Receta Gatimi

Teknologjia nė 2013: Gjashtė parashikime


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Ide Teknologjia nė 2013: Gjashtė parashikime


    Ēfarė do tė sjell 2013-ta nė botėn e teknologjisė? Kėtu janė disa nga parashikimet dhe ndikimi global tė cilin do ta ketė teknologjia, duke e pėrfshirė edhe Kosovėn, njerėzit dhe rrjetet e sė cilės janė tė lidhura apo varen nga trendet globale.
    Interneti nė mobil – 3G apo 4G?


    Shpejtėsia mobile 4G po vjen anembanė botės, ndėrsa Kosova po bėhet gati pėr 3G, dhe ka mundėsi qė pas dhėnies sė licencės nga autoritetet, operatorėt mobil nė Kosovė tė investojnė nė 4G, nėse brezi frekuencor do tė jetė nė dispozicion. Mirėpo, natyrisht se me rritjen e shpejtėsisė nė internetin mobil, do tė mund tė shohim edhe rritje nė ēmimet e pakove si dhe limitim tė megabajtėve tė ofruar, edhe pse deri mė tani njė gjė e tillė nuk ka ndodhur.

    2013-ta, viti i Microsoft?

    Nė vitin qė po hyjmė, Microsoft do tė dominojė tregun botėror me teknologji! Tė paktėn kėshtu mendon Juniper Research. Sipas tyre, nė botė janė 1.3 miliardė njerėz qė pėrdorin paketėn Windows dhe mė shumė se 8 milionė zhvillues qė krijojnė aplikacione pėr pajisjet e Microsoft, fakte tė cilat i japin shumė mundėsi gjigantit amerikan i cili tashmė ėshtė duke konkurruar me rivalėt si Apple dhe Google pėrmes platformės sė saj mobile tė cilėn e ka fokusuar nė telefonat e partnerit – Nokia.

    Televizioni

    Kutia elektronike qė jeton bashkė me ne nė dhomė, po vazhdon tė bėhet gjithnjė e mė e menēur. Secili prej nesh i cili do ta blejė njė televizor tė ri nė 2013, me siguri se bashkė me funksionet bazė tė pajisjes do tė marrė edhe lidhje tė internetit, aplikacione tė ndryshme, apo edhe mundėsi qė televizorin ta kontrollojė me zė.

    Megjithatė, sipas analizave tė Deloitte, kjo nuk do tė jetė aryseja kryesore pse njerėzit do tė blejnė me qindra miliona televizor tė ri nė shtėpitė e tyre. Do tė jenė ekranet mė tė mėdha dhe mė tė holla, qė do tė na “ngacmojnė” pėr ta ndėrruar televizorin tonė ekzistues me njė tė ri. Ekranet e televizorit nuk do tė jenė tė vetmet nė dhomė, pasi qė njėkohėsisht ka shumė gjasa qė ne tė pėrdorim edhe telefonin apo tabletin personal.

    Siguria

    Ruajtja e sigurisė nė pajisje do tė bėhet gjithnjė e mė e rėndėsishme, sepse ēdo ditė e mė shumė ne mbajmė me vete pajisje mobile tė cilat kanė tė dhėna tė ndjeshme, dhe potencialisht, mund t’i humbim ato nėse nuk i ruajmė.

    Dhe sipas parashikimeve, rreziku i madh i sigurisė nuk do tė ndryshojė shumė as nė 2013-tėn, pėrpos nėse ne vetėdijėsohemi mė shumė dhe shumicėn prej tė dhėnave tė ndjeshme i ruajmė nė re (cloud). Edhe nėse e bėjme kėtė, sipas firmės sė sigurisė Imperva, ne pėrsėri nuk do tė jemi pėrfundimisht tė sigurtė, sepse hakerėt gjithnjė e mė shumė do t’i sulmojnė shėrbimet e bazuara nė cloud. Secila dobėsi nė shėrbim mund t’ua lehtėsojė hakerėve tė qasen nė informatat tona. Prandaj, kujdes se ku i ruani tė dhėnat tuaja personale. Zgjedhni vetėm shėrbimet mė tė besueshme.

    Interneti

    Nėse ju jeni nė Facebook, kjo nuk ėshtė asgjė ekskluzive, sepse tė njėjtin shėrbim e kanė edhe mė shumė se njė miliard njerėz nė mbarė botėn – dhe pikėrsiht pėr kėtė arsye ne do tė shohim agresivitet mė tė madh tė reklamave nė 2013, si pėrpjekje e rrjetit mė tė famshėm social - Facebook.com pėr t’ia kthyer njė pjesė tė investimeve aksionerėve tė saj.

    Veglat elektronike

    Syzet e menēura tė Google, Project Glass tė cilat lidhen me internet dhe ofrojnė informacione tė ngjashme nė stilin e pilotit do tė dalin nė shitje gjatė vitit tė ardhshėm, dhe kėto nuk do tė jenė veglat e vetme tė cilat do tė popullarizohen. Nė rend ėshtė edhe ora e menēur e Apple, iWatch e cila do tė lidhet me Bluetooth dhe komunikon me pajisjet tjera tė menēura, si telefoni apo tableti.


    Burimi: Telegrafi

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Google Glasses them se do jet me e perfolura e 2013-tes!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2013, 10:50 PM
  2. Teknologjia ISDN
    Nga MAJDI nė forum Rrjeti Kompjuterik dhe P2P
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-03-2010, 05:50 AM
  3. Teknologjia
    Nga kristimcs nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2009, 11:37 AM
  4. Parashikime Sportive
    Nga Altin111 nė forum Kampionate botėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-02-2008, 10:06 PM
  5. Parashikime Sportive
    Nga Altin111 nė forum Kampionate botėrore
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 14-02-2008, 12:37 AM

Etiketat pėr kėtė Temė