Microsoft po bėhet gati tė lanēojė njė nga suitat mė tė rėndėsishme tė kompanisė, Office 2013. Platforma do t’i dėrgohet prodhuesve gjatė kėtij muaji ndėrsa versioni pėrfundimtar do tė vijė pėr konsumatorėt nė gjysmėn e parė tė vitit 2013.

Por cilat janė disa nga karakteristikat e reja tė platformės?


1. Ndėrfaqe moderne




Nė Office 2013 qė do tė pėrdoret nė Windows 8 do tė shihni njė ndėrfaqe “tė modernizuar”. Ajo do tė ketė disa ngjyra, ndėrsa hijet do t’i japin pamjen 3D. Po ashtu, do tė ketė njė dizajn nė pjesėn e sipėrme, qė synon t’ju ndihmojė tė pėrqendroheni nė punėn tuaj (tė shohim nėse do tė jetė i suksesshėm).


2. Ekranet Start





Secili program ka njė ekran fillestar tė veēantė, blu pėr Word-in, jeshile pėr Excel-in, portokalli pėr Power Point-in etj. Atje mund tė shihni skedarėt e fundit, tė krijoni tė rinj, tė gjeni template, tė hapni skedarėt ekzistues etj. Nė cepin e djathtė, keni tė dhėna mbi kyējen nė SkyDrive.


3. Integrim me SkyDrive





Office 2013 ėshtė projektuar pėr tė punuar nė cloud, veēanėrisht me SkyDrive dhe SharePoint. Pėrmes tyre mund tė punoni nė ēdo kompjuter. Kur ruani njė dokument, skedar nė Excel apo prezantim, ai do tė ngarkohet automatikisht nė SkyDrive (gjithsesi, ky ėshtė njė opsion qė varet nga ju nėse do ta lejoni).


4. Sinkronizim pėrmes pajisjeve




Kur tė ruani dokumentet tuaja online, ato do tė jenė tė disponueshme pėr ju (dhe tė tjerėt) nga ēdo pajisje, pėrmes Office 2013, tabletit, PC-ve apo WebApps. Microsoft-i ka pėrditėsuar WebApps pėr Word, Excel, OneNote, dhe PowerPoint me njė pamje tė re moderne. Pėr mė tepėr, Word-i, Excel-i dhe PowerPoint-i do tė ruajnė vendndodhjen e fundit nga e cila keni punuar.


5. Pėrdorimi nė ekranet me prekje




Disa karakteristika tė reja tė Office 2013 janė dizajnuar pėr t’u pėrdorur mė lehtėsisht nė ekranet me prekje. Ju gjithashtu mund t’i pėrshtatni kėto opsione duke kaluar nė Touch Mode nė toolbar-in e aksesimit tė shpejtė (Quick Access Toolbar).


6. Editim pėr skedarė PDF




Mė parė, mund tė ruanit njė dokument Word-i nė PDF por nuk mund tė modifikonit njė skedar nė formatin PDF. Tashmė, kjo ėshtė e mundur dhe kėto dokumente mund tė ruhen nė format docx ose PDF. Ju mund tė editoni edhe elemente kompleksė, si p.sh tabelat.


7. Formatimi i Task Panes nė PowerPoint




Formatimi i imazheve, figurave (shapes) apo objekteve tė tjera ėshtė bėrė edhe mė i avancuar nė PowerPoint. Nėse klikoni me te djathtėn njė imazh dhe zgjidhni Format Picture, do tė hapet njė panel pune (task panel) i cili ju shfaq tė gjitha opsionet pėrmes sė cilave mund tė ndėrhyni nė imazh duke e modifikuar atė.


8. Krijim mė i thjeshtė i grafikėve




Opsioni i krijimit tė grafikėve nė Excel ėshtė bėrė edhe mė i lehtė. Mjafton tė klikoni Insert > Recommended Chart dhe do tė shihni opsione si line, bar, apo pie charts, tė cilat ju rekomandon programi pėr tė dhėnat tuaja. Nė Preview mund tė shihni paraprakisht si do tė duket grafiku juaj. Pasi ta keni krijuar, nė tė djathtė do tė shfaqet njė ikonė e vogėl qė ju tregon se ēfarė modifikimesh tė mėtejshme mund t’i bėni. Kėtu mund tė punoni me elemente si stili, ngjyrat si dhe vetė grafikun.


9. Mė tepėr opsione pėr grafikėt



Nė Word, PowerPoint, Excel, Publisher, dhe Outlook ikonat e reja nė Insert Tab ju mundėsojnė tė shtoni imazhe nga burime tė ndryshme. Me opsionet online mund tė shtoni imazhe pėrmes Office Clipart collection online, njė kėrkimi nė Bing, nga SkyDrive juaj apo llogaria juaj Flickr.


10. Kyēje pėr llogarinė tuaj




Backstage View nė Office 2013 (qė aksesohet pėrmes File) pėrfshihet njė tab i quajtur Account. Kėtu mund tė kyēeni me tė dhėnat tuaja nė SkyDrive si dhe tė kaloni nga njė llogari nė njė tjetėr. Po ashtu, do tė shihni njė listė tė shėrbimeve tė lidhura si Twitter dhe Facebook, dhe njė “add services”, ku mund tė shtoni tė tjera.


Burimi: PCWorld Albanian!