Asus kohe me pare ka paralajmeruar se do te mbaje nje ngjarje ne Amerike ku do t`i prezantoje Tabletat e veta me Sistemin e ri Operativ te Microsoft, Windows 8, por kjo e fundit tani eshte bere edhe me konkrete, ku Asus zyrtarisht ka paralajmeruar para-porosite e dy kompjutereve te ndjeshem ne prekje, perkatesisht Tableti TAICHI 21 dhe VivoBook X202. TAICHI 21 eshte nje Tablet me dy ekrane dhe mund te themi qe ai do te jete "ylli i show-t", por qe do te kushtoje: versioni baze i tabletit hybrid me 11.6 inē, me prozessor 1.7GHz Core i5, 4GB RAM dhe 128GB SSD fillon tek $1,300, ndersa modeli i mbigraduar me 1.9GHz Core i7 dhe 256GB SSD do te kushtoje $1,600. Mund te themi se VivoBook X202 mund te vije me nje cmim prej $600 me ekran te ndjeshem ne prekje prej 11.6 inēesh, prozessor 1.8GHz Core i3, 4GB RAM dhe nje hard disk konvencional prej 500GB. Te dyja Tabletet duhet te vijne sebashku me lansimin e Windows 8 kur do te behet me 26 Tetor.