Enigma e Flamurit Shqiptar… !!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    5
    Reputacioni
    19

    Pyetje Enigma e Flamurit Shqiptar… !!

    Receta Gatimi

    100 vjet me vone, nuk eshte zbuluar ende se cili ishte ai person qe solli flamurin ne Vlore dhe ia dha Ismail Qemalit, qe me pas, me krenari valeviti flamurin e pare te Shqiperise se pavarur.

    Dokumentat e shkruar dhe fotografite mungojne. Kjo eshte arsyeja perse gjendemi sot perballe aq shume hipotezave apo fakteve qe lene vend per dyshim, se kush e solli flamurin dhe nese mund te zbulohet e verteta historike.

    Varianti i pare
    Ne veren e vitit 1911, zonja Marigo Pozio, me pretekstin se do te mjekohej, udhetoi drejt ishullit te Korfuzit. Aty takohet me perfaqesues nacionaliste te kolonive shqiptare qe ishin mbledhur ne ishullin grek. Midis tyre ishin edhe perfaqesues nga SHBA-ja te derguar nga shoqeria patriotike “Besa-Besen”. Patrioti Kola, me te vellain Thoma Katundi i dorezuan zonjes Marigo flamurin me te cilin ajo u kthye ne Vlore duke e veshur nen teshat e saj. Nje vit me vone, Marigoja ia dhuroi kete flamur plakut te Vlores, Ismail Qemalit, per ta ngritur ne 28 nentor, ne ballkonin e shtepise se Xhemal Beut.

    Varianti i dyte
    Shume patriote kane te njejtin mendim se flamuri i ngritur ne 28 nentor eshte pikturuar nga vete dora e zonjes Marigo, sipas modelit te shqipes se vizatuar nga Dom Mark Vasa. Kete hipoteze e mbeshtet edhe zonja qe ka punuar prane Marigose gjate te gjithe jetes. Ndersa flamuri prej Amerikes qe solli Marigoja iu dorezua Llambi Bimblit, i paprekur kur keta po niseshin per ne Korēe dhe ky flamur u ngrit kur Korēa deklaroi nga ana e saj pavaresine. “Flamuri qe beme ne nuk eshte krejt i kuq, por ne ngjyren e specit”, kujton ndihmesja e Marigose.

    Varianti i trete
    Bejleret e Vlores thonin se kete flamur ua kishte dhuruar Don Aladro Kastrioti dhe se kishin qene ata qe e dorezuan me pas tek Ismail Qemali.

    Varianti i katert
    Revista “Hylli i Drites” shkruante ne vitet pas pavaresise se Ismail Qemali, duke ardhur nga Viena, u ndal ne Kotor dhe atje ka marre nje flamur diku tek dy metra te gjate.

    Varianti i peste
    Patrioti korēar, Thoma Nasi, ne autobiografine e tij shkruan se ne vitin 1911, se bashku me nje numer tjeter patriotesh, u kthyen ne atdhe me qellim qe te luftonin kunder armikut dhe njekohesisht sollen edhe flamurin e pare, qe u ngrit me pas ne daten 28 nentor 1912 prej Ismail Qemalit.

    Varianti i gjashte
    Spiridon Ilo dhe patriote te tjere tregojne se grupi qe u nis nga Rumania per te shpallur pavaresine kishte marre me vete edhe ate qe do te shnderrohej ne flamurin e pare te shtetit te pavarur shqiptar. Kjo dokumentohet me fjalet qe Spiridoni i ka thene djalit te tij: “Flamurin qe pergatitem ne Bukuresht, une e kam mbajtur ne gji qe nga Bukureshti e deri ne Vlore dhe pastaj, pasi e valeviti Ismail Qemali, une e valevita ne parmak me sqepar”.

    Varianti i shtate
    Spiridoni, me flamurin qe kishte me vete, bujti tek shtepia e Marigo Pozios, meqe ishte kusherira e pare e tij. Marigoja i qendisi flamurit theket e verdhe, per ta bere ashtu siē e tregoi Spiridoni, ne kartolinen e vitit 1920.

    Varianti i tete
    Eqerem bej Vlora, ne kujtimet e tij shkruan se ai qe u ngrit ne daten 28 nentor 1912 ishte flamuri i shtepise se tij, te cilin e ruante ne nje kornize, pasi i ishte dhuruar nga Aladro Kastrioti.

    Varianti i nente
    Nga gazeta “Kolonja”, ne vitin 2001 eshte shkruar: “Asim Dika ishte ai qe mori flamurin e qendisur nga motrat Qirjazi dhe ia ēoi Ismail Qemalit ne Vlore”.

    Varianti i dhjete
    Ne librin e tij, “Patriotizma dhe Nacionalizma”, patrioti Kristo Floqi flet per flamurin e ngritur ne Vlore ne vitin 1912, duke paraqitur te dhena te tjera mbi origjinen e flamurit, te dhena qe ai i ka krahasuar edhe me te vellain e tij, juristin Thanas


  2. #2
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    11
    Asnje variant nuk do jete i sakt perderisa jan kaqe shum variante, ai i pari eshte me i njohur

  3. #3
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    5
    Reputacioni
    19
    te them te drejten........un...................besoj se eshte varianti i tret......sepse ai kish marr me shum like ne fb

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Je shqiptar kur...
    Nga labja nė forum Barsaleta dhe Humor nė Vite
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 04-06-2013, 08:49 PM
  2. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 14-10-2010, 04:42 PM
  3. Ndoshta enigma me e veshtire ne internet
    Nga EMAUS nė forum Lojra, Quize dhe Rebuse
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 17-12-2009, 05:15 PM
  4. Vendet ku festohet festa e flamurit 2007
    Nga Insomnia nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-11-2007, 11:43 AM