Receta Gatimi

10 ushqimet mė tė shtrenjta nė botė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    10 ushqimet mė tė shtrenjta nė botė

    Sa para jeni tė disponuar tė shpenzoni pėr tė shijuar njė darkė luksoze? Nuk e di se sa mund tė keni thėnė nėn zė, por nė kėtė shkrim bėhet fjalė pėr shuma stratosferike. Gjithsesi, tė paktė janė ata qė do tė shpenzonin 4.200 dollarė pėr njė picė, apo 15.000 dollarė vetėm pėr njė pjepėr, apo jo?

    Lista qė po ju paraqesim mė poshtė, pėrfshin ushqimet mė tė shtrenjta qė mund tė blejė dikush, si dhe pjatat mė tė shtrenjta qė janė servirur
    Kėto kėrpudha, qė janė shumė tė preferuara nė Japoni, janė shumė tė rralla. Pikėrisht ky fakt pėrcakton edhe ēmimin e tyre. Prodhimi i tyre kufizohet nė mė pak se 1.000 tonė nė vit, pėr shkak tė sėmundjeve tė pemėve 50 vitet e fundit. Ēmimi i kėtyre kėrpudhave mund tė shkojė deri nė 2.000 dollarė pėr kg, edhe pse kostoja e importimit shkon rreth 90 dollarė pėr kg.

    Ky ushqim qė “mban firmėn” e Frank Tujague, ėshtė mė i shtrenjti qė mund tė jetė shitur ndonjėherė. Arsyeja ėshtė se si garniturė ėshtė pėrdorur krem djathi prej truffle (zhardhok kėrpudhe), por edhe pėrbėrės tė tjerė tė shtrenjtė.
    Omeleta “The Zillion Dollar Frittata” – 1.000 dollarė


    Kjo omėletė servilet si mėngjes nė restorantin “Norma’s” (pronari i tė cilit ėshtė shqiptar) qė ndodhet nė hotelin “Le Parker Meridien” nė Nju Jork. Pėrbėrėsit e saj janė vezė, karavidhe dhe rreth 300 gr havjar Sevruga.

    Bėrxolla prej mishi Wagyu – 2.800 dollarė Ky lloj mishi viēi prodhohet nė Japoni, kryesisht nė krahinėn Hyogo. Kėtyre kafshėve (wagyu) u jepen birra, ndėrkohė qė u bėhet edhe masazh nga njerėzit! 150 gr fileto mishi nė Japoni kushtojnė rreth 50 dollarė, por nė Craftsteak tė Nju Jorkut, njė bėrxollė rib eye nė party speciale shėrbehet, vetėm nėse klienti paguan 2.800 dollarė!
    Samundari Khazan (Thesar deti) – 3.200 dollarė
    Njė restorant indian nė Londėr, pėr tė festuar qarkullimin nė DVD tė filmit tė vlerėsuar me Oscar, “Slumdog Millionaire”, vendosi qė tė krijonte njė pjatė me pėrbėrėsit mė tė shtrenjtė qė mund tė gjente. Kėshtu, “Samundari Khazan” pėrmban gafore, truffle tė bardhė (zhardhok kėrpudhe), domate tė mbushur me havjari Beluga dhe ėshtė e zbukuruar me gjethe ari!

    Picė “Pizza Royale 007” – 4.200 dollarėPėrbėrėsit e kėsaj pice 12 incėsh e ēojnė ēmimin nė stratosferė. Ėshtė njė krijim i shefit tė kuzhinės Domenico Crolla, qė pėrfshin karavidhe nė konjak, havjar me shampanjė, salmon tė tymosur nga Skocia, proshutė dhe balsam tė vjetėr. Kjo picė shėrbehet gjithashtu e zbukuruar me gjethe ari. Nė fakt, nuk u preferua shumė, ndaj shefi e nxori nė ankand nė eBay dhe siē deklaroi, paratė u pėrdorėn pėr bamirėsi.

    Shalqi Densuke – 6.100 dollarė

    Ky lloj shalqiri i zi prodhohet vetėm nė ishullin Hokkaido qė ndodhet nė Japoninė veriore. Nga vjeljet e vitit 2008 u morėn vetėm 65 shalqi tė tillė. Kėshtu justifikohet ndoshta, ēmimi i njė prej tyre qė peshoi 7.7 kg dhe kushtoi 6.100 dollarė.

    Pjepri Yubari – 15.000 dollarė

    Pjeprat Yubari King prodhohen nė serat e Yubari, qė ndodhen nė njė qytet tė vogėl tė Japonisė, qė quhet Hokkaido. Bėhet fjalė pėr njė hibrid tė dy llojeve pjepri. Nė ankandin e vitit 2008, u shitėn pėr 2.5 milion yen.
    Havjar Beluga (lloj Almas) – 25.000 dollarė/kg
    Havjari Beluga ėshtė njė lloj havjari qė vjen nga Irani dhe quhet “Almas” (diamant). Bėhet fjalė pėr njė lloj shumė tė rrallė, qė ėshtė edhe havjari mė i shtrenjtė nė botė. Ngjyra e tij ngjason me atė tė margaritarit dhe shija e tij ėshtė cilėsuar si shumė e hollė.

    Truffle tė bardha (zhardhok kėrpudhe) – 2.000 me 4.500 dollarė/kg (ēmim – rekord 330.000 dollarė)Zhardhoku i bardhė i kėrpudhave, apo i quajtur ndryshe Alba madonna, gjendet nė Itali dhe ėshtė mė i reklamuari, pranė qyteteve Alba dhe Asti. Gjatėsia e tij shkon deri nė 12 cm ndėrsa si peshė, mund tė shkojė deri nė 500 gr.

    Edhe pse ēmimi i kėtij zhardhoku shkon rreth 2.000 – 4.500 dollarė pėr kg, nė dhjetor tė vitit 2007, Stanley Ho, pronare kazinoje, pagoi 330.000 dollarė pėr njė zhardhok qė peshonte 1.5 kg dhe u gjend nga Luciano Savini dhe qeni i tij, Rocco!

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    25
    ca jan keto gjera te shpifura

  3. #3
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    hahahahaha....habitem se perse duhet te shpenzojne njerzit kaq shume...ne stomak njesoj behet tretja

  4. #4
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    23
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga MAJDI Lexo postimin
    ca jan keto gjera te shpifura
    emoo...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. 15 Qytetet me te shtrenjta ne bote
    Nga olsii nė forum Turizėm dhe Udhėtime
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-03-2012, 12:34 AM
  2. Foto: Dhuratat mė tė shtrenjta nė botė
    Nga vaaldr1n nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-12-2011, 09:54 AM
  3. 10 modelet e veturave mė tė shtrenjta
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-10-2010, 11:24 PM
  4. 10 Transferet me te Shtrenjta ne Futboll
    Nga Negativ nė forum Kampionate botėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 03:23 PM
  5. 10 orėt e dorės mė tė shtrenjta nė botė!
    Nga Altin111 nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 07:33 PM