Si tė shkrepni foton perfekte me kamerėn e Instagram


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 10 prej 10
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    22

    Thumbs up Si tė shkrepni foton perfekte me kamerėn e Instagram

    Receta Gatimi


    Ardhja e celulareve te mencur (smartphone) na ka kthyer te gjithe neve ne fotografe. Kane shkuar ditet kur kemi hasur ne ato momentet qe na kane bere te deshironim te kishim nje kamere ne dore. Ne vend te kesaj, celularet tone mund te kapin lehte ato momente te sinqerta, te papritura dhe me plot art qe u' vijme mbane.


    Nderkohe qe Instagram padyshim eshte kritikuar per uljen e nivelit te artit te fotografise, fotografite e keqija ne Instagram jane faji i perdoruesit sic eshte edhe fotografia e keqe e nje fotografi. Normal qe Instagram nuk eshte aplikacioni me i mire per perpunimin e fotografive tuaja, por popullariteti i tij eshte tek aspekti i tij socjal.


    Ndriēim i mirė = Fotografi tė mira

    Fotografite e mira behen me ndriēim te mire. Parase te filloni te shkrepni fotografi, shikoni pak me afer dhe verejei nese drita eshte duke i rene mire cdo objekti. Per te perdorur sensorin e ndriēimit i cili eshte i ndertuar ne celular, prekni me gisht mbi zonen ku ju doni ta veni ne dukje qe kyēet ne fokus dhe expozojeni. Kur jeni duke shkrepur fotografi jashte per shembull, klikoni qiellin per ta mbajtur te expozuar dhe per te mbajtur perkufizimin ne re. Nese fotografia juaj eshte pak e erret, perdorni filterin e rritjes per ta ndriēuar ate.




    Fokusimi mbi pėrbėrjen

    Kushtoni vemendje rregulles se trete dhe perpiquni te merrni vijat tuaja te drejta. Nese ajo s`eshte e mundur, mund ta drejtoni fotografine tuaj me nje nga aplikacionet e paraqitura me poshte.

    Nje nga gjerat e bezdisshme rreth Instagram eshte ajo qe ai do ta preje imazhin tuaj ne nje katror, keshtu qe gjithmone shkrepni fotografite me kete gje ne mendje. Kur jeni duke shkrepur fotografine tuaj, merreni ate me te gjere se normalisht per te kompensuar humbjen nga anet. Perndryshe mund te perdorni aplikacionin falas Squaready. Ky aplikacion shton nje kuti te bardhe tek imazhi juaj i gjere/gjate qe pershtatet me sfondin e Instagram, si kundervenje ndaj kutise se zeze qe perdor Instagram.




    Shikoni pėr perspektiva tė ndryshme

    Ne te gjithe jemi mesuar t`i shohim gjerat nga nje lartesi normale, keshtu qe mos keni frike te provoni kende te ndryshme. Nje nga menyrat me te lehte per te krijuar nje perspektive te re dhe ndryshe, eshte te vendosni kameren poshte afer tokes. Te ulni poshte kameren ngadale eshte vecanerisht e rendesisshme kur subjekti juaj eshte nje femije ose nje kukull.




    Rregulloni kontrastin

    Lux eshte nje vecori e zgjeruar e kontrastit e perfaqesuar nga nje ikone e diellit ne fund ne kendin e majte te aplikacionit. Kjo perle e vogel eshte e varur dhe nje pasuri e madhe per ta pasur, por perdoreni me kujdes. Ajo punon me se miri ne shkrepjet e fotografive jashte ne driten natyrale, keshtu qe shmang`juni perdorimit te saj me drite artificiale ose portrete!




    Perdorni efektin e turbullimit (Blur)

    Funksioni i turbullimit (blur) mund te gjendet ne krye te aplikacionit ne kendin ne anen e djathte. Perdorni rrethin ne menune qe levizet posht per te zgjedhur subjektin ne imazhin tuaj qe te fokusoheni direkt mbi te, duke lene pjesen tjeter te imazhit te turbulluar. Perdoreni ket' vecori vetem me objektet rrethore ose kur objekti juaj eshte kundrejte nje sfondi te thjeshte, ne te kundert, ju do te keni nje avantazh te veshtire te panatyrshem ku nje objekt ne plan te pare eshte si brenda ashtu edhe jashte ne fokus.

