Receta Gatimi

Big Brother-i i pazakonte fillon nė shkurt, ja risite e edicionit !!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24

    Komente Big Brother-i i pazakonte fillon nė shkurt, ja risite e edicionit !!

    Tė gjithė besojmė e keni parė spotin e reality show-t “Big Brother Albania”, qė ka filluar tė shfaqet prej disa ditėsh nė ekranin e “Top Channel”. Nė reklamėn qė prezanton formulėn e sivjetshme, tregohen disa ndryshime. Le tė zbulojmė bashkė mė konkretisht pėr ēfarė bėhet fjalė.


    CILAT DO TĖ JENĖ TĖ REJAT E KĖTIJ VITI?
    Sivjet do tė kemi njė “Big Brother” qė nuk ėshtė parė kurrė mė parė. Ėshtė njė formulė krejt e re, qė vjen pėr herė tė parė nė historinė e kėtij reality. Ky do tė jetė “Big Brother”-i i sekreteve. Ata qė do tė futen nė shtėpi do tė kenė me vete secili nga njė sekret shumė tė rėndėsishėm qė lidhet me jetėn e tyre dhe qė nuk e kanė thėnė kurrė mė parė. Gjatė qėndrimit nė shtėpi, detyrat kryesore pėr ēdo banor do tė jenė dy: tė ruajnė sa mė gjatė sekretin e tyre dhe tė zbulojnė sa mė shpejt sekretin e tjetrit. Kėto detyra do tė merren seriozisht nga konkurrentėt dhe do tė jenė nė vėmendjen e tyre gjatė gjithė kohės. Nė ēdo moment ata duhet tė jenė tė kujdesshėm nė tė folur apo nė veprime pėr tė mos zbuluar se ēfarė fshehin, dhe njėherėsh duhet tė jenė vigjilentė e tė studiojnė tė tjerėt nė ēdo moment qė tė zbulojnė sekretin e tyre. Kėto detyra janė tė rėndėsishme, sepse prej tyre varen qėndrimi nė shtėpi dhe buxheti personal qė do tė mund tė fitojė secili.

    NUK DO TĖ KETĖ VETĖM NJĖ ĒMIM
    Sigurisht qė njė ēmim do jetė, por pėrpos kėtij ēmimi banorėt do tė kenė mundėsinė tė dalin nga loja me para tė fituara nė bazė tė zbulimeve qė do tė bėjnė. Zbulimi i njė sekreti e penalizon konkurrentin qė zbulohet, duke e pėrjashtuar menjėherė nga loja dhe i jep mundėsinė zbuluesit qė tė fitojė para ose mundėsinė pėr tė qėndruar mė gjatė. Duket e komplikuar, por pėr kėtė do tė ndėrtohet njė formulė qė do t’i shpjegohet herė pas here shikuesve nė mėnyrė qė publiku tė jetė sa mė i qartė.

    SI DO TĖ VOTOJĖ PUBLIKU?
    Kjo pjesė duhet theksuar patjetėr… Pa diskutim qė vendimi nė fund do tė jetė gjithmonė nė dorėn e publikut. Por kjo lloj formule e re do tė bėjė qė tė gjithė banorėt tė kenė njė qėllim tė caktuar, njė mundėsi pėrfitimi: tė ndjejnė gjatė gjithė kohės rrezikun nga njėritjetri dhe tė pėrqendrohen tek njė mision i caktuar.

    BANORĖT DUHET TĖ KENĖ SEKRETE
    Ėshtė shumė e rėndėsishme qė ēdo konkurrent tė ketė diēka tė veēantė pėr tė thėnė, diēka qė nuk e ka ndarė kurrė me njeri. Dhe pėr tė gjetur kėta njerėz nuk ėshtė e vėshtirė, pėrkundrazi. Kėtė e kam kuptuar gjatė kėtyre viteve punė me “Big Brother”, ku kam dėgjuar pafund histori tė veēanta njerėzore. Ne jemi tė hapur t’i dėgjojmė kėto histori, prandaj kushdo qė ka diēka pėr tė thėnė, le tė vijė e ta provojė. Nuk ėshtė e nevojshme ta them, sepse ėshtė e dukshme, qė ky reality u jep mundėsi tė jashtėzakonshme atyre qė i duan dhe dinė t’i shfrytėzojnė kėto mundėsi. Mė duhet tė shtoj edhe njė detaj tjetėr. Kjo lojė ėshtė e paparashikueshme pėr atė qė e luan dhe pėr atė qė e ndjek. Do tė ndodhė qė dikujt sekreti do t’i jepet nga “Big Brother” pėr njė qėllim dhe afat kohor tė caktuar… Sigurisht qė publiku do tė jetė nė dijeni gjatė gjithė kohės. Gjithsesi mbetet pėr t’u parė. Nuk mund tė zbulojmė gjithēka qė tani. Prezantuese e show-t edhe gjatė kėtij viti do tė jetė Arbana Osmani, e cila ka provuar me vitet se i shkon shumė pėr shtat kėtij formati.



  2. #2
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    vetem hyra te bej spam se tamon puna ta lexoj un gjith ket' roman... Per cka ? BB... LOOL!!

    As qe e kam ne mend t'i shikoj! (:

    Ahh edhe dicka; Termin "VIP" ne me duket qe e kemi keqkuptuar...

  3. #3
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    As qe e kam ne mend t'i shikoj! (:
    hahahaha...kshu themi gjithmon neve.........dhe ska vit qe nuk e shohim
    te shtunen pushim jam...kshu qe..do e shikoj...

  4. #4
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Bo do turren fshataret tani

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. E pazakontė, martesė treshe nė Brazil
    Nga olsii nė forum Life Style
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-09-2012, 08:24 PM
  2. Foto: Druri mė i pazakontė nė botė
    Nga gjendar nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-03-2011, 10:00 AM
  3. iOS 4.3 del mė 28 shkurt?
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-02-2011, 08:31 PM
  4. "Portokalli", ja surprizat e edicionit tė ri!
    Nga ReniX nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 01:27 PM