Receta Gatimi

NENE TERESA


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    17

    NENE TERESA

    Agneze Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nėnė Tereza lindi nė Shkup mė 26 gusht tė vitit 1910 dhe vdiq mė 5 shtator 1997 nė Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e ēmimit Nobel pėr Paqė.
    Gonxhja ishte fėmia e tretė e Kole Bojaxhiut (Nikollė Bojaxhiu) me origjinė nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzėrisė Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovės. Lindi nė Shkup, tė Perandorisė osmane, sot Maqedoni, mė datė 26 gusht 1910. Njė ditė pas lindjes u pagėzua nė kishėn e Zemrės sė Krishtit nga famulltari i atėhershėm Dom Zef Ramaj. Kola dhe Drania kishin 5 fėmijė, dy u vdiqėn nė fėmininė e hershme. Frikė tė madhe kishte nėnė Drania mos Gonxhja i vdiste menjėherė pas lindjes, sepse me trup dukej e dobėt dhe shėndetligė.

    Gonxhja kishte njė vėlla dhe njė motėr. Vėllai quhej Lazėr Bojaxhiu dhe studioi nė Grac tė Austrisė nė Akademinė Ushtarake, por pėr shkaqe politike emigroi qysh herėt nė Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu.

    Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte nė shtėpinė e tij artistė dhe patriotė shqiptarė. Mėsimet e para i bėri nė njė shkollė shqipe nė Shkup, ndėrsa gjimnazin, po nė atė qytet, nė gjuhėn serbo-kroate. Pasionet e saj tė rinisė ishin tre: tė bėhej mėsuese, tė shkruante dhe tė recitonte poezi, tė kompozonte dhe tė luante muzikė. Emrin Tereza e mori kur ishte 18 vjeēe dhe u dorėzua murgeshė.

    Nėnė Tereza u largua mė 26 shtator 1928 nga Shkupi nė drejtim tė Dublinit, Irlandė. Prej kėsaj dite, nėnė, bijė e motėr nuk do tė shiheshin mė kurrė. Mė 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar kėtė letėr drejtuar tezes sė saj: “Shkup 12. 09. 28 E dashtuna Tezja Lis! Mė 26 t’kti mujit po nisem prej Shkupit. S’po muj mos me ju shkrue dy tri reshta tuj da prej jush. Lamtumir; e dishroj qi Zoti ju nep shka tju dishron zemra. Pritni t’faluna ma t’pėrzemerta Gonxhja”.

    Ky ishte momenti kur ajo u nda pėrfundimisht me familjen dhe vetėm pas 30 vitesh, do tė takohej me tė vėllanė, Lazrin. Kurse nėna Drania dhe motra Age, shkuan nė “atdhe”, nė Shqipėri, qysh para Luftės sė Dytė Botėrore.

    Nėnė Tereza u vendos nė Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bė mėsuese dhe shume shpejt drejtore e shkollės sė vajzave. Nėnė Tereza e Kalkutes e quajtėn kur themeloi urdhrin "Misionaret e Dashurisė" (1951) pėr t'u shėrbyer mė tė varfėrve dhe mė tė pashpresėve tė Kalkutės, Indisė dhe gjithė botės. Nė vitin 1979, kur mori ēmimin Nobel pėr Paqe, e gjithė bota mėsoi se Nėnė Tereza ishte shqiptare. Por Shqipėria heshte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperisė nuk i kishte dhėnė vizė nobelistes sė ardhshme as sa pėr tė parė nėnėn e saj qė jetonte nė Tiranė, as pėr te marrė pjesė nė varrimin e saj mė 1974, as... pėr tė parė varrin. Madje kėtė vizė nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marrė dhenė nė tė katėr anėt e botės deri ne fillim tė viteve '90. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer nė njė legjendė tė gjallė. Ajo ishte nėnė kujdestare e 7 500 fėmijėve nė 60 shkolla, ishte nėnė qė mjekonte 960 000 tė sėmurė nė 213 dispanseri, ishte e vetmja nė botė qe trajtonte 47 000 viktima tė lebrozes nė 54 klinika, kujdesej pėr 3 400 pleq tė braktisur e tė lėnė rrugėve, nė 20 shtėpi pleqsh, kishte birėsuar 160 fėmijė ilegjitim e bonjakė. Kėto janė shifrat e mesit tė viteve '80. Deri sa Nėnė Tereza ishte gjallė dhe sot e kesaj dite shifrat kanė ndryshuar shumė.Nėnė Tereza nuk qe ndonjė perėndeshė dhe me tė mund tė fliste ēdonjėri. Madje ajo kishte edhe adresė tė saktė: njė godinė ngjyrė hiri nė Bose Road, tė ndėrtuar rishtas nė njė lagje tė zhurmėshme dhe ējerrėse, tė stėrmbushur me njerėz, e cila vlonte nga ēajbėrėsit, shitėsit dhe tregtarė tė tjerė tė pjesėve mė tė ndryshme kėmbyese si dhe lėngėshtrydhėsit. Kėtu, mu nė qendėr tė Kalkutės shtrihej shtabi i pėrgjithshėm i Rregullit, „Shtėpia e Nėnės", pranė portės tė sė cilės qe vendosur njė tabelė druri ku shkruante: „Mother Teresa. IN/OUT".

    Nė shtėpinė e Nėnė Terezės kishin hyrė edhe vetė mbretėresha britanike, pastaj njerėz tė tillė siē janė kryetari amerikan Georg Bush, ish kryetari amerikan Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumė tė tj

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    17

    Re: NENE TERESA

    Mirėnjohjet

    * ** ēmimi Damian Dutton
    * ** 1962 – ēmimi Ramon Magsaysay
    * ** 1973 – ēmimi Templeton
    * ** 1978 – ēmimi Balzan
    * ** 1979 – ēmimi Nobel pėr Paqe
    * ** 1980 – ēmimi Bharat Ratna
    * ** 1985 – ēmimi Medal of Freedom
    * ** 1996 – qytetare nderi e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės
    * ** 1996 – Dekorata Qytetar Nderi i Kosovės
    * ** 2003 – shpallet e lumturuar

    Aeroporti i Tiranės mban emrin e saj qė nga viti 2003. Nė hyrje tė kėtij aeroporti mė 2007 u inagurua busti
    Pagėzime

    * ** Medalja humanitare Nėna Tereze, Kosovė
    * ** Urdhri "Nėnė Tereza", Shqipėri

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Adriana Lima bėhet nėnė
    Nga Erinaa nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 20-02-2011, 12:56 PM
  2. Bolivi, 10 vjecarja behet nene
    Nga Kliton nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-01-2010, 08:40 PM
  3. NENE TERESA
    Nga kuklla nė forum Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-02-2008, 10:00 AM
  4. leter e nje nene
    Nga kuklla nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-01-2008, 10:20 AM
  5. Gjakmarrja, vriten nėnė e bir
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-12-2007, 11:55 AM