    Perdorni veglen lart ne forme drejtkėndėshe ne menune qe leviz posht per te krijuar nje tendė tė improvizuar efekti (per shembull duke mbajtur vetem qendren e imazhit tuaj te fokusuar me koken dhe fundin te turbulluar). Perdoreni kete per te krijuar thellesi ne imazhin tuaj dhe te beni subjektin tuaj me te vertete tė qėndrojė jashtė.

    Truku per ta bere kete te duket natyrale ėshtė tė identifikohen linjat diskrete dhe skajet. Ne shembullin ketu, vija e horizontit te barit nje kend natyral.




    Heqja e kornizave (Frames)

    Disa prej filtereve vijne edhe me korniza (frames) te perfshira, nga brusha e pikturimit tek cilesia e mire (vintage) dhe bardh e zi, qe te japin nje ndjenje artistike. Nganjehere ato nuk ju duhen dhe ju mund ta ndalni ket' permes butonit te kornizave i cili ndodhet ne krye te ekranit nga ana e majte.




    Ruajeni fotografinė pa e postuar

    Per te perpunuar (edit), shtuar nje filter dhe ruajtur nje imazh pa e postuar ate ne Instagram, kaloni telefonin tuaj ne menyren “Airplane mode” tek rregullimet (settings). Kur te klikoni "share" (shperndaj) ajo do te ruhet automatikisht tek "Camera roll" (fotografite tuaja ne iPhone) pa u postuar.




    Bėni shkrepje tė shumta

    Kur jeni duke shkrepur nje imazh, kurr mos jeni te kenaqur me shkrepjet e para qe keni bere. Rrini duke shkrepur dhe ndryshoni kendin ose perberjen kur jeni duke bere keshtu. Personalisht, une zakonisht e shoh qe kam shkrepur pese apo dhjete imazhe parase te jem kenaqur me nje.




    Experimentoni me filterėt

    Gjithmone provoni gjera te ndryshme per pare se cfare duket mire, por praktikoni me perkufizim. Ekziston gjithmonė tundimi pėr mbi-prozess, por mbajeni mend qe nje filter nuk do ta beje te duket mire nje foto te keqe. Sigurohuni qe jeni te kenaqur se pari me fotografine qe keni shkrepur perpara se te vendosni t`i shtoni nje dhe sigurohuni qe filteri perploteson imazhing gjithashtu.




    Hashtags# (Shpjegimi i Hash# dhe [email protected] ne Twitter)

    Perdorni hashtags qe imazhet tuaja te duken ne me shume kerkime. Kjo eshte nje menyre e shkelqyer per te bere me shume ndjekes (followers) dhe te shperndani fotot tuaja me mė shume njerez. Mbani etiketat tuaja relevante dhe ne shenjester per te ndihmuar ne terheqjen e ndjekesve te cilet do te shohin nje interes te vertete rreth fotove tuaja. Gjithashtu, keni vemendjen tek hashtags e njerezve te tjere per te zbuluar te reja qe ju nuk i kishit menduar me pare.




    Aplikacionet e redaktimit (editing apps)

    Ka shume aplikacione per te redaktuar dhe zgjeruar fotot tuaja perpara se t`i postoni ato ne Instagram. Shume prej ketyre aplikacioneve tani shperndajne direkt ne Instagram dhe shume tjera tani jane duke patur nje mini-photoshop ne telefonin tuaj. Une gjithmone perdor aplikacione te ndryshme dhe kombinime te teknikave per cdo imazh individualisht. Ketu jane disa aplikacione te perzgjedhura te cilat do te zgjerojne imazhet tuaja.

    Snapseed (€4.49/$4.99 per iOS) ka shume karakteristika te shkelqyera per te rritur imazhin tuaj perpara se ta postoni duke perfshire edhe akordimin, per drejtimin sidhe stile te ndryshme cilesore. Ju mund te beni nje shumellojshmeri te gjere te rregullimeve duke e bere kete nje mjet te shkathet ne permiresimin e fotove.

