Nė njė mbrėmje tė jashtėzakonshme nėn ombrellėn e AppCamp Kosova, mbi 150 pjesėmarrės paten rastin tė shohin 16 prototipe tė prezantuara, drejtpėrsėdrejti para njė jurie qė e pati mjaft tė vėshtirė tė ndaj 4 shpėrblime me nga 3,000 euro vlerė (12,000 euro nė total), dhe njė shpėrblim special pėr udhėtim nė Barcelonė.


The HighLand Lute

Leart Zogjani dhe Bardh Lohaj, njė dyshe e jashtėzakonshme mahnitėn audiencėn me punėn e tyre nė lojėn qė bazon tregimin nė mitologjinė shqiptare dhe ka si karakter Ali Pashėn e Gucisė, tė bazuar nė Lahutėn e Malcisė sė Gjergj Fishtės. Demonstrimi paraqiti lojėn nė platformėn Android me grafik tė shkėlqyer pėr njė prototip, dhe gjersa Bardhi po e lunate lojėn para audiencės, Learti po tregonte tregimin qė do ta pėrshkruaj lojtari dhe detajet historike qė do tė merr ai gjersa luan lojėn. “The HighLand Lute do tė jetė njė mundėsi e mirė pėr tregun ndėrkombėtarė qė ta shkarkojnė lojėn dhe qė ta luajnė pėr qef, por nė tė njėjtėn kohė tė mėsojnė nė tė edhe gjėra tė reja nė mėnyrė interaktive mbi historinė tonė”.

Juria e pėrbėr nga: Nita Salihu – Dizajnere, Milot Shala – Programer, Adriatik Kelmendi – KTV, Shkumbin Brestofci – Rrota, Kushtrim Xhakli – Changers.com/IPKO Foundation, Daniel Cosentino – AUK dhe Petrit Selimi – Ministria e Punėve tė Jashtme e Kosovės, paten njė punė mjaft tė vėshtirė nė pėrzgjedhjen e fituesve si rezultat i punės sė zhvilluar gjatė AppCamp, megjithėse The HIghLand Lute (Lahuta e Malicsė), mori 3,000 Euro shpėrblim dhe udhėtimin pėr nė Barcelonė. Ekipet u vlerėsua nė rėndėsinė e idesė, pėrmbajtjen, ndėrlidhjen me platformėn pėrkatėse (iOS apo Android), etj...





Skenderman

Skenderbeu me kostum tė supermenit dhe me muzikė patriotike nė sfond, u prezantua nga ekipi i zhviluesve/dizajnereve qė bėnė njė ndėrlidhje tė historisė dhe argėtimit, pėr tė sjellė mė shumė vėmendje drejt vendit tė tyre. “Skendermeni ha edhe mish, pėr tė karakterizuar ushqimin tonė tė preferuar, megjithėse kjo e bėnė atė edhe mė tė forėt nė lojė, gjersa ai bėnė beteja nėpėr vende tė njohura prej historisė” shpjegonte Dorjan Berishaj, gjersa prezantohej aplikacioni…. E gjithsesi edhe ky ekip mori njė shpėrblim prej 3,000 Euro.





ZAG

Aplikacion turistik pėr Kosovėn. I kemi online e offline, por mė nė fund njė ekip punėtor solli diēka kreative dhe tė shfrytėzueshme e atraktive edhe pėr pėrdoruesit qė vijnė nga jashtė pėr tė vizituar Kosovėn. “Nė prapaskenė shihen fotografi prej Kosovės nė periudha tė ndryshme tė vitit, ndėrsa kur klikonė nė kategoritė pėrkatėse mund tė mėsosh mė shumė pėr pika tė ndryshme intersante nė Kosovė. Gjithsesi pėrdorues ka mundėsi tė kuptojė lokacione intersante ku shėrbehen ushqime tradicionale, ku ka ndonjė vend tė lirė pėr tė shikuar ndonjė program, etj” demonstronte Agon Lohaj, i cili shfaqi edhe disa veēori shtesė tė aplikacionit pėr jurinė, si Augmented Reality e qė i solli ekipit tė tij 3,000 euro si shpėrblim.

