Nė botėn e teknologjisė e cila lėviz shumė shpejtė, ka vetėm disa gjėra tė cilat janė dėshmuar mė rezistente ndaj ndryshimit sesa mesazhi i thjeshtė telefonik, tė cilin tė gjithė e njohim me shkurtesėn SMS.

Ndėrsa njė numėr marramendės i opsioneve ekzistojnė sot pėr tė ndėrlidhur njerėzit, mesazhi tekstual me 160 karaktere mbetet njė dėrgues i suksesshėm i lajmeve, thashethemeve, tė qeshurave, alarmeve, dhe tė gjithė mėnyrave tjera tė informacionit.

SMS-tė sot lidhin mė shumė njerėz se sa Facebook dhe Twitter, duke rrėzuar qeveritė, dhe nė aq shumė vende e botės ende mban aftėsinė pėr tė ndryshuar jetėt e njerėzve.

Prandaj, nė kėtė 3 dhjetor bota do tė festojė pėr 20 vjetorin e dėrgimit tė SMS porosisė sė parė nga njė telefon mobil.

Sot, mė shumė se 7 trilionė mesazhe tekstuale dėrgohen ēdo vit - ose mė shumė se 200.000 nė sekondė - por teknologjia fillimet e saj i ka mjaft interesante, me ideatorin finlandez, Matti Makkonen, dhe britanikun Neil Papworth i cili 8 vite mė vonė realizoi kėtė teknologji pėr herė tė parė pėrmes Vodafone.

Burimi: Telegrafi