Kur do ta kuptojme se cdo gje qe bejme me teknologjine me siguri eshte duke i incizuar ? Nese nuk deshironi te kapeni ne nje situate te turpshme, ju me siguri nuk duhet ta beni ate perpara ndonje webkamere dhe definitivisht nuk duhet ta beni perpara nje webkamere qe dikush qe nuk e njihni me siguri eshte duke ju spiunuar.

Nje person nga Cottonwood Heights per fat te keq deshtoi te kete vemendjen e ketyre paralajmerimeve. Sipas KSL TV ne Utah, burri filloi nje seance ne skype me nje grua qe e takoni ne nje porno webfaqe. Pas pak, pasi ishin duke bere qejf me video, individi i paidentifikuar ka konfirmuar te kete marre nje mesazh casti duke i thene se seance e turpshme ishte duke u regjistruar dhe se do te shperndahej ne profilin e tij ne Facebook per ta pare te gjithe shoket dhe familja e tij, pervec nese ai do te regjistrohej ne nje shume webfaqesh pornografike. Burri thuhet se u regjistrua neper ato webfaqe qe i kushtuan 150 Dollare dhe parase te linte ne zero karten e kreditit shkoi tek Policia.

Specifikat e situates se kompromentuar nuk u shpjeguan, por Oficeri i Policise i cili u intervistua nga reporteret e KSL nuk mund te ndalej se qeshuri kur pyeti per here te pare per rastin. Ai e mbylli me nje keshile te mire: "Ketu jane disa mesime per t`u mesuar. Nje eshte te keni kujdes se cfare po beni ne internet dhe dy keni kujdes se mos expozoheni!"