendin e trete eshte radhitur Avira Free Antivirus (10,0 per qind) nje tjeter software falas.

Ne vendin e katert gjendet ESET NOD32 Antivirus (7,1 per qind) me nje oferte komerciale ndjekur gjithashtu nga AVG Free Antivirus me 6,6 per qind gjithashtu. Top 10-at do te kompletohen vetem nga software-t me pagese te emeruar McAfee Virus Scan, ESET Smart Security, Norton AntiVirus, Kaspersky Internet Security, Norton Internet Security sidhe AVG Anti-Virus.

Jo vetem te popullarizuar por edhe te efektshme

Zgjerimi i brendshem ne te vertete akoma nuk thot asgje rreth efektshmerise se mbrojtjes, performances se riparimit apo te perdorshmerise te programeve per mbrojtje ndaj viruseve. Informacione me te sakte sjell raporti i leshuar se fundmi nga Laboratori i njohur Gjerman i Testimeve AV-Test.

Prej gjithsej 23 programe aktuale te testuara, 21 prej tyre e moren certefikaten e AV-Test duke perfshire ketu edhe tre zgjedhje falas te Top-Pese te OPSWAT, perkatesisht avast! Free Antivirus, AVG Anti-Virus Free dhe Microsofts Security Essentials. Si te fundit u radhiten ato programe per mbrojtje te cilat u pane nga efienca e tyre dhe me mė pak efektshmeri mbrojtjeje.