Braqat – Prishtina Street Style

Moda natyrisht nuk mund tė mos mbetet jashtė botės sė telefonisė mobile shqiptare, dhe njė blog i popullarizuar me veshje tė qytetarėve nga Prishtina, Prishtina Street Style, gjeti vendin e vet edhe nė njė aplikacion pėr Android, me disa veēori mjaft atraktive, si: Gjetja e postimeve mė tė fundit, shikimi i ngjyrave tė kombinuara nė veshje, vlerėsimi dhe pėrshtatja e tyre e mundėsitė pėr blerje tė rrobave tė ngjashme nė tė ardhmen. “Njerėzit duhet tė mos e anashkalojnė modėn dhe pėrmes aplikacionit tonė ata qoftė vendor e ndėrkombėtar do tė kenė mundėsinė tė ndjekin trendet mė tė fundit tė modes nė Prishtinė” prezantoi Blerta Thaēi, e cila bashkė me ekipin u shpėrblye gjithashtu me 3,000 Euro.





Prej James Berishės deri tek Prishtina Time Machine

James Berisha ishte prezent nė njė lojė tė quajtur “Felix”, qė tregonte pėr Aventura e tija drejt gjetjes sė njohjeve tė reja pėr Kosovėn, e gjithsesi pėrdoruesi gjente nė kėtė mes edhe argėtimin edhe mėsonte tė rejat mbi njohjet pėr Kosovėn. PRN e ADAi, ishin dy aplikacione tjera qė ndėrlidheshin me turizimin nė Kosovė, dhe mbi detaje tjera pėr hisotrinė e vendit. Kosova Offline, solli mundėsinė e vizitės sė vendeve tė ndryshme me interes nė Kosovė, edhe pa ndihmėn e internetit, duke lehtsuar tė huajve orientimin gjersa janė nė Kosovė. Ndėrsa iPhone Shqip solli njė aplikacion prej sektorit tė turizimit, e me disa inforamcione mbi vendin dhe mundėsitė e udhėtimit.

Prishtina Time Machine, ishte njė aplikacion tjetėr enigmatik i prezantuar para audiencės, duke u hapur me njė kod mbi lartėsinė mbidetare tė Prishtinės, dhe duke u lidhur me tė kaluarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen e ngjarjeve nė Prishtinė. Plis ishte njė tjetėr aplikacion qė nė njė formė argėtuese ndėrlidhte veshjet kombėtare shqiptare, dhe mundėsitė qė pėrdoruesi tė ndryshoj ato nė ekran tė telefonit dhe tė mėsojė pėr secilėn njė nga njė. Njė lojė me kombinim tė shkronjave dhe qė pėrkrah fjalor tė ndryshėm pėr tė bėrė argėtimin edhe mė atraktiv, ishte diēka qė nuk mungoi si aplikacion nė AppCamp, dhe kjo gjithsesi ka edhde peshėn e vet kur dihet sesa njerėz nė botė luajnė diēka si Scrabble.





AppCamp Kosova 2012

Ngjarja ėshtė mundėsuar nga Ministria e Punėve tė Jashtme e Kosovės, IPKO Foundation, Innovation Centre Kosovo, Ambasada Norvegjze dhe British Council, me synimin e pėrmirėsimit tė imazhit/pranisė sė Kosovės nė tregjet e aplikacioneve mobile. Fituesit do tė kenė rastin tė ecin tutje me aplikacionin e tyre edhe mė tej nė tė ardhmen dhe ta zhvillojnė e plasojnė nė treg me buxhetin e fituar, prandaj risitė do tė vazhdojnė tė jenė afėr nesh. Digjitale & Telegrafi ishin sponzor medial, ndėrsa pati prezent edhe folės si Pedro Custodio nga Vodafone qė foli mbi eksperiencat e pėrdoruesve, dhe Daniel Ostrowski nga Google, qė foli pėrmes Hangout mbi mundėsitė e zhvilluesve nga Kosova nė platformat/shėrbimet e Google

Nė event pati edhe panele tė mbajtura tė premten mbi “Shoqėritė Informative dhe Diplomacin Digjitale”, udhėhequr nga Ēelik Nimani, me pjesėmarrės Petrit Selimin, Kushtrim Xhakli dhe Shkumbin Brestovcin. Tė shtunėn pastaj u mbajtėn prezantime nga Milot Shala e Flakėrim Ismani, mbi mėnyrėn sesi mund tė bėhet njė aplikacion i mirė, dhe tė njėjtėn ditė pati edhe njė panel/prezantim mbi mobile vs native app, me pjesėmarrės Gentian Lluka (Telegrafi.com), Mentor Paēarada (Frakton) dhe Milot Shala, panel udhėhequr nga Ēelik Nimani.

Vikendi nuk ndalet me kaq pasi qė javėn qė po vjen me 9-11 Nėntor, vjen nė skenė Startup Weekend Prishtina, mundėsia pėr jetėsimin e idesė nė realitet pėr 54 orė, dhe pėr shėndėrrimin e saj nė biznes.

Burimi: Digjitale