Njė smartphone i ri, i cili nuk dėmtohet nga kontakti me ujin, do te dale nė treg nga kompania “Sony”.

I quajtur “Xperia Z”, ky ”smartphone” u prezantua nė njė ceremoni gjatė njė panairi pėr pajisjet elektronike, tė mbajtur nė Las Vegas.

I konsideruar nga prodhuesit e tij si “smartphone” mė i mirė i prodhuar ndonjėherė, “Sony” shpreson qė tė jetė nė gjendje tė thyejė dominimin e “iPhone” tė “Apple” dhe “Galaxy” tė “Samsung”, nėpėrmjet kėtij produkti novator.

Njė celular me opsionet e zakonshme tė njė “smartphone”, pėrfshirė njė kamera 13 megapiksel dhe sistemin e operimit “Android”, “Xperia Z” do tė dalė nė shitje nė muajin mars.

I testuar pėrpara publikut, njė ekzemplar baze i “Sony”-t u hodh nė ujė nė njė thellėsi 1,5 metra, ku u la pėr gjysmė orė dhe u nxor tėrėsisht nė gjendje funksionale prej tij.

Sipas “Sony”-t, qė pretendon se njė nė dhjetė celularė aktualė prishen sepse bien nė ujė, ky “smartphone” i ri jo vetėm qė i reziston kontaktit me ujin, por ai mund tė lahet nė lavatriēe, pėr t’u pastruar nėse ndotet.