Nėse para pak kohėsh i keni dhėnė fund njė lidhjeje dhe secilėn gjė qė e bėni ende ua kujton personin me tė cilin keni ndarė pothuajse tė gjitha gjėrat, ėshtė vėshtirė qė tė shihen anėt pozitive tė beqarisė, por me tė vėrtetė ekzistojnė shumė prej tyre.
Ndoshta disa pėrparėsi tė kėsaj jete do t’ju duken banale, por kur tė mėsoheni me mungesėn e personit qė keni dashur, do tė krijoni shprehi tė reja, tė cilat do t’jua zbukurojnė jetėn dhe do ta bėjnė atė mė tė thjeshtė e mė tė kėndshme. Njiheni veten tuaj, para se tė hyni nė lidhjen tjetėr, ndoshta kėsaj radhe nė lidhje tė pėrjetshme, e deri atėherė kėnaquni nė momentet, tė cilat ua ofron liria dhe pavarėsia e re.
Ndjejeni shijen e re tė lirisė
Nuk mendojmė qė kur jeni nė lidhje se jeni tė lidhur me zinxhirė si robėrit, por ėshtė fakt qė lidhja pėrmban disa obligime tė caktuara ndaj partnerit. Tani, kur ai nuk ėshtė mė nė jetėn tuaj kėtė kohė mund ta shfrytėzoni pėr aktivitete tė tjera. Mund tė shkoni dhe tė bėni ēfarė tė doni. Jeni “shef” i vetes tuaj dhe askush mė nuk ju pengon qė tė bėni gjėrat tė cilat gjithmonė keni dashur qė t’i bėni. Shumė thjesht mund tė filloni njė aventurė. Mund tė provoni diēka qė kurrė nuk do ta bėnit po tė ishit ende nė lidhje.
Ai nuk ėshtė dashuria e jetės suaj
Ndoshta keni besuar se me tė do tė mbeteshit deri nė fund tė jetės, por ja qė fati ka luajtur me ju. Secilėn herė kur tė mendoni pėr tė duhet ta dini se ai nė esencė nuk ka qenė mashkulli i jetės suaj, sepse po tė ishte do tė ishit ende me tė. Ajo qė ėshtė e mrekullueshme kur e mendoni njė gjė tė tillė ėshtė fakti qė tė duhurin duhet ta takoni ende. E deri atėherė kėnaquni me momentet e porsazbuluara tė pavarėsisė dhe asaj qė ofron jeta.
Mund ta ngrehni spirancėn7



Krejt ēfarė ju ka mbajtur nė ndonjė vend, qytet, shtet, ėshtė ai, e tani i keni dyert e hapura. Nėse gjithmonė keni ėndėrruar qė tė studioni apo punoni nė njė qytet, shtet ose kontinent tjetėr ose megjithatė pėr njė udhėtim tė gjatė rreth botės, tani e keni mundėsinė ideale pėr njė gjė tė tillė. Ngriheni spirancėn dhe lundroni nė ujėra tė panjohura e interesante.
Koha e qetėsisė
Kur keni qenė me tė s’ka pasur kurrė qetėsi, gjithmonė bėhej diēka, bisedohej, gjithmonė dėgjohej zhurmė, muzikė, rrallė keni mundur tė gjeni kohė vetėm pėr vete. Tani mundeni qė sėrish tė mėsoheni me faktin se ēfarė do tė thotė qė tė keni kohė vetėm pėr vete dhe atė ta kaloni nė mėnyrėn tė cilėn e preferoni.
Mė pak obligime
Rrėmuja juaj ėshtė vetėm juaja, vetė e keni bėrė. Pra, kur tė pastroni dhe rregulloni, e dini qė tani nuk e bėni pėr shkak se ai e ka shkaktuar rrėmujėn. Nuk ka mė mbledhje tė rrobave tė palara, tė mbathjeve e peshqirėve, revistave, gotave, enėve nė shtėpinė tuaj. Nė bend tė kėsaj mund ta kaloni kohėn nė mėnyrė mė tė bukur e mė konstruktive.
Njohja e njerėzve tė rinj
Deri tani kryesisht jeni shoqėruar me miq tė pėrbashkėt dhe me ēifte tė tjera. Tani ndoshta keni mė shumė nevojė qė ta zgjeroni rrethin e miqve tuaj, duke njohur njerėz tė rinj e interesantė. Pėrveē kėsaj, keni shumė mė shumė raste dhe vullnet pėr tė dalė dhe pėr t’u shoqėruar me miq.
Gėzojuni tė panjohurės
Para jush sapo ėshtė hapur njė jetė e re, e cila ėshtė e panjohur, por qė mundet tė jetė edhe shumė interesante. Mund ta filloni jetėn nga e para, tė analizoni disa mangėsi qė keni dhe tė ndryshoheni pėr tė mirė, tė gjeni interesa tė reja, njė rreth tė ri tė nejēėve. Jeta ėshtė e mbushur me mundėsi, ndėrsa nga ju varet se cilėn rrugė doni qė ta zgjidhni. Ndoshta nuk do tė jetė rruga tė cilėn e keni ndjekur deri tani, por tė gjithė e dimė qė jeta ėshtė e mbushur me tė panjohura dhe me gjėra tė paparashikueshme.