Pajisja e re ka shtuar vecorite si "Smart Jackets", e cila mund te kete nje tastiere ose nje bateri me te madhe.


Gjigandi Amerikan i Kompjutereve, HP (Hewlet Packard) ka prezantuar nje Tablet te ri i cili ka per qellim kryesisht Konsumatoret e Biznesit. ElitePad 900 eshte nje pajisje me ekran 10,1 inē e cila funksionon me Sistemin e ri Operativ te Microsoft, Windows 8. Ne brendesi te saj punon nje prozessor nga Intel i tipit Clover Trail nga familja "Atom", ndersa skedaret mund te ruhen ne nje hapesire te brendshme prej 64Gigabyte. Pajisja pritet te vije ne treg dikur ne Janar, ndersa cmimet prodhuesi nuk i ka publikuar akoma. Per shkak te orientimit tek Biznesi, HP premton nje kompatibilitet te gjere me aplikacionet e vjetra te Windows.

Specifikat e pajisjes

HP ne te njejten kohe i ka prezantuar edhe specifikat e pajisjes, prej ketyre kemi te bejme me shume me "Smart Jackets" te cilat i zgjerojne funksionet pajisjes. Njera i zgjeron portat per USB qe jane ne dispozicion, ndersa tjetra e rrit kapacitetin e jetegjatesise se baterise. Perseri nje tjeter ofron nje kapak, ne te cilin gjithashtu eshte e integruar edhe nje tastiere, permes te ciles Tableti ElitePad 900 mund te shnderrohet ne nje Mini-Laptop. "Smart Jackest" te tjera pritet te vijne dhe te gjitha do te kushtojne extra.