Kur nė vitin 1991 Mehmet Ali Aydinlar themeloi njė klinikė private shėndeti, shndėrrimi i saj nė rrjetin mė tė madh spitalor nė Euroazi brenda dy dekadave duket si rrėfim i marrė borxh nga pėrrallat. Por ACIBADEM Healthcare Group’s ėshtė njė pėrrallė mė vete, me personazhe reale. Me 16 spitale nė gjithė Turqinė (8 vetėm nė Stamboll), njė tjetėr nė Maqedoni dhe me ambicien pėr tė hapur 5 tė rinj, pėr ACIBADEM kontribuojnė 2 100 doktorė, 3 900 infermierė, 7 500 administratorė e menaxherė, 11 000 anėtarė stafi etj., ndėrsa numri i tė punėsuarve shtohet ēdo ditė. Janė spitale luksi me sipėrfaqe gjigante (totali 285 mijė km katrorė), ku nė holet e pritjes mund tė gjesh piano pėr ēlodhje tė pacientėve apo tė tė afėrmve tė tyre, kėnde lojėrash pėr fėmijė, restorante, parukeri, ekspozita artistike, ndėrsa nė vend tė ambulancės pėrdoren helikopterėt. Aty mund tė takosh emrat mė tė famshėm tė personazheve ndėrkombėtare qė paguajnė pėr shėndetin e tyre me karta tė arta krediti, por edhe njerėz tė zakonshėm me rrogė mujore. Sepse ACIBADEM shpesh dhuron shėndet, nė vend qė ta shesė atė. Njeh siguracionin e jetės sė pacientėve qė shkojnė pėr t’u kuruar nga shtetet e tjera, pėrfshirė Shqipėrinė, ndėrsa ēmimet janė 40 pėr qind mė lirė se kudo. Pėr kėto arsye, por edhe shumė tė tjera, ACIBADEM Healthcare Group ėshtė kthyer nė lider ndėrkombėtar tė shėndetit privat, duke u akredituar nga “Joint Commission International” (vetėm 26 spitale nė botė janė akredituar prej tij).

Shėndet me sa mė pak dhimbje, ose pa dhimbje fare. Nėse do tė rendisnim shėrbimet qė ofron ACIBADEM, do tė duhej tė pėrfshinim tė gjithė enciklopedinė e sėmundjeve, ndaj po ndalemi vetėm te kurimet me anė tė teknologjisė sė avancuar, qė shėnojnė revolucion nė shėndetėsi. Sidomos nė onkologji, ku rastet e tė sėmurėve me kancer shtohen pėr ēdo vit nėpėr botė. Gamma Knife, Cyber Knife, akseleratorin linear Hi-tech, kirurgjia me anė tė robotit “Da Vinci” janė disa nga pajisjet moderne, me tė cilat nuk ėshtė mė e nevojshme prerja e pacientit pėr tė hequr tumoret. Pėr shembull, Gamma Knife ėshtė standardi i artė nė trajtimin e tumoreve tė trurit. “Me kėtė metodė trajtohen tumoret e trurit mė tė vegjėl se 3.5 cm, pa qenė e nevojshme pėr ndėrhyrje kirurgjikale tė rrezikshme. Bėhet nė mėnyrė tė shpejtė, pa dhimbje dhe nė njė seancė tė vetme”, shpjegon pėr gazetėn “Panorama” prof. dr. Selēuk Peker, neurokirurg nė spitalin “Acibadem Kozyatagi”.

Nė fakt, fjala “Knife” nė anglisht ka kuptimin “thikė”, por Gamma Knife nuk ėshtė aspak thikė. Nė vend tė saj, zona e sėmurė trajtohet me rreze gama dhe jo me ndėrhyrje kirurgjikale (jo me bisturi). Neurokirurgu Peker jep disa tė dhėna qė ngjajnė si tė pabesueshme: “Bėhet vetėm anestezi lokale nė kokė, pacienti bie nė gjumė dhe futet te mjeti Gamma Knife. I gjithė procesi i trajtimit me rreze zgjat nga 10 minuta, maksimumi nė njė orė. Mė pas, pacienti zgjohet pa dhimbje dhe mund tė zhvillojė ēfarėdo aktiviteti qė dėshiron; tė kėrcejė, tė punojė, tė fluturojė me avion etj”. E njėjta gjė ndodh edhe me pacientėt qė kurohen nė Cyberknife. Kjo pajisje pėrdoret nė tumoret e trurit, mushkėrive, prostatės, pankreasit dhe metastazave tė vėshtira pėr t’u trajtuar, tumoreve tė lėvizshme tė mushkėrive, mėlēisė, si dhe tumoreve tė pėrsėritura nė zonat qė kanė marrė radioterapi mė parė. Prof. dr. Enis Özyar, specialist i radioterapi-onkologjisė pranė spitalit “ACIBADEM Maslak”, thotė se kjo metodė si alternativė e kirurgjisė mund tė largojė tumoret malinj nė kufij tė sigurt. “CyberKnife, i cili ėshtė programuar pėr trajtimin e tumoreve tė tė gjithė trupit me njė saktėsi milimetrike, ėshtė sistemi i parė dhe i vetėm pėr radiokirurgjinė robotike. CyberKnife ėshtė njė shpresė pėr pacientė me tumor, qė nuk mund tė trajtohen me radioterapinė klasike, qė kanė nevojė pėr operacion kompleks ose ku operacioni nuk ėshtė i mundur”, sqaron doktor Özyar pėr gazetėn “Panorama”, e cila nė fund jep edhe udhėzime pėr shqiptarėt se si mund tė shkojnė e tė kurohen nė kėto spitale.

Para se tė niseni tė dėshpėruar pėr shėndetin tuaj, kuturu, me njė biletė avioni drejt Turqisė, duhet tė keni parasysh dy gjėra. E para, bėni shumė mirė qė niseni, sepse ACIBADEM Healthcare Group ka treguar histori suksesi me shumicėn e pacientėve qė spitalet e tjera i kanė konsideruar tė pashpresė. E dyta, kursejini vetes kohė dhe energji, duke u lidhur me koordinatoren e kėtij rrjeti spitalor nė Shqipėri, Flora Manuka. Njė e-mail nė adresėn spitaliacibadem.albania @yahoo.com, ose duke iu bashkuar faqes sė profilit tė http://www.facebook.com/acibademalbania. Aty janė edhe numrat e telefonit tė koordinatores Manuka, e cila mund t’jua bėjė shumė mė tė lehtė udhėtimin, takimet me doktorėt, si dhe plot kėshilla tė tjera. Pritet qė gjiganti “ACIBADEM” tė jetė prezent me investime edhe nė Shqipėri, por aktualisht rruga e vetme pėr tė pasur shėrbimet spitalore mbetet Turqia. Iu rekomandojmė sidomos atyre qė kanė probleme me fėmijėt, nė onkologji, transplantim tė veshkave, fizioterapi, kirurgji estetike etj. ACIBADEM Healthecare Group, me president Mehmet Ali Aydinlar, njihet edhe pėr disa shėrbime tė tjera, si: Universiteti i Mjekėsisė, kompani private tė sigurimeve, sipėrmarrje hotelerie pėr ushqim dhe mirėmbajtje.


Burimi: Koha.net