    Filterstorm (€2.99/$3.99 per iOS) permbane shume vegla te fuqishme duke perfshire shtresat (layers), manipulimin e kthesave, korrigjimin e ngjyrave, reduktimin e zhurmave dhe mprehjen e imazhit. Nje tjeter aplikacion i mire per ta shkarkuar eshte VSCO Cam (€0.89/$0.99 per iOS), i cili ka nje sere mundesish te perpunimit.

    Camera+ (€0.89/$0.99 per iOS) ka nje kohemates vonese prej 30 sekondash per te ju lejuar juve qe te dilni perballe lensit. Per me teper, ju lejon qe te vendosni expozimin tuaj ndamas nga fokusi. Ajo gjithashtu ka edhe nje rrjet per te lidhur shkrepjet tuaja si edhe nje numer te efekteve duke perfshire stilet tuaja tipike “Grunge” dhe “HDR”. Per efekte te lehta si lente shperthyese dhe ato pika te lehta, te njohura si dritat Bokeh, provojeni LensFlare (€0.99/$0.99 per iOS) dhe LensLight (€0.89/$0.99 per iOS).

    Phonto (Falas per iOS & Android) eshte nje aplikacion i shkelqyer falas per te shtuar text ne imazhet tuaja. Hapesira, madhesia, ngjyra jane te gjitha te ndryshueshme ne kuader te aplikacionit dhe ju mund te instaloni edhe fontet tuaja gjithashtu.




    Marre nga simplyZesty dhe perkthyer nga iceman per Lirenti.com Dhjetor 2012

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    32
    Shume artikull i nevojshem! Jane disa gjera qe ne shume persona neglizhojne ti perdorin! Good Work

  3. #3
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    24
    Faleminderit Icemano

  4. #4
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    22
    kur e pash kete artikull, disi ndjeva "nostalgji" se di pse... Dhe sa i perket kameres se Instagram, une zakonisht nuk i bej fotot kaq "profesionale" siē eshte spjeguar me lart!

  5. #5
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    32
    Iceman, meqe kemi tek fotot dhe ti sikur i provon te gjithe! Ka ndonje App qe i ben fotot square? dmth 1x1? si ato te instagramit?

  6. #6
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    22
    se di nese e kuptova pyetjen mire, por nese e ke fjalen per t'i optimizuar fotot per Instagram (dmth ato qe nuk jane shkrepur me kameren e Instagram), atehere eshte aplikacioni Easy Square. Kushton 89 cent, por eshte shum i mire per kete pune! Tjera nuk perdor.

  7. #7
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    32
    A ok, ja ta shikoj nese eshte dhe ne Play Store! Flm

  8. #8
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    22
    harrova qe ty per Android te duhet! Aty se kam perdorur Instagram asniher! Por mendoj qe do ket alternativa te tjera (nese nuk eshte kjo Easy Square)

  9. #9
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    32
    E pash kete, por ne fakt me duhet nje app CAMERA qe shkrep ne Square! Kam nevoj te shkrep ne square, jo te modifikoj

  10. #10
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    22
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ReniX Lexo postimin
    E pash kete, por ne fakt me duhet nje app CAMERA qe shkrep ne Square! Kam nevoj te shkrep ne square, jo te modifikoj
    hmm... E ke pare VSCOCam? Une ka pak kohe qe po e perdor dhe te them te drrejten me ig as qe jam marre fare! Vetem kur i postoj fotot!

    VSCOCam do e shtoja tek aplikacionet e redaktimit dhe si nje nder me te mirat! Eshte falas per iOS & Android! Paketat me brusha kushtojne (nese doni te zgjeroni koleksionin).

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Probleme me kamerėn nė Windows Live Messenger
    Nga Atlantis nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-09-2012, 11:46 AM
  2. Ktheje foton ne Vizatim (pWs Production)
    Nga system K1LL3r nė forum Mesime Design/Photoshop
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-06-2012, 01:13 PM
  3. I dėrgon policisė foton mė tė bukur tė tij
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-11-2009, 07:06 PM
  4. Vidhja foton kontaktit ne MSN
    Nga genocid nė forum Guida, Kėshilla dhe truke
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 08:43 PM

Etiketat pėr kėtė